Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 08:26   #23
Shqiptare
Besimtare!
 
Avatari i Shqiptare
 
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
Shqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Falenderojm Allahun per dhuntite tij....

Nga dhuntite e Allahut per nejrezimin eshte edhe DITURIA, andaj, po e postoj kete tregim
ketu, duke shpresuar qe te mahniteni gjate leximit te tij.



Djaloshi i menēur


Para shume viteve, gjate kohės se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte njė qytet i madh islam, Ne fakt, ishte kryeqendra islame dhe pėr shkak se jetonin njė numėr i madh dijetaresh, ishte qendra e diturisė Islame. .
Njė dite mbreti i Romes e dėrgoi njė emisar ne Bagdad pėr ti sfiduar muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do t’i sfidonte muslimanet. .
Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romes te ngjitet ne njė podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nėse me pėrgjigjeni, atėherė do t’ju le njė pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes.
“Pyetjet janė :
"Cfare kishte para Allahut?" .
"Ne cilin drejtim ėshtė Allahu?" .
"Cfare bėn Allahu ne kėtė moment?" .
Shumica e asamblesė ishte ne qetesi. (A mund te ju pėrgjigjesh ti kėtyre pyetjeve?) Ne mes te shume dijetareve te medhenj dhe studenteve qėndronte njė njeri me djalin e tij te vogėl. “ Oh babi im i dashur! Unė do t’i pėrgjigjem dhe dot’ia mbyll gojėn” tha djaloshi.
Kėshtu qe djaloshi i pershperiti kalifes qe te marre leje t’ju pėrgjigjet pyetjeve dhe u lejua.
Romaku ju adresua djaloshit musliman dhe e pėrsėriti pyetjen e pare:
“Ēfare kishte para Allahut?
Djaloshi pyeti: A di te numėrosh?
“Po,” tha njeriu.
Djaloshi: “ Atėherė numėro prej dhjete e me poshtė!”, “ dhjete,nėnte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “njė” dhe nuk numėroi me” Por ēfare ndodhet para numrit ‘njė’ ?” pyeti djaloshi..
“ S'ka me asgjė para njėshit- kjo ėshtė ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nėse nuk qėndron aritmetikisht asgjė para ‘njėshit’, atėherė si pritni qe te kėtė diē para ‘Njė” te gjithėdijshmit, te pėrhershmit, te parit, te fundit, shpikėsit, te padukshmit?”.
Tash njeriu nga Roma i befasuar nga pėrgjigja direkte nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim ėshtė kthyer Allahu?”.
“Me sjell njė qiri dhe ndeze pastaj, tha djaloshi dhe me thuaj ne cilin drejtim ėshtė drejtuar flaka. “ Por, flaka ėshtė vetėm njė drite shpėrndahet ne katėr anėt, Veri,Jug,Lindje dhe Perėndim. Nuk ėshtė drejtuar vetėm ne njė ane , “ Tha njeriu me habi..
Djaloshi tha, “ Nėse njė flake fizikisht shpėrndahet ne katėr anėt ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilėn ane ėshtė e drejtuar, atėherė ēfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriēuesi i Qiejve dhe Tokės? Drite mbi Drite, Allahu ėshtė i drejtuar nga te gjitha anėt e nė tė gjitha kohet.”.
Romaku ishte shtangur ngase perpara kishte njė vocėrrak i cili i pėrgjigjej pyetjeve te tij ne atė mėnyrė sa qe nuk mund te argumentonte kundėr provave te tij.
Kėshtu qe, i deshperuar dėshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bėnte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bėni pyetje dhe unė jam Ai qe ju pėrgjigjem te gjitha pyetjeve tua. Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtė ne vendin ku qėndroj unė kėshtu qe unė te jem aty ku jeni ju tash, kėshtu qe pėrgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
“ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kėshtu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu pėrsėriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bėn Allahu ne kėtė moment?” Djaloshi me krenari u pėrgjigj, “Ne kėtė moment, kur Allahu e pa ne kėtė podium te larte njė gėnjeshtar dhe pėrqeshės te Islamit,Ai e beri te zbrese nga lart poshtė. Dhe atė qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vėrtetoi te vėrtetėn. Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (falė mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." .
Romaku nuk pat ēfare te thotė tjeter pėrveē te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij i mundur . Nė ndėrkohė, ky vocėrrak u rrit dhe u bė njeri nder dijetaret me te famshėm ne Islam.
Allahu, i lartemadheruari, e shpėrbleu me njė menēuri dhe dituri te dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mėshiroftė ) i njohur sot si njė dijetar i madh nė Islam.

Falenderimi i takon vetem All-llahut per gjithcka!

Elhamdulil-lah!

Shqipja
__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
Shqiptare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė