Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:17   #176
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

BURIMET KRISTIANE


Ne BR (Beselidhja e Re) mbi jeten e Jezusit na flasin 4. ungjijt: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Edhe ne kreret e pare te Veprave te apostujve kemi disa te dhena.
Keta libra jane historik, por jo ne kuptimin e historise se sotme. Qellimi i tyre eshte te na japin nje pamje te vertete: kush ishte ne te vertete Jezu Krishti i Nazaretit.
Me kete nuk anulohet elementi historik, i cili eshte i dukshem dhe i rendesishem. Ungjijt na paraqesin Jezusin me fjale teologjike, fjale feje e jo historine e tij te thjeshte.

Megjithate duke lexuar keto libra mund te konstruktohet jeta tokesore e Jezusit, ekzistenca historike.

Pos ketyre librave te BR, kemi edhe shume burime te tjera kristiane. Ti cekim disa: "Didake" (shkrese e dhjetevjeqarit te fundit te shekullit te I-re); Letra e Klementit te Aleksandrise derguar romakeve (shkruar rreth vitit 96); deshmite e shen Injacit te Antiokise (rreth vitit 107); Letra e shen Polikarpit derguar Filipianeve (shkruar ne fillim te shekullit te dyte); Vepra e shen Justinit (i cili lindi mes viteve 100-119); "Dialogu me Trifonin"; shen Ireneu, nxenes i shen Polikarpit (letrat e tij te shkruara ne fillim te shekullit te dyte); "Diatessaron" i Tacianit (shkruar diku rreth vitit 170); Kater koncilet e pergjithshem te Kishes: ne Efes (viti 325); ne Konstantinopol (381); ne Efes Koncili i dyte Ekumenik (viti 431) dhe ne Kalcedon (451).

Kemi edhe apokrifet (libra te cilet nuk bejne pjese kanonikisht ne librat e BR, quhen me kete emer sepse ekzistojne dyshime mbi frymezimin hyjnor te ketyre librave): Ungjilli sipas Tomes, Ungjilli sipas Barnabes dhe vepra te tjera.
Pastaj kemi edhe kodekse. Me te njohurit jane: Codex Sinasticus, Codex Vaticanus, Codex Aleksandrinus (te gjithe te shekullit te IV). Kemi edhe "Papirus Badne" (shekulli II-te); Papirus Chester Beatty (shekulli III-te).
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė