Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: BIK largoi nga Fak. i Stidmeve Islame Kryewehabistin Shefqet Krasniqi
Ktu ka ndodhė edhe tenton tė ndodhė hawk:
Lexo shkrimin e djeshit daté 19.12.2007
Vendimi, komuniteti mysliman merr qendrėn e Tiranės
Qeveria miraton vendimin e KKKP pėr t'i njohur si kompensim prone Komunitetit Mysliman pjesėn ne fillim tė Rr. sė "Kavajės"
TIRANĖ- Komuniteti Mysliman ėshtė bėrė pronar i njė pjese tė qendrės sė Tiranės. Kjo ėshtė "kartolina" qė i ka dhėnė qeveria tė gjithė myslimanėve shqiptarė me rastin e festės sė Bajramit. Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje projektvendimin pėr kalimin e njė sipėrfaqe toke nė qendėr tė Tiranės si pronė e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Bėhet fjalė pėr njė sipėrfaqe prej 1185 metra katror nė krahun e djathtė tė hyrjes sė rrugės sė Kavajės.
Vendimi
Kėshilli i Ministrave ka miratuar mė sė fundi, pas 7 vjetėsh, vendimin e ish- Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr t'i njohur si kompensim prone Komunitetit Mysliman Shqiptar truallin shtetėror, me vendndodhje pranė Dhomės sė Tregtisė. Vendimi i djeshėm i qeverisė i njeh tė drejtėn Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave qė ta pėrfshijė kėtė sipėrfaqe nė fondin e tokave pėr kompensim fizik, por me kusht qė ta pėrdorė atė vetėm pėr tė kompensuar kėtė komunitet. Kompensimi nė kėtė zonė ka ardhur si rrjedhojė e kėrkesės qė drejtuesit e komunitetit mysliman i kishin drejtuar Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe qeverisė gati 8 vjet mė parė nė pamundėsi pėr tė marrė pronėn e tyre nė Rrugėn e Durrėsit, mbi tė cilėn ėshtė ngritur shkolla "Sami Frashėri". Nė kėrkesėn e tij ky komunitet bėn tė ditur se nė bazė edhe tė njė studimi tė miratuar nga KRRT-ja ka pėrgatitur dhe njė kontratė pėr ndėrtimin mbi kėtė sipėrfaqe tė njė objekti. Ky vendim pėrbėn njė rast tė veēantė dhe jo njė rregull tė pėrgjithshėm, pasi Kėshilli i Ministrave nuk duhet tė marrė vendim pėr ēdo subjekt qė i kalon fondit tė kompensimit fizik.
Prona
Komunitetit Mysliman Shqiptar prej vitit 1996 i janė njohur njė sėrė pronash nė qendėr tė Tiranės. Por meqenėse kėto prona nuk ėshtė e mundur qė tė kthehen fizikisht, sepse mbi to janė ndėrtuar prej mė shumė se 30 vitesh objekte tė tjera, si ndėrtesa me funksione publike siē janė shkollat, shteti ka parė si mundėsi tė vetme qė tė bėjė kompensimin e tyre nė troje ku ai vetė ėshtė pronar, duke llogaritur natyrisht dhe efektet financiare nė bazė tė hartės tė vlerės sė pronės. Ndėrkohė qė pėrsa i pėrket rastit konkret qeveria synon tė bėjė njė trajtim tė barabartė me subjektet e tjera fetare pėr tė drejtėn e pronėsisė nė qendėr tė kryeqytetit. Nė relacionin shoqėrues tė kėtij vendimi theksohet se shteti shqiptar mbyll ciklin e kompensimit pėr tė gjitha bashkėsitė e mėdha fetare nė qendėr tė Tiranės. Disa vjet mė parė qeveria shqiptare i njohu Kishės Katolike tė drejtėn pėr tė ndėrtuar njė objekt kulti nė qendėr tė Tiranės midis Ministrisė sė Mbrojtjes dhe selisė sė Partisė Socialiste.
Komuniteti Mysliman, mbi
50 mijė m/2 troje nė Tiranė
TIRANĖ- Komuniteti Mysliman Shqiptar vetėm nė Tiranė zotėron mbi 50 mijė metra katrorė troje tė njohura nga Komisioni pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave si detyrim pėr t'u kompensuar. Njė fakt i tillė bėhet i ditur nga vetė dokumentacioni qė ky komunitet ka shkėmbyer me sė fundmi me agjencinė e Kompensimit dhe Kthimittė Pronave. Nė njė letėr drejtuar kėsaj agjencie, kreu i komunitetit mysliman, Selim Muēa nder tė tjera bėn me dije se ky komunitet ka ende pėr tė marrė 50 mijė metra katror troje vetėm brenda Tiranės. Pėrveē truallit tė pėrfituar dje nė bazė tė vendimit tė qeverisė, ky komitet zotėron dhe njė sėrė sipėrfaqesh nė pika kyēe tė Tiranės, ku toka ka njė vlerė tė konsiderueshme. Por meqenėse kėto sipėrfaqe sot janė tė zėna me godina qė shėrbejnė pėr qėllime publike, kryesisht shkolla, shteti shqiptar ėshtė pėrpjekur qė t'i kompensojė ato nė zona tė tjera, duke marrė parasysh dhe vlerėn e hartės sė pronės. Jo rrallė herė drejtuesit e kėtij komuniteti kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre pėr ecurinė e ngadaltė tė kthimit dhe kompensimit tė pronės nga ana e shtetit. Pakėnaqėsi qė shpesh herė janė bėrė publike gjatė festave fetare.
Pronat ku komisioni u ka njohur tė drejtėn e pronėsisė janė mė sė shumti shkolla
Komuniteti, ja pronat e njohura nga shteti
TIRANĖ- Komuniteti Mysliman nė Shqipėri pretendon tė ketė nė pronėsi mjaft prona nė gjithė territorin e vendit, si dhe nė kryeqytet. Njė pjesė e tyre i janė njohur edhe nga ish- Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė njė letėr qė rreth njė vit mė parė kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muēa i ka drejtuar ish-ministrit tė Drejtėsisė, Bumēi, dhe ish-drejtores sė Agjencisė sė Pronave, Justina Boriēi, rendit disa prona mbi tė cilat ish-komisioni ka njohur tė drejtėn e pronėsisė. Njė prej tyre ėshtė dhe trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Sami Frashėri", mbi tė cilin ka qenė ish- Xhamia e Met Fires, me sipėrfaqe prej 2610 m2. Tė tjera prona tė komunitetit mysliman qė janė njohur nga ish KKKP janė: trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar aktualisht shkolla "Kristoforidhi", ku ka qenė ish Xhamia e Zelės me sipėrfaqe 1692 m2; trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Lidhja e Prizrenit, ku mė parė kanė qenė varrezat e Dervish Hatixhės me sipėrfaqe 2400 m2; trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Kushtrimi i Lirisė", ku mė parė ka qenė Xhamia e Tetovės me sipėrfaqe 1099 m2. Por, pėrveē trojeve ku aktualisht janė ndėrtuar institucione publike, si shkollat, Komunitetit Mysliman i janė njohur dhe njė sėrė pronash tė tjera. Ish- Komiteti ka marrė vendim nė favor tė Komunitetit Mysliman pėr njohjen e pronėsisė mbi truallin mbi tė cilin ėshtė bėrė zgjerimi i Rrugės sė Elbasanit, me sipėrfaqe 1004 m2, si dhe trualli ku kalon sot Unaza me sipėrfaqe 1285 m2, qė pėrbėjnė njė pjesė tė truallit tė Namazgjas, ku sot Komuniteti kėrkon tė ndėrtojė Xhaminė e Madhe. Po ashtu, prona tė tjera tė njohura janė: trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar godina e Lidhjes sė Shkrimtarėve, si dhe Dhoma e Tregtisė; trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar gjimnazi "Qemal Stafa"; trualli i ish-Xhamisė sė Vjetėr tek trekėndėshi i Ushtarit tė Panjohur, prej tė cilit ėshtė kthyer 580 m2. "Edhe sheshi pėrpara bustit tė ish- diktatorit, pėrpara muzeut Historik ka qenė truall i Komunitetit mysliman, ish- Xhamia e Karrapicit", thuhet nė letrėn e Selim Muēės.
Disa prej pronave tė njohur nga ish- Komisioni i pronave
Trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Sami Frashėri", mbi tė cilin ka qenė ish- Xhamia e Met Fires, me sipėrfaqe prej 2610 m2.
Trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar aktualisht shkolla "Kristoforidhi", ku ka qenė ish- Xhamia e Zelės me sipėrfaqe 1692 m2
Trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Lidhja e Prizrenit, ku mė parė kanė qenė varrezat e Dervish Hatixhės me sipėrfaqe 2400 m2
Trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shkolla "Kushtrimi i Lirisė", ku mė parė ka qenė Xhamia e Tetovės me sipėrfaqe 1099 m2
Trualli mbi tė cilin ėshtė bėrė zgjerimi i Rrugės sė Elbasanit, me sipėrfaqe 1004 m2, si dhe trualli ku kalon sot Unaza me sipėrfaqe 1285 m2, qė pėrbėjnė njė pjesė tė truallit tė Namazgjas, ku sot Komuniteti kėrkon tė ndėrtojė Xhaminė e Madhe
Trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar gjimnazi "Qemal Stafa"
Trualli i ish Xhamisė sė Vjetėr tek trekėndėshi i Ushtarit tė Panjohur, prej tė cilit ėshtė kthyer 580 m2
Gazeta Shekulli
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|