Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:59   #41
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Me ardhjen nė fuqi tė njė serije perandorėsh tė zotė nė Bizanc, migracjoni jashtė kufijve toksorė tė Shqipris ndėrpritet, por kolonizimi i mbrėndshėm vijon. Tokėt pjellore nisin tė banohen e tė punohen prej vetė Shqiptarėvet. «Nėpėr malet shqiptare, tė paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumė tė bukur u mbajtė e freskėt, pjellore, e shėndoshė, me nji jetėsi tė jashtėzakonėshme ndėr disa vise, e qėndrueshme ndėr tė gjitha fatkeqsit, luftare... Ai element bredhės filloi me u rrotulluem prej maleve ndėr fusha i lodhun prej luftavet tė pandame e prej rreziqevet tė tė papushueme 22).»

Nė funt tė shekullit XIII nis vala m'e madhe e pėrhapjes sė fiseve shqiptare pėrjashta tokės sė vet duke ndjekur dy rrugė: drejt veri-lindjes vėndosen nė Kosovė, Rashė, Sėrbi, nė njė pjesė tė madhe tė Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugės ngulen nė Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23). Shumė nga kėta braktisin tokėt e porsa-hapura tė Myzeqés e tė Savrės pėr tė shkuar nė viset e largėta tė Gadishullit helenik 24). Diku janė tė ftuar prej vetė pronarvet tė tokėvet qė kishin mbetur djerrė 25) ; diku thėrriten prej despotvet bizantinė tė vėndit tė cilėt kanė nevojė pėr fuqira ushtarake qė tė mbrohen kundėr Tyrqvet 26) ; diku shkojnė vetė nė fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhėhequra prej princėrvet tė tyre 27) ose tė huaj 28).

N'atė kohė nė Greqi zjente njė shpirt kolonizimi njė soj si n'Itali n'epokėn e kolonizimit tė math tė Gjermanvet 29). Shkaku duhet kėrkuar nė rrallimin e fortė tė popullsis greko-sllave t'atėhershme prej luftravet tė dėndura e sidomos prej murtajės sė zezė tė vitit 1346 e cila u pėrhap nga thellsit e Azis nė Greqin e jugės dhe shkaktoi vdekje tė panumėrta 30).

Shqiptarėt qė shkuan nė Gadishullin helenik u shpėrndanė pjesėrisht nė Thesali e pjesėrisht nė krahinat pėrndimore. Ata tė Thesalis pėrmėnden qė nė kohėn e Andronikut tė tretė (1328-1341) si pronarė tė mėdhaj tokėsh (arhondėr) 31). Me shkeljen e Stefan Dushanit nė kėtė krahinė, arhondėt dhe stratiotėt grekė u dėbuan prej ēifliqeve tė veta dhe vėndin e tyre e zunė, mė tė shumtėn, kryetarėt shqiptarė e prandaj numri i tyre u shtua mė tepėr 32).

_____________
22) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
23) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
24) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
25) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 219.
26) KERSOPOULOS : «Op. Cit.», faqe 26 dhe VASILIEV : «Op. Cit.»,. tome II, faqe 327.
27) Duhen pėrmėndur kėta priesa : Bua Shpata, Pjetėr Losha, Ginj Bua Shpata. KERSOPOULOS : «Chronologie», faqe 26, 27.
28) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 114.
29) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
30) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 311 - 312. Kjo epidemi shkaktoi vdekjen e shumė vetve. Viktimat e saj n'Evropė e n'Azi kapen nė 48 milionė. Shumė historjanė bizantinė, ndėr tė cilėt Jean Kantakuzeni, kanė bėrė pėrshkrime tė hollėsishme mbi kėtė murtajė.
31) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 393.
32) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 113, 114.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė