Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-08, 07:59   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptaret e Rumanisė

Hallet e komunitetit dhe nevoja pėr dalje nga kriza

Falė Perėndisė, besnikėrisė dhe dashurisė, komuniteti shqiptar gjendej pėrherė nė rritje demografike dhe llojllojshmėri profesionale (arhitektė, inzhenierė, juristė, avoketėr, bankierė, rojtarė, ėmbėltorė, tregtarė tė imtė, pronarė depozitash me verė). Megjithate, hallet e shqiptarėve tė atėhershėm kaplonin pėrmasa tė trishtimit, sidomos ata qė e kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit. Edhe nė trojet e pushtuara nga aleanca serbo-bullgare, edhe nė diasporė, pėr shkak tė emrave, etiketoheshiin si myslimanė dhe detyroheshin tė kryejnė punėt mė tė rėnda. Jemi duke vdekur nga uria, thekson njė kėrēovar, nė korrespondencėn dėrguar Nikolla Naēos (1899). Do hamė buk e krypė, por gazetėn se lamė pa e botue, i shkruan Ibrahim Temo Naēos, po nė atė kohė. Mė vonė do tė konstatojmė se jo te feja qėndronte puna, por tė varfėria shpirtėrore dhe pandjeshmėria e pseudoshqiptarėve qė manipulonin me lekėt e qeverisė, nė emėr tė komunitetit shqiptar, qė nga ishlideri i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė kėtij vendi, e deri te pseudodeputetja shqiptare, qė ska kurrfarė lidhjesh gjenetike me komunitetin e kėtushėm shqiptar (Oana Manolesku). Mėnjanė thonin se s“guxojmė tė ndajmė para pėr njė kafe nga buxheti i shoqatės, ndėrsa nė anėn tjetėr ndanin lekė pėr tė botuar dhjetra libra nė emėr tė vet, duke i bėrė temena vetvetes, nė kuadrin e Shqiptarit, dhe Mikut tė shqiptarit (1993-2003).Sot e kėsaj dite, nė regjistrat telefonikė tė Bukureshtit dhe qendrave tė tjera, figurojnė mbiemra tė panumėrt, si Albani, Arnautu, Arnaucoju, Albanezu, Kavalioti, Dauti, Selmani, etj., por ende askujt nuk i ėshtė kujtuar t“i kėrkojė, t“i identifikojė, t“i pėrvetsojė, t“i pėrkrahė dhe afirmojė. Mburremi se jemi trima dhe patriotė, ndėrsa mjetet e trimėrisė patriotike , i derdhim mė shumė pėr cigare se sa pėr gazeta shqiptare. Duam t“i bashkojmė trojet duke shkruar shqiptarėt vetėm pėr shqiptarė. Edhe po qe se funksionojnė do shoqata formale, qėllimi i tyre deri tani ka qenė mė shumė nepotist dhe merkantelist, se sa fisnik, qėllim i pėrshkuar nga ndjenja tė larta, tė solidariteit dhe atdhedashurisė. Revista Prietenul albanezului qė e boton Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė me njė shqiptar, edhepse ka pėrkrahje qeveritare, shkon duke u shndėrruar nė njė revistė priftėrinjsh, ndėrsa kjo tjetra (Shqiptari/Albanezul), gjallėron nė bazė tė kontributeve vetjake, pa kurrfarė sponsorizimi qeveritar. Shpresat megjithatė, mbeten tė pashuara. Thonė se qeveria rumune, nuk do tė tolerojė mė, qė tė kandidojnė pėr deputetė, ata qė s“i meritojnė lekėt e njė funksioni, qė tė obligon, pėr afirmimin e komunitetit, dhe jo pėr margjinalizimin e tij.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė