Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bjeshka1
.... se keto xhami e kishe e ngatrresat fetare na kthejne edhe me mbrapa. Besimtari qe eshte vertete besimtar, falet edhe ne shtepine e vet...
Ne Shqiperi (Kosove), nuk ka drita e as infrastrukture te duhur, por ne me shume luftojme per nje katedrale ose nje xhami. Nuk e kuptoj se sa te ceket jane keta qe shkojne ne pantolla "treēerekshe"!!!
duam ta shendrrojme vendin ne Afrike.
|
Po me zhgenjen plotesisht.
Europa eshte e mbushur me kisha,Papa evidenton krishterimin si rrenje te Europes,vete presidenti Francez e deklaroi para pak ditesh ne Vatikan.
Por askush nuk pretendon ta etiketoje Europen si Afrike.Ne cdo shesh te Italise ka kisha e askush nuk i quan sheshe Afrikane.
Nene Tereza ishta misonare e nje feje dhe asnjeri nuk e quan misionare te kultures dhe jeteses Afrikane.
Gjithmone nese ti i barazon objektet e kultit dhe nuk ke preferenca e tifozlleqe.
Pantallonat trecerekeshe jane ne mode ne Perendim ose te pakteen ketu ku jetoj une ku moda e ka "vendlindjen".Nese njeriu vishet ne nje menyre apo nje tjeter per mode na qenka perparim,nese vishet ne te njejten mnyre per ideale na qenka prapambetje,cecenizim.Nese nje studjues le mjeker eshte krenari dhe vleresim..nese e ben per bindje fetare na qenkeka cecen.Nene Tereza qe mbulohet me shami dhe shetit boten duke bere krenare ne shqipetaret e ndoshta me shume Papen,shnderrohet ne njeri sublim kurse nje vajze shkon e mbuluar ne shkolle hidhet ne rruge sepse eshte cecenizim.
E kujdes pak me termin cecen sepse kane me ideale se ti pasi luftojne qe 400 vjet kunder tiranit.ashtu si Kosova qe pretendon lirine konform te drejtave te njeriut ashtu i takon edhe atije populli dinjiteti i neperkembur.Nuk eshte faji i tyre qe jetojne ne rrealitet.
Perse nuk more shembull Emirat e Bashkuara Arabe...edhe aty jane mjekra,pantallona trecerekeshe,shamia.
Xhamia dhe kisha jane "shtepi" te Zotit ose me qarte istitucione te ushqimit te shpirtit,te moralit,te edukimit te individeve dhe familjeve qe perbejne bazen e shoqerise si organizmi njerezore qe na dallon nga kafshet.
Eshte pikerisht ushqimi vetem i materies qe ka sjellur kete krize identiteti,krize vlerash dhe degjenerim ne mes te civilizimit qe duket se shkon vetem ne drejtim ekonomik.
Jemi shnderruar ne makina qe konsumojme cfare na serviret nga mediat e paguara nga kompanite prodhuese.Jeta jone duhen te jene Tv,rrobat,ushqimi,shtepia luksoze,makina luksoze,shperdroimi ne nje kohe qe te tjere vdesin urije,individualizmi,oportunizmi,egoizmi,konsumizm i eksterm,mosbesimi tek tjetri.
Po bota emotive ku ushqehet??
Ne supermarket,Tv,disko,bordel,plazh....??
Njeriu ka nevoje te kon sumoje impulset qe i ka dhene Krijuesi por duke i kontrolluar nepermjet nje sistemi vlerash qe mund ta gjeje me se mire ne objektet e kultit,tek feja.
Nuk eshte faji im qe shkoi ne xhami apo i atije tjetrit qe shkon ne kishe se Shqiperia dhe Kosova jane te ndara,qe nuk kemi drita,rruge,pune.
Jane injoranca jone dhe vlerat qe po humbim te cilat na bejn gjithnje e me individualist dhe ne momentin qe na jepet mundesia,kur kemi pushet bejme cka eshte e mundur te perfitojme vetem ne.Kjo eshte plaga e klases sone politike e cila vjen nga populli.
Objektet e kultit nuk i mesojne njerezit te korruptojne,vjedhin,mashtrojne ne publik,tradhetojne familjen,atdheun,popullin.
Cili nga elita politike shqipetare e Shqiperise,Kosoves,Maqedonise eshte frekuentues i rregullt i objekteve te kultit ?!
Asnjeri.
Aplikimi i besimit ne shtepi eshte individual por ne kemi nevoje per njeri-tjetrin,kemi nevoje per komunitet tek i cili identifikohemi.
Per kete arsye ekziston edhe forumi,si arene identiteti kombetare virtual ku shkembehen mendime(shpesh ofendime, por...).
Feja nuk eshte evetem individuale ashtu si cdo ndjesi tjeter emotive.
Perse ekzistojne stadiumet,manifestimet popullore partiake,mbledhjet mes shoqerise,perse duhet familja e bashkuar dhe prinderit e pranishem,sallat universitare,shkollat,biblotekat.Fundja te gjitha keto mund ti kryejme vetem...por sa do te jete njeriu akoma i tille pa komunitetin dhe identifikimin ne te ?!