Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 16:33   #41
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Portret i politikanit Hashim Thaēi
09-01-2008

Ish-komandanti i UĒK-sė, Hashim Thaēi merr tani drejtimin e qeverisė sė re tė Kosovės. 39-vjeēari Thaēi do tė kryesojė njė qeveri koalicioni nė njė kohė qė Kosova shkon drejt zgjidhjes sė statusit tė saj politik. Hashim Thaēi do tė jetė kryeministri i pestė i Kosovės qė vendosjes sė administratės sė OKB-sė atje nė vitin 1999.
Hashim Thaēi shihet nė shkallė tė gjerė si njė politikan i mprehtė, qė bėri pėrpjekje tė shumta pėr tė marrė pushtetin. Partia e tij Demokratike, e cila mori shumicėn e votave nė zgjedhjet e nėntorit, do tė qeverisė nė koalicion me Lidhjen Demokratike tė rivalit tė tij, Presidentit Fatmir Sejdiu. Thaēi ka premtuar se shpallja e pavarėsisė do tė jetė pėrparėsia e tij, por ka paralajmėruar se hapat drejt saj do tė bashkėrendohen me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Hashim Thaēi lindi nė Drenicė nė Kosovėn qendrore, e cila shihet si njė ndėr vatrat mė tė zjarrta tė qėndresės sė shqiptarėve kundėr sundimit serb. Nė kėtė zonė njė kompleks i tėrė ku banonte familja Jashari u sulmua nga forcat serbe, duke rezultuar nė vrasjen e mbi 50 pjesėtarėve tė saj, ndėr tė cilėt edhe gra dhe fėmijė. Incidenti i dha hov qėndresės dhe pėrkrahjes pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
Thaēi, i cili vepronte me pseudonimin e luftės “Gjarpri”, bėri emėr nė atė kohė si udhėheqės politik i forcave kryengritėse, kur mori pėrgjegjėsinė pėr njė numėr sulmesh kundėr autoriteteve serbe. Sė bashku me bashkėluftėtarėt e tij, ai i bėnte sfidė udhėheqėsit tė lėvizjes paqėsore Ibrahim Rugova.
Shtypja e egėr qė ndėrmorėn forcat serbe ndaj kėsaj lėvizjeje shtoi pėrkrahjen e popullatės pėr UĒK-nė duke e shndėrruar konfliktin nė njė luftė tė pėrgjithshme nė vitin 1998. Luftimet e vunė Kosovėn nė krye tė pėrparėsive tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Nė 1999 Hashim Thaēi mori pjesė nė konferencėn e organizuar nė Rambuje tė Francės pėr t’i dhėnė fund luftimeve. Thaēi, njė udhėheqės i ri si nė moshė edhe nė pėrvojė, ėshtė krahasuar shpesh me Gery Adams, udhėheqėsi i krahut politik tė Ushtrisė Republikane Irlandeze. Prestigji i tij u rrit me shpejtėsi dhe ai gėzonte respektin e Sekretares sė atėhershme tė Shtetit Madalen Ollbrajt.
Pas njė presioni tė konsiderueshėm ai nėnshkroi marrėveshjen e kompromisit qė nuk garantonte pavarėsinė. Mbetet i paharruar momenti kur ai u largua nė mėnyrė tė papritur nga bisedimet nė Rambuje, u kthye nė Kosovė pėr tė qetėsuar bashkėluftėtarėt e tij qė ishin zemėruar nga veprimet e tij. Pasi arriti tė rifitonte mbėshtetjen e tyre, Thaēi u kthye nė Rambuje pėr nėnshkrimin e marrėveshjes.
Por Beogradi nuk pranoi tė nėnshkruante marrėveshjen pėr tėrheqjen e forcave nga Kosova. Natoja ndėrmori njė fushatė ajrore 78 ditėshe kundėr Jugosllavisė. Fushata pėrfundoi me tėrheqjen e forcave serbe dhe vendosjen e njė administrate tė OKB-sė dhe tė njė misioni paqeruajtės tė Natos.
Pas luftės, diplomatėt e huaj e shihnin Hashim Thaēin si njė udhėheqės tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet pėr tė rivendosur qėndrueshmėrinė. Ai luajti rol kyē nė ēmobilizmin e forcave tė UĒK-sė dhe nė nėnshkrimin e njė marrėveshjeje pėr t’i transformuar kėto luftėtarė nė njė forcė tė reagimit tė shpejtė.
Ai e zėvendėsoi uniformėn ushtarake me kostumin e politikanit dhe themeloi Partinė Demokratike tė Kosovės, duke mbledhur rreth vetes ish-luftėtarė tė UĒK-sė. Megjithatė e kaluara e tij me UĒK-nė e kishte njollosur nė njė farė mase imazhin e tij. Kaosi qė pasoi pėrfundimin e luftės nė Kosovė, shihej nga banorėt nė njė shkallė si i shkaktuar nga ish-luftėtarėt e UĒK-sė.
Thaēi, i cili pritej tė merrte njė fitore dėrrmuese nė zgjedhjet e vitit 2000, humbi pėrballė ish-Presidentit Rugova. Ai humbi edhe zgjedhjet e 2001 dhe tė gjitha votimet e zhvilluara deri nė zgjedhjet e fundit tė 2007. Megjithatė partia e tij ka vazhduar tė jetė gjatė gjithė kohės blloku numėr dy politik nė Kosovė, duke i siguruar udhėheqėsit tė saj Hashim Thaēi njė rol tė konsiderueshėm nė tė gjitha zhvillimet e rėndėsishme, pėrfshirė edhe negociatat me Beogradin mbi tė ardhmen e Kosovės.
Nė njė mbrėmje festive me rastin e fitores nė zgjedhjet e fundit, Thaēi u zotua tė bashkėpunojė me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pėr tė bėrė realitet pavarėsinė e Kosovės. Ai u shpreh gjithashtu plot vetėbesim nė kėtė sipėrmarrje tė re politike: "Jam gati tė drejtoj vendin!"
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė