Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:53   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare

Kodi mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare

- Hyrje

Me qenė se Shqipėria, edhe sipas Peter Bartl-it[14], ekspert i njohur pėr tė kaluarėn shqiptare dhe pėr historinė e Evropės Juglindore, gati pesė shekuj kishte qenė pjesė e Perandorisė Osmane dhe pjesa mė e madhe e popullsisė indetifikohej me islamin, ėshtė afėr mendsh qė shqiptarėt, mė shumė se ēdo populle tjetėr i Ballkanit, iu kishte nėnshtruar ndikimit kulturor oriental. Ky ndikim, sipas studiuesit Bartl[15], nuk kufizohej vetėm nė gjuhė dhe nė kulturėn materiale, por edhe nė krijimtarinė letrare tė shqiptarėve dhe bėri qė tė krijohet njė letėrsi e mirėfilltė myslimane shqiptare[16]. Fillimisht, nė shekujt e parė tė sundimit, autorėt me prejardhje shqiptare si:
Mesihi i Prishtinės, njėri nga novatorėt e poezisė turke (rreth 1470-1530),
Jahja bej Dukagjini (vd. 1573) e ndonjė tjetėr, shkruanin turqisht, arabisht e persisht[17].

Ndėrkaq, pėr fat tė mirė, nė shek. e XVIII-XIX do tė krijohet njė letėrsi e mirėfilltė shqiptare, me shkronja arabe dhe sipas kodit mysliman lindor. Ē`ėshtė e vėrteta ky kod, pra kodi mysliman lindor, nė letėrsinė shqiptare fillon, siē e ka vėnė re shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Sabri Hamiti[18] me shkrimet e bejtexhinjve, tė Nezimit, Hasan Zyko Kamberit dhe Muhamet Kyēyku-Ēamit pėr tė vazhduar edhe me shkrime tė autorėve tė tjerė. Ky kod do tė pėrhapet mjaft shpejt; bėhet i rėndėsishėm edhe pėr faktin se solli si pėrvojė format e pasura letrare tė Lindjes.
Kjo letėrsi (sc. e kodit mysliman lindor – I.Ahmeti), siē e ka vėnė re edhe studiuesi Robert Elsie[19], erdhi e hyri edhe nė shek. e XX. Pėr mė tepėr, kjo traditė vazhdoi sidomos nė Kosovė, ku deri nė vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrim arab[20].
Ėshtė me rėndėsi tė veēantė tė theskojmė se kodi mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare, ashtu si edhe nė letėrsinė evropiane[21] do tė mund tė ndahej edhe nė disa tipa dhe nėntipa indentifikuese, si pėr shembull, sipas natyrės tematike, diskursive dhe kulturore. Pėr t`i dalluar kėto natyra tė kodit mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare, ėshtė e domosdoshme tė ndalemi, mė gjėrėsisht, nė vijim te letėrsia shqiptare qė ėshtė krijuar, sipas studiuesit tė njohur, Rexhep Qosja[22] edhe nė kontektsin e letėrsisė orientale turke, arabe, persiane, pėrkatėsisht nė kontekst me Kur`anin dhe filozofinė islame. E krijuar, nė njė kontekst tė tillė, kjo letėrsi solli edhe njė gjuhė letrare tė re, shenja, diskurse dhe kode tematike e ligjėrimore mjaft interesante dhe tė avancuara, me vlerė, ndonėse jo tė nivelit tė klasikėve turkė, persianė e arabė[23]. Dhe krejt nė fund, te kjo pjesė e shkrimit, le tė theksojmė se letėrsia e bejtexhinjve, dhe jo vetėm ajo, si letėrsi e proveniensės islame, me poetikėn dhe sistemin zhanror tė saj, me kodet qė paraqiten nė forma tė ndryshme, qoftė si elemente strukturore apo edhe tė diskursit, ėshtė krijuar nė raporte dhe relacione tė ngushta me letėrsinė orientale dhe si e tillė ajo, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Anton Berishaj[24], paraqitet e veēantė dhe ashtu duhet shqyrtuar dhe interpretuar. E veēantaė me konfiguracion, e veēantė me rrjet diskursiv, e veēantė, jo rrallė, me figura dhe emra tipikė orientalė e kuranorė (edhe nė letėrsinė bashėkohore, te autorėt si: I. Kadare, Z. Rrahmani, S. Hamiti, A. Gashi, B. Musliu, etj., etj.), e veēantė me tema, motive e forma kuptimore orientale, kuranore, islame, e veēantė pėr nga shtrirja e gjėrė dhe e gjatė kohore dhe hapėsinore, e veēantė si tekst dhe intertekst (shumėshtresor) i orientuar drejt teksteve tė tjera letrare/ religjioze/ islame/ doktrinare/ filozofike..., e veēantė pėr nga realizimi nėpėrmjet modalitetesh tė ndryshme kategorish dhe formale, e veēantė edhe pėr nga fakti sepse, si e tillė, pėrfaqėson nė mjaft raste njė hipertekst tė tekstit kuranor, qė funksionon, sidimension i ri letrar dhe kulturor, edhe nė dimensionin e kuptimeve spirituale tė imagjinariumit mitik/religjioz tė univerzit tė teksteve.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė