Titulli: Dardania.de 2007
Dardania.de
Me vijne shume gjera ne koke kur me kujtohet ky emer. Shume prej tyre me pelqejne eshume te tjera jo. si nje anetare i thjeshte i ketij forumi doja te thoja disa llafe per kohen qe une jam aktivizuar ketu. Me gjith se nga mesi i 2007 kam fillu me postu pa kriter por dhe me pare e kam lexur kete forum dhe kisha bezdi me postu per shume arsye.
Ne pergjithesi viti 2007 ka pas nje ndezje te forumit ne aspektin e bisedave dhe replikave, kjo nuk e di per cfar arsyeje, ndoshta nga shtimi i anetareve apo nga njohja e tepert qe krijon armiqesite e veta. Forumi dardan ne 2007 ka pas shume renje ne nivel intelektual. Por ka pas ngritje ne numer ne njerez qe vetem din me ba kafe dhe kjo me pelqen ne nje ane se sdo na mbetet kush pa kafe. Kafja shkon e vjen por mbetet fjala dhe intelekti.
Une shikoj nje lloj rritje te dardanise dhe me kete rritje dhe disa qe mbajne rregullin ketu jane rritur ne mendje dhe kan filuar te flsin ne fesh me te tjeret, kjo me tremb, jo se kan me me bo ndonje gje mua por do humbin ate qe krijuan me duart e tyre.
Persa i perket anetareve realisht jane te shkelqyer si njerez por rralle gjen te debatosh me to ne tema te ndryshme.
Ketu ka dhe cuba po vallahi kete e kam has ne kete forum. Tipik injorante te pa cipe. qe po tu flasesh dicka te ofendojne dhe te thone cfar tju vij per goje, me e keqja eshte se nuk u fshihen postet.
e duhet te theksoj dhe dicka per adminat. Njerin se njoh vetem e di se flet arabisht. Kurse Bond realisht mua ne nje proble qe une kam pas ketu me ka ndihmuar ne menyren me te mire te mundshme. per kete dua ta falenderoj.
Embelsira per ne fund. Moderatoret.
Moderatorete FD shumica me pelqejne. dhe jane njerez te zgjuar dhe shqipetare te vertete. te respektojne kur eshte per te respektuar dhe te shajne kur eshte per te share. kjo ishte per shumicen. Por dhe ka te tjere qe per mendimin tim personal jane thjeshte dhe shkurt KOPUKE. ne plot kuptimin e fjales. Mendje medhenj, te forte, te ditur, kur hapet nje teme dhe ai apo ajo mer pjese, o do behet siq thote ai ose postet shkuan per lesh.!!
FD ka nevoje per me shume freski!!
Po e them dhe une si turisti. Thjeshte dhe sinqerte BE LK
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *
Hasan El-Basri
|