Titulli: Kur`ani nė Letėrsinė Shqiptare
Tre pėrbėrėsit fundamentalė tė identitetit tonė qytetėrues
a) Duke u marrė me leximin dhe rileximin, me vlerėsimin dhe rivlerėsimin si dhe me studimin tėrėsor e tė gjithanshėm tė literaturės sonė nė relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike dhe ligjėrimore, etj., ndryshe nga studiuesit si Sabri Hamiti[25], Kujtim M. Shala[26] e ndonjė tjetėr, kemi identifikuar tre komponente, tre strumbullarė, tri shtylla, tre burime, tre pėrbėrės (kode) themelore nė literaturėn tonė:
1)Kulturėn dhe letėrsinė orale (kodi i letėrsisė popullore,
2) Kulturėn e shkrimit biblik (Kodi biblik) dhe
3) Kur`anin dhe filozofinė islame (Kodi mysliman lindor).
Nga kjo del i drejtė qėndrimi se kėta janė tre konstituentėt themelorė jo vetėm tė literaturės sonė, tė kulturės sonė qė ėshtė krijuar me mundime e sakrifica tė mėdha gjatė rrjedhės sė shekujve duke pėsuar ndryshime dhe transformime nga mė tė ndryshmet, por edhe pėrcaktues tė identitetit tonė qytetėrues. Kėtė nuk goxojmė mė ta fshehim nga vetja jonė.
Duhet tė pėrballemi me tė vėrtetėtn. Sepse, siē e ka vėrejtur edhe shkrimtari dhe publicisti ynė i njohur, Mehmet Kraja[27], Myslimanizmi, ta zėmė nė Kosovė, sė paku gjatė muajit tė ramazanit (sc. 2005-I.A.) nuk ėshtė me pėrkatėsi fetare, por ėshtė identitet parėsor civilizues, ėshtė mėnyrė e sjelljes, ėshtė normė, ėshtė moral.
b) Pikėpamja e vjetėr (fillet e sė cilės i gjejmė te romantizmi dhe nacionalromantizmi) se shqiptarėt dhe kultura e tyre i pėrket civilizimit perėndimor, se tė tillė kanė qenė gjatė gjithė historisė sė tyre dhe se zhvendosja e ndonjėhershme nė Lindje ka qenė aksidentale (I. Kadare) tashmė nuk qėndron kur dihet fare mirė edhe fakti se motive tė Lindjes janė ngulitur edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve,
nė arkitekturė,
nė artet figurative aplikative,
nė veshmbathje,
nė artin muzikor,
nė enterierin e shtėpisė,
nė kuzhinėn shqiptare,
nė mirėsjelljen shqiptare,
nė letėrsinė popullore dhe artistike,
nė filozofinė shqiptare,
me njė fjalė nė jetėn e shqiptarėve.
Ka madje studiues, ndėr ta edhe dr. Muhamet Pirraku, qė flasin pėr islamin si identitet shqiptar. Zatėn edhe Zef Mirdita flet pėr islamin shqiptar.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|