Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:18   #178
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

PRINDERIT E JEZUSIT


Jozefi

Jozefi ishte biri i Jakobit (krah Mt 1,16; Lk 3,23) i fisit te Judes. Nuk dime saktesisht se ne c'vit ka lindur. Eshte per te besuar se lindi ne Nazaret, ku punonte si zdrukthtar. Perkiste fisit te Davidit Mbret. Ishte fejuar me nje vajze nga Nazareti me emer Maria.
Kur pa ndryshime ne te fejuaren, pasi ishte njeri i mire dhe i drejte, deshiroi ta leshoje fshehurazi. I keshilluar nga engjelli, ai vendosi te martohet me Marine. Para popullit dhe ligjit Jozefi u be burri i Marise e me vone babai i Jezusit. Keshtu e therriste edhe Jezusi, megjithese ne te vertete ai nuk ishte babai i tij.
Pas kthimit nga Jerusalemit, kur Jezusi ishte dymbedhjetevjeqar, Jozefi me nuk permendet ne BR.
Jozefi ishte njeri i pershpirtshem dhe plote fe. Kishte kujdes te vecante ndaj Marise dhe Jezusit.


Maria

Edhe per Marine nuk kemi te dhena te sakta se kur ka lindur. Nga Tradita dhe Ungjijte Apokrif dime emrat e prinderve te saj: Ana dhe Joakimi. Nje gje eshte e sigurte, se ajo ka lindur ne Nazaret, poashtu edhe Maria i perkiste fisit te Davidit.
Derisa ishte ende e fejuar per Jozefin, ne shtepi te saj iu deftua Engjelli i Hyjit dhe i lajmeroi se ajo eshte e zgjedhur prej Hyjit dhe i lajmeroi se ajo eshte e zgjedhur prej Hyjit te jete e denje ta linde birin e Zotit me fuqi te Shpirtit Shenjt, i cili do te zbres dhe do te hyje ne kraharorin e saj. Ajo kerkoi nga Engjulli qe t'ia shpjegoi kete gje, dhe pastaj me plote fe dhe gezim ajo pranoi duke thene: u befte vullneti i Zotit.

Pas kesaj ngjarjeje ajo shkoi tek kusherira e saj Elizabeta dhe Joakimi. Aty qendroi tre muaj dhe i ndihmoi Elizabetes, e cila lindi Gjon Pagezuesin. Pasi qe u martua me Jozefin, Maria shkoi tek ai dhe jetoi me te. Disa jave para se te lind, u nisen per ne Betlehem ne regjistrim ku edhe lindi Jezusin.

Sikurse cdo hebre edhe ajo shkoi ne Tempull pas katerdhjete ditesh. Me kete rast kushtoi Jezusin ne Tempull te Jerusalemit. Per cdo vit shkonte ne Jerusalem per Pashke. Pasi qe Jezusi mbushi katermbedhjete vjec, ajo dhe Jozefi e moren Jezusin me vete per Pashke ne Jerusalem. Pasi qe e gjeten Jezusin, tre dite me vone ne Jerusalem, u kthyen perseri ne Nazaret.

Marine e takojme ne fillim te ministerit te Jezusit, si psh. ne nje dasem tek kusherinjt e saj ne Kane te Galilese, edhe Maria ishte e pranishme. Jo vetem e pranishme, por edhe plote kujdes qe dasma te perfundoj me nder.
Ajo edhe e njoftoje te birin te ndermarr dicka, se pothuajse e ter vera kishte te perfunduar. Jezusi ne kete dasem beri mrekulline e pare (Gjn 2,1-11). Nenen e Jezusit e takojme edhe ne oret e fundit te jetes se birit te vet. Ishte e pikelluar, zemerthyer, plote dhimbje, me lot prane kryqit, ku birin e saj e kishin kryqezuar (Gjn 19,25-27).

Maria ishte me apostuj ne Jerusalem gjate zgjedhjes se pasardhesit te Judes (Vap 1,14).
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė