Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-07, 12:25   #32
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Diferencimet e sotme, si ato tė hershmet

Diferencimet (politiko-ideologjike) e sotme, si ato tė hershmet (vitet e '80-ta)

*

Pėrshėndetje

Neve, me gjasė, nuk jemi nė gjendje tė mėsojmė nga historia. Neve historinė kryesisht e pėrdorim pėr mburrje/krenari/kokėlartėsi, gjė qė ėshtė/janė aspekt/e iluzioni. Iluzioni ėshtė terri, mjegulla, verbėria…

Historia, pra, tė nderuar forumistė, ėshtė dhe duhet tė jet mėsim. Mėsim pėr tė mos i pėrsėritur gabimet nga e kaluara (historia). Nė tė kundėrtėn, nėse me tė (historinė) vetėmse mburremi e jemi krenarė, ajo na pėrsėritet. Sikur nxėnėsi/studenti qė nuk mėson e mbetet/ngelet nė tė njėjtėn klasė. Pra, me mburrje e krenari, mbesim aty ku kemi qenė me javė, muaj, vite, dekada, shekuj...

Kush i ka pėrjetuar ngjarjet mė tė reja nė Kosovė, kėtė gjė mund ta kuptojė mė sė miri. Ato mund t’i kuptojė edhe ai qė ka lexuar pėr to. Por, ndryshe ėshtė tė pėrjetosh diēka e (shumė mė) ndryshe ėshtė vetėm kur lexon...

Fjalėn e kam pėr ndryshimin e Kushtetutės sė Kosovės, e njohur si Kushtetuta e ’74-shės. Asaj kohe (qė i pėrgjason si veja vesė sė ditėve tė sotme) reklamoheshin dofarė amandamente kushtetuese qė kishin pėr qėllim justifikimin e shkatėrrimit/anulimit tė asaj Kushtetute dhe zėvendėsimit tė saj me njė “kushtetutė” tjetėr, e cila jo qė nuk ishte Kushtetutė por, mė e keqja dhe mė kryesorja nė kėtė ishte se kjo “kushtetuta e re” e bėnte Kosovėn vilajet tė Sėrbisė. Kjo dhe ka qenė ajo qė na i ka nxjerrė tė zitė e ullirit, pasojat e sė cilės po i ndjejmė deri sot. Ata qė asaj kohe pallnin tėrė ditėn pėr favoret qė i sjell ndryshimi i Kushtetutės (se ’74-shės) sė Kosovės sot i shohim duke pallė pėr ‘favoret’ e “Pavarėsisė” sė Ahtisarit. Kėto tė dyjat e kanė tė njėjtin kuptim, megjithėse ndryshojnė nė emėrtim. Prandaj, ata qė asaj kohe kanė “luftuar” pėr ndryshimin e Kushtetutės janė quajtur ‘shqiptarė tė ndershėm’. Shprehja shqipe pėr ‘shqiptarė tė ndershėm’ tingėllon shumė butė, prandaj unė preferoj t’i quaj ‘poshteni shiptari’. E kėta “poshteni shiptari” tė atėhershėm sot i kemi nė pushtet ose, mė konkret, i kemi me shumicė. “Poshteni shiptar” ėshtė sejcili qė me o pa vetėdije pallė mbi “Pavarėsinė” e dofarė Ahtisarave e ēka di unė.

Ajo qė desha tė them me kėtė rast ishte se asaj kohe, kush nuk ishte pėr (pro) kėto farė amandamente kushtetuese ndaj tyre bėheshin diferencime politike. Me diferencimet e asajkohshme nėnkuptohej largimi nga partia dhe, me kėtė, largimi nga puna. Kėto (diferencime/dėnime) ishin nga mė tė ulėtat. Diferencimet (dėnimet) tjera ishin deri nė burgim e madje edhe likuidim. Tė njėjtėn “kėngė” po e “kėndojmė” edhe sot.


Sikur me kėtė rastin e Shefqet Krasniqit. “Dje” ishte Rexhep Qosja/ Instituti Albanologjik. Mė parė Albin Kurti. E sa e sa tė tjerė... Kush e ka radhėn nesėr? Cili ėshtė “i papėrshtatshėm”?


Mjerė historia pėr ne. Mjerė rrespekti qė kemi ndaj tė tjerėve me ēmim mosrrespekti ndaj vetvehtes?!

Kjo ėshtė historia e sotme (si dje). D.t.th. s’jemi popull qė mėsojmė por pėsojmė. Pėsojmė pse jemi krenarė. Pėsojmė pse jemi servilė. “Servil” po mė duket shprehje shumė e bukur. Unė preferoj ta pėrdori fjalėn/shprehjen zagar/qen, qen e i biri i qenit…Mė shkurt, siē e pėrmenda edhe mė lart, janė “poshteni shiptari”. Sepse kėta vrapojnė pas ēdo “kocke” qė iu ofrohet. Kurse me kėtė rast, jo qė e shesin popullin e vet por edhe anėtarėt e familjes, nėnėn, motrėn, bashkėshorten… shpirtin.



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė