Tema: Ateizėm 101
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-07, 10:39   #82
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ateizėm 101

Kushtetuta amerikane garanton liritė fetare dhe ndalon mbėshtetjen e qeverisė pėr fenėMike O'Sullivan
Zėri i Amerikės
21-12-2007

Miki Uinstin, njė jurist i forcės ajrore, dhe ish-jurist i Shtėpisė sė Bardhė gjatė administratės sė Presidentit Regan, drejton fondacionin pėr Lirinė e Besimit nė Ushtri. Ai ndihmoi pėr ngritjen e njė akt-padie nė shtator sipas sė cilės njė ushtar i vendosur nė Irak nuk ishte lejuar tė organizonte njė takim pėr ateistėt dhe jo tė krishterėt e tjerė.

Zoti Uinsten thotė se nė kėtė rast dhe nė disa tė tjera, tė krishterėt me njė zell tė tepruar i kanė vėnė nė lojė tė tjerėt.
“Ne nuk po pėrpiqemi tė ndalojmė fenė e askujt. Ne thjesht po themi se nuk mund tė pėrdoret spektrin e komandės ushtarake amerikane pėr tė detyruar njė ushtarak tė rangut mė tė ulėt qė tė pranojė njė kėndvėshtrim tė caktuar biblik”

Zoti Uinstin ngriti njė akt-padi nė vitin 2005 ku argumentohej se Akademia e Forcės Ajrore, ku djali i tij ishte kadet, u bėnte presion strudentėve jo tė krishterė qė tė merrnin pjesė nė takime tė krishterėsh dhe pėrdornin forma tė tjera diskriminimi fetar. Padia u hodh poshtė dhe njė hetim i Pentagonit arriti nė pėrfundimin se nuk bėhej fjalė pėr diskriminim nė Akademi. Bill Karr, qė mbikqyr politikėn e personelit ushtarak nė Departamentin e Mbrojtjes, thotė se gjithsesi probleme kishte.

“Ideja e krijuar mes kadetėve ishte se krishtėrimi praktikohej hapur nė njė ambjent ndėrfetar. Ishte arritur nė pėrfundimin se nė njė ambjent tė tillė ndėrfetar, drejtuesit u krijonin kushte mė tė favorshme njė grupi tė caktuar fetar”.

Si reagim ndaj kėsaj ēėshtjeje, Pentagoni nxorri udhėzime tė reja vuri nė dispozicion kurse tė detyruara kualifikimi pėr tolerancėn fetare.

Zoti Carr thotė se ushtria ėshtė pėrpjekur gjithmonė tė plotėsojė nevojat shpirtėrore tė anėtarėve tė saj, pėr shembull duke vėnė nė dispozicion kapelanė. Ata zgjidhen nga pėrkatėsi tė ndryshme fetare dhe nė kohė tė trazuara ofrojnė qetėsi shpirtėrore. Ata drejtojnė gjithashtu shėrbesa mbi baza vullnetare pėr anėtarė tė fesė sė tyre. Zoti Karr shpjegon se kapelanėt instruktohen qė tė mos pėrpiqen tė konvertojnė ushtarė nga besimet e tjera.

Ai thotė gjithashtu se kapelanėt e krishterė, pėr shembull qė pėrbėjnė shumicėn duhet tė pėrdorin njė gjuhė gjithėpėrfshirėse nė ambjente tė pėrzjera ku pjesėmarrja ėshtė e detyrueshme.

“Nėse janė nė njė ambjent ndėrfetar, ata duhet tė sillen nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse, pėr shembull jo tė luten nė emėr tė Jezu Krishtit, por duke iu lutur pėr shembull atit qė ėshtė nė qiell”.

Kritikėt janė edhe kundėr lutjeve gjithėpėrfshirėse, pėr tė cilat thonė se gjithsesi janė fetare dhe mund tė ofendojė disa njerėz. Zoti Uinstin thotė se udhėzimet e shkruara janė tė paqarta dhe e lėnė hapur mundėsinė pėr abuzime.
Politika e Pentagonit ka shqetėsuar gjithashtu disa tė krishterė evangjelistė, pėrfshirė disa anėtarė tė Kongresit qė thonė se tė drejtat e kapelanėve tė krishterė po kufizohen nėse ata nuk lejohet tė luten nė emėr tė Krishtit, edhe nė ambjente tė pėrzjera. Njė kapelan i marinės doli nė gjyq ushtarak vitin e kaluar se kishte protestuar ndaj politikės sė Pentagonit, ndėrsa ishte nė uniformė.

Zoti Uinstin thotė se ka marrė mijėra ankesa nga ushtarakė qė akuzojnė tė krishterėt fondamentalistė pėr presion fetar. Ai thotė se shumė nga ata qė ankohen janė vetė tė krishterė dhe shton se organizata e tij nuk po godet ndonjė besim tė caktuar, por respekton besimet e vendit.

“A jemi ne njė vend i Krishterė? Po! Jemi njė vend hebraik? Po! A jemi njė vend hindu dhe budist? Po, njė vend ateist? Po, ne i kemi tė gjitha kėto. Por askush nuk ka tė drejtėn tė pėrdorė epėrsinė e vet nė marrėdhėniet civile tė punės dhe autoritetin e komandės nė ushtri pėr tė imponuar pikėpamjen e vet fetare”.

Sipas njė sondazhi tė vitit tė kaluar nė gazetėn Military Times, 80 pėr qind e tė anketuarve ndjeheshin tė lirė praktikonin dhe shprehnin besimin e tyre nė ushtri. Megjithatė 12 pėr qind thanė se nuk ndjeheshin tė lirė ta bėnin kėtė.
Bill Carr thotė se udhėheqėsit ushtarakė janė pėrgjegjės tė garantojnė qė anėtarė tė forcave tė armatosura mund tė praktikojnė fenė e tyre, apo tė mos praktikojnė asnjė fe, sipas zgjedhjes sė tyre.

Miki Uinstin thotė se do tė vazhdojė tė pėrdorė gjykatat pėr t’u pėrpjekur t’i japė fund atyre qė ai i quan diskriminim shumė tė pėrhapur nė ushtri. (ze)
Arb Nuk ėshtė nė linjė