Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
Mėsime mbi Jezusin - Gjithēkja mbi Jezu Krishtin Zot
JEZUSI I HISTORISE
Tė dhėnat historike dhe burimet hebraike
Kater Ungjijt me se na flasin mbi Jezusin nga Nazareti. Por qellimi i ketyre librave nuk eshte ta pershkruajne kronologjine e jetes dhe te veprave te Jezusit. Pos ketyre burimeve kemi edhe burime te tjera qe na flasin mbi ekzistencen historike te Jezusit. Keto burime ndahen ne tre grupe:
Burimet hebraike (deshmi jashte Bibles)
Jozef Flavi u lind ne vitin 37. pas Krishtit ne Jerusalem. Eshte historian. Vepren "Te vjetrat e hebrenjve" e shkroi diku ne vitin 94 pas Kr. ne dymbdhjete volume. Ne kete veper Jezusi permendet dy here. Ne librin XVIII - 3,3 paragrafi 63-64 shkruan keshtu: "Ne ate kohe Jezusi, njeri i urte, ne qofte se mund te quhet njeri. Prandaj, beri mrekulli te medha dhe ishte mesues populli. I afroi afer vetes shume judenj dhe greke. Megjithese Pilati me kerkese te krereve te popullit tone e denoi me vdekje ne kryq, ata te cilet e donin i mbeten besnik".
Ai perseri u deftua pas tre ditesh i gjalle, porsi profetet kete e paralajmeruan. Deri ne dite tona ekziston populli i cili quhet ne emer te tij: te krishteret!"
Ne librin XX - 9,1 kemi nje tekst i cili quhet "teksti i Jakobit". Ketu lexojme: "Anania thirri nje mbledhje gjykatesish dhe solli Jakobin, vellan e Jezusit te quajtur Krisht dhe disa te tjere..." Pos ketyre kemi edhe deshmi ne Talmud.
|