I pa pune
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
|
Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
Detyrat e Apostujve
Thame se qellimi i Jezusit me nxenes ishte te jene prane tij, t'i shohin veprat e tij, ta degjojne. Me nje fjale t'formoje per vete.
Por Jezusi nuk i mbajti gjithmone nxenesit afer tij. Pasi qe nje kohe e kaluan me Jezusin, pastaj i dergon neper fshatra, ku me vone ai do te kalonte neper keto fshatra. Me kete Jezusi deshiroi qe nxenesit e tij te fitojne eksperience ne te predikuar. Ky mision eshte i kufizuar: zgjate pak kohe. Detyra e nxenesve ishte te predikonin afersine e Mbreterise se Hyjit dhe nevojen per kthimin ne fe. Jezusi me kete rast u jep fuqi te bejne mrekulli. Keta duhet te prezantohen ne emer te Jezusit dhe me pushtet te tij. Nxenesit shkuan dhe pas disa ditesh u kthyen te gezuar (Mt 10, 1.5-16). Kete detyre nxenesit e bene me sukses. Mirepo detyrat e tjera qe do t'iu permendim me vone prisnin nxenesit ne te ardhmen e keto duhet t'i zbatonin.
Apostujt duhet te jene kripa dhe drita e botes (Mt 5, 13-16) ta duan njeri-tjetrin me te njejten dashuri me te cilen i deshi Jezusi ata (Gjn 13, 34). Kete dashuri ata do te tregojne duke iu sherbyer njeri-tjetrit. Apostujt per detyre kane qe ta bejne ate qe Jezusi e beri ne darken e fundit, kur e dha trupin e tij dhe gjakun per ushqim (Lk 22, 19).
Pasi qe u ngjall Jezusi, sa here takohej me nxenesit e vet i mesonte, u jepte shpjegime, sqarime, i qortonte dhe u jepte detyra.
Para se te ndahej prej tyre iu jep detyren: "Shkoni e beni nxenes te mi te gjithe popujt. Pagezoni ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Mesoni dhe zbatoni gjithcka qe ju kam urdheruar. Dhe ja une jam me ju gjithmone deri ne te sosur te botes (Mt 28, 19-20). Dilni ne mbare boten e predikoni Ungjillin te gjithe njerezve (Mk 16, 15). Ju jeni deshmitaret e mi (Lk 24,48 ). Me nje fjale nxenesit, apostujt duhet te jene Jezusi i dyte. Keto detyra nxenesit me fuqi te tyre nuk jane te afte t'i zbatojne. Jezusi mbi ta dergon Shpirtin Shenjt, i cili do t'iu jap fuqi, do t'i udhezoje dhe do t'iu ndihmoje (Gjn 16, 15-20).
Veēanerisht Jezusi e detyron Pjetrin: "Ty t'i jap celsat e Mbreterise se qiellit: gjithcka te lidhesh mbi toke, do te jete lidhur edhe ne qiell e gjithcka qe do te zgjidhesh mbi toke do te jete e zgjidhur edhe ne qiell (Mt 16, 17-20). Simon... por ti kur te kthehesh, forcoji vellezerit e tu (Lk 22, 32). Kulloti qengjat, delet e mia (Gjn 21, 15-16).
Jezusi ēfare u premton Apostujve?
Jezusi nxenesve nuk u dha vetem detyra. Ai u premtoi edhe shperblime, vuajtje dhe ndihme. Per cdo gje qe do te bejne per Jezusin, do te fitojne shperblimin.
Pas bisedimit me djaloshin e pasur (Mt 19, 16-22). Jezusi bisedon mbi veshtiresine e njeriut i cili eshte i lidhur dhe i dhene me mish e me shpirt vetem pas pasurise tokesore (te tij) e jo te fitoje Mbreterine e Hyjit.
Nxenesit degjuan keto fjale dhe u mrekulluan. Te habitur fillojne te pershperitin ndermjet tyre kush mund te shelbohet. Pjetri, ne emer te tjereve, thote se ata nuk jane te ngjashem me kete djalosh, sepse lane gjithcka dhe shkuan pas Jezusit. Pjetri e pyeti Jezusi per shperblimin. Jezusi i pergjigjet: shperblimi i tyre eshte roli te cilin do ta kene ne diten e gjyqit. Do te ulen ne 12 frone e do t'i gjykojne 12 fiset e Izraelit. Ky shperblim do t'i pres ne ate jete (Mt 19, 23-38 ). Te Luka lexojme kete: nuk mund te gjendet ky njeri, qe la per dashuri ndaj Mbreterise se Hyjit... qe te mos marre shumefish edhe ne kete boten e ne boten e ardhshme, jeten e pasosur (Lk 18, 29-30).
Jezusi iu premton nxenesve dhe te gjithe atyre qe e pranojne para njerezve se jane te tij, se do t'i pranoje para Atit se jane te tij (Mt 10, 32-33). Jezusi nxenesve te vet iu premton se do te shkoje nga ata, por do te kthehet perseri e do ta shohin (Gjn 14, 19).
Eshte interesante se Jezusi iu premton shperblime nxenesve, premton edhe salvime. Duket se per Jezusin salvimet qe do t'i perjetojne nxenesit jane njelloj shperblimi. Salvimet ne te ardhmen me siguri do t'i presin nxenesit: "do t'i dorezojne gjyqeve, do t'i frushkullojne nder sinagoga, do t'i nxjerrin para qeveritareve dhe para mbreterve per shkakun tim, qe te deshmoni para tyre" (Mk 13, 9). "Te lumte ju kur t'ju shajne e t'ju salvojne dhe kur per shkakun tim, t'i thone te gjitha te zezat kunder jush, por ne rrene. Gezohuni e galdoni, sepse i madh do te jete shperblimi juaj ne qiell. Jo, po keshtu i salvuan edhe profetet para jush (Mt 5, 11-12). Bota do t'i urreje, sepse ata me nuk jane te botes.
Arsyeja qe bota do t'i urreje eshte se jane te Jezusit. Por edhe Jezusin e urrejne para tyre..." (Gjn 15, 18-27).
Edhe per vuajtjet qe do t'i durojne per Jezusin do te marrin shperblim. Dhurata me e madhe dhe me e mire qe u premtoi Jezusi nxenesve dhe Kishes eshte Shpirti Shenjt. Jezusi do ta dergoi Mbrojtesin, i cili do ta vertetoje se bota eshte ne gabim ne lidhje me mekat, me drejtesi dhe me denim. Shpirti i se Vertetes, qe Jezusi premton, do ta zbuloje te ardhmen (Gjn 16, 8-13). I njejti Mbrojtes do t'iu mesoje te gjitha dhe do t'iu perkujtoje gjithcka, u tha (Gjn 14, 26). I premtuari Shpirt, i cili do te zbrese mbi ta, do t'i bej deshmitar te Jezusit ne Jerusalem, ne mbare Judene, ne Samari, pastaj dhe me gjere ne skajin e botes (Vap 1, 8 ). Fuqia e tyre ne te predikuarit e Lajmit te gezueshem dhe zjarri ne deshmine e apostujve mbi Jezusin, do te jete Shpirti Shenjt. Ky Mbrojtes do t'i udheheq qe ta njohin te Verteten. Mbrojtesi do te qėndroj me ju gjithmonė; Shpirti i sė Vėretės qė bota s'mund ta marr, sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihni sepse Ai banon nė ju dhe ėshtė nė ju, Jezusi nuk do tė le apostij bonjak; "do tė vij tek ju".(gj 14;18)
Me fuqine e Shpirtit Shenjt te premtuar, Apostujt do te jene te afte, te gatshem t'i kryejne detyreat, t'i zbatojne urdherat qe ju dha Jezusi derisa ishte gjalle dhe pas Ringjalljes.
|