Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Kuriozitete!!!!
Prifti vret veten: Rikthehem pas 2 ditėsh
Njė prift hindu, nė Indinė Qendrore, vrau veten me premtimin se do tė rikthehej nė jetė pas dy ditėve, njoftoi policia. Manoxh Bagel, i pėrshkruar si njeri tepėr i dhėnė pas fesė, u helmua nė prani tė njė turme tė vogėl njerėzish nė njė tempull nė Raigar, nė shtetin Ēatisgar. Ai u dėrgua nė spital, por vdiq menjėherė pas mbėrritjes atje. Policia regjistroi vdekjen si vetėvrasje, por nuk mundi ta marrė trupin e 25-vjeēarit, pasi ithtarėt e tij kishin kėmbėngulur nė kthimin e trupit tė viktimės nė tempull pėr tė parė se ēfarė do tė ndodhė pas dy ditėsh.
Kėrkon divorcin pėr ... njė program nė TV
Njė saudit kėrkoi divorcin pas kapi tė shoqen duke ndjekur nė televizion njė program qė drejtohej nga njė burrė. Burri mbėshtet doktrinėn shumė strikte tė Islamit, qė ndalon gruan tė qėndrojė vetėm me njė burrė qė nuk ėshtė anėtar i afėrt i familjes.
Nuk i duronte erėn, ndahet nga i shoqi
Njė egjiptiane, qė nuk e duronte dot mė "erėn kundėrbuese" tė tė shoqit, arsimtar, 39 vjeē, arriti tė merrte divorcin pasi bindi njė gjykatė pėr kalvarin e saj tė pėrditshėm. Megjithė kėmbėnguljen e bashkėshortes, burri refuzonte me kėmbėngulje tė lahej, duke bojkotuar sapunin dhe furēėn e dhėmbėve.
Prishin muret e tualetit pėr ta nxjerrė
Njė grua, e cila peshonte 318 kilogram, u arrit tė nxirrej nga tualeti nga zjarrfikėsit, pasi kėta tė fundit hoqėn njė mur tė jashtėm si edhe njė dritare, njoftoi njė zyrtar i zjarrfikėsve. Gruaja, e identifikuar si Patty Brown, telefonoi shėrbimet e emergjencės nė Trenton, Nju Xhersi, pasi u rrėzua nė tualet dhe nuk ishte nė gjendje tė ngrihej. Shėrbimi mjekėsor nuk arriti ta lėvizte, kėshtu qė thirri nė ndihmė zjarrfikėsit, tė cilėt dėrguan 25 persona pėr ti ardhur nė ndihmė gruas.
Zhduket plaka, policia e gjen poshtė shtratit
Policia daneze nuk la vend pa e kėrkuar dy javė rresht njė tetėdhjetėvjeēare, e cila gjatė gjithė kėsaj kohe "pushonte" e vdekur poshtė shtratit tė saj. "Shkuam disa herė nė shtėpinė e saj dhe mendonim se kishim bėrė kontroll tė imtėsishėm. Krenaria jonė profesionale mori njė goditje", pranoi Niels Moeller i policisė sė Gentofte-s, nė veri tė Kopenhagės, pėr kanalin televiziv TV2Lorry. Policia nuk i kurseu mjetet e kėrkimit, duke pėrdorur helikopterė, duke u bėrė thirrje zhytėsve, duke organizuar kėrkime me qen, njofton media daneze. Gruaja 82-vjēare, e cila ishte zhdukur mė 22 mars, kishte vrarė veten.
Njė mysliman: Poligamia nuk ėshtė shaka
Njė saudit humbi njė copė tė hundės pasi ra pre e njė sulmi fizik nga dy bashkėshortet e tij, tė cilat i kėrcėnoi me shaka se do tė martohej me njė grua tė tretė. Judaie Ibn Salem kishte menduar se "shakaja e tij pa kripė" do tė ndikonte pėr tė zgjidhur njė mosmarrėveshje lidhur me ndarjen e shtėpisė midis dy bashkėshorteve. "U betova se do tė martohesha sėrish... pasi ato po tregoheshin tė pasjellshme, por u gjenda pėrballė njė sulmi mė tė furishėm", u shpreh Ibn Salem pėr gazetėn "Shams", pasi i bėri shtatė qepje hundės nė spital. "Nuk ma mori mendja se ato do tė reagonin ashtu. Por, tani e vetmja mėnyrė pėr tė rifituar dinjitetin tim ėshtė qė tė martohem me tė vėrtetė me njė grua tė tretė. Tashmė nuk humb asgjė nėse veproj nė kėtė mėnyrė", tha ai. Ligji islamik lejon burrat tė martohen deri me katėr gra dhe poligamia nuk ėshtė diēka e pazakontė nė mbretėrinė konservatore tė Arabisė Saudite, vendlindja e Islamit.
Rrahu njė prej 107 grave tė tij, dėnohet
Njė indonezian 74 vjeē i njohur pėr martesėn e tij me 107 gra, u dėnua me burg pasi qėlloi njėrėn prej tyre, pėr tė cilėn dyshonte se nuk i qėndronte besnike, bėri tė ditur shtypi nė Xhakarta. Viktima deklaroi se ishte goditur nga bashkėshorti poligam, Abdurahman, qė kishte reaguar nė prani edhe tė tre grave tė tjera, saktėsoi e pėrditshmja "Koran Tempo". Ngjarja ndodhi nė ishullin Java, me shumicė myslimane. Poligamia ėshtė njė praktikė e pėrhapur nė Indonezi, vendi mė i madh mysliman nė botė, edhe pse statistikat mungojnė.
Gjendet i vdekur nė shtrat pas 7 vitesh
Trupi i dekompozuar i njė gjermani u gjet nė shtatin e tij pas afro shtatė vjetėsh, njoftoi policia nė qytetin perėndimor Essen. Policia bėri tė ditur nėpėrmjet njė deklarate se burri ishte 59-vjeēar dhe i papunėsuar nė kohėn e vdekjes. Ai mund tė ketė vdekur nga shkaqe natyrore mė 30 nėntor tė vitit 2000, data kur ai mori njė letėr nga zyra e ndihmės sociale e gjetur nė apartamentin e tij, deklaroi policia. Pranė shtratit tė tė vdekurit policia gjeti cigare dhe monedha tė markės gjermane, qė doli jashtė qarkullimit pas futjes sė euros nė vitin 2002. Apartamenti i burrit ishte nė njė ndėrtesė me zyra dhe apartamente, pjesa mė e madhe e tė cilave janė bosh. "Askush nuk ia ndjeu mungesėn. Nuk ėshtė paraqitur asnjėherė ndonjė lajmėrim pėr njė person tė humbur", deklaroi policia.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|