Kalimtar
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
|
Titulli: Toleranca Fetare
Mbyllja
Populli shqiptar me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenė, ėshtė dhe duhet tė jetė shembull i veēantė dhe simbol i harmonisė fetare nė historinė e popujve tė Ballkanit dhe mė gjerė. Muslimanė, ortodoksė dhe katolikė, kanė jetuar nė harmoni dhekanė bashkėjetuar pa konfrontime pėrēarėse nė mes vete, pėrkundrazi ata kanė plotėsuar njėri-tjetrin. Vetė ekzistenca e objekteve tė kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon tė kaluarėn e vendit tonė. Edhe e ardhmja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve do tė jetė e lumtur, nė qoftė se pjesėtarėt e fesė islame, ortodokse e katolike do tė pėrqafojnė secili fenė e vet me dije dhe vepėr dhe tė respektojnė fenė e tjetrit.
Si vėllezėr nga gjaku, por edhe si besimtarė muslimanė e tė krishterė duhet tė kuptojmė njėherė e pėrgjithmonė, se realiteti dhe fati, jo vetėm yni, por i gjithė botės, qė nga fillimi deri nė mbarim tė saj, ėshtė larmi besimesh e bindjesh. Ky ėshtė vullneti i Zotit (xh. sh.) dhe cili musliman apo i krishterė do tė mėrrte guximin tė ngritej kundėr vullnetit tė Zotit. Kur dihet se njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Zotit (xh. sh.). Shqiptarėt nuk do tė kenė pėrēarje fetare pėrderisa tė besojnė se fetė nė Shqipėri janė pasuri e jo fatkeqesi dhe se Zoti i vetėm ėshtė pėr tė gjithė i njėjtė, pėr muslimanė e tė krishterė.
Kurani e lavdėron njerėzimin e ngjyrave, gjuhėve dhe besimeve tė ndryshme, i lavdėron ata qė janė tė ndryshėm, por qė bėjnė gara pėr vepra tė mira. Prandaj, lirisht mund tė themi se ky Libėr (Kurani) konfirmon se krijimi i Zotit ėshtė i mundshėm vetėm si krijim dallimesh! Sepse, Ai nuk dėshiron tė jetė Zot vetėm pėr njė periudhė, vetėm pėr njė popull, vetėm pėr njė vend! Fundamentalizmi nuk ėshtė veēori e Zotit (xh. sh.), tė paktėn jo ai me kuptimin negativ! Kurani pohon se Zoti ėshtė Zot edhe nė Tokė edhe nė Qiell. Shpėrblimi i Zotit do ti pėrfshijė tė gjithė ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. Nė kėtė kuptim duhet tė pėrkujtojmė gjithmonė vargun kuranor, i cili thotė:
Me siguri ata qė kanė besuar, por edhe ata qė janė hebrenj, tė krishterė dhe sabejė qė i kanė besuar Zotit dhe botės tjetėr dhe kanė bėrė vepra tė mira, do tė shpėrblehen nga Zoti i tyre, pėr ata nuk do tė ketė as frikė, as pikėllim. (El-Bekare, 62)
Ardhmėria e njerėzimit ėshtė nė maksimėn: Beso Zotin dhe bėj vepra tė mira. Qėllimi mė i lartė i njeriut ėshtė qė shpirtin e tij vazhdimisht ta furnizojė me mendime fisnike, me dashuri tė thellė pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė dhe me synime dhe pasione tė pėrhershme pėr vepra tė dobishme. Pėrndryshe, do tė humbasė qėllimi i lartė dhe kuptimi fisnik i jetės. Kėtė e ka dėshmuar historia njerėzore, ndėrsa e ka paraljmėruar vazhdimisht madhėshtia e fjalėve kuranore:
Pasha kohėn. Njeriu ėshtė dhe do tė jetė nė humbje tė sigurt. Pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, si dhe atyre qė reciprokisht obligohen pėr drejtėsi dhe durim. (103: 1-3).
Literatura:
Kurani pėrkthim me komentim nė gj. Shqipe (pėrkth. H. Sh. Ahmeti), Rijad, 1992.
Izbor poslanikovih hadisa, pėrmblodhi dhe pėrktheu: Jakup Memiq, Sarajevė, 1984.
Dr. Jusuf Ramiq, Hutbe tė zgjedhura tė Muhammedit (s), Sarajevė Prizren, 1991.
Muharrem Omerdiq, Zivjeti u islamu, Istanbul, 1995.
Ibrahim Hodziq, O intelektualnom i primitivnom shvatanju vjere i vjerskih propisa, Sarajevė, 1971.
Izbor Hutbi i vazova, pėrmbledhjen e bėri: Bilal Hasanoviq, Sarajevė 1979
Dr. Ali Shriati, Shembėlltyra e Muhammedit (s), Sarajevė, 1991.
Gjon Fojhtvanger, Ēifutja e Toledos, pėrkth. Robert Shvarc, Tiranė, 1962.
Tomas Arnold, Povijest islama historijski tokovi misije, Sarajevė, 1989.
Muhidin AHMETI
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *
Hasan El-Basri
|