Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 22:57   #163
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Selia E Vehabizmit Ne Kosov

Pikėsynimi i tyre nuk pėrfundon kėtu. Kjo ėshtė vetėm njė nga objektivat e aktivitetit tė tyre pėr tė kulmuar me marrjen nga brenda tė kėshtjellave islamike, pėrkatėsisht tė administratave fetare nė Gadishullin Ilirik. Qysh herėt kam paralajmėruar rrezikun e shndėrrimit tė bashkėsive tona fetare nė “butik” shallvaresh e fustanellash a, ruana Zot, nė ahure a grazhd devesh! Nė kėtė drejtim estabilishmenti ynė fetar-islam duhet tė tregojnė syēeltėsinė dhe pėrgjegjėsinė mė tė lartė pėr tė mos rėnė nė grackat e tyre perfide.
Qysh nė vitin 1995 mė qe ndaluar me njė censurė tė hekurt prezentimi i referatit tim “Sektarizmi fetar ndėr shqiptarė myslimanė nė dobi tė pansllavizmit”, nė seminarin shkencor “Feja Islame nė Shqipėrinė post-komuniste”, organizuar nė Durrės nga njė shoqatė kulturore-islamike. Kėtė e kuptova pasi mora vesh se ky seminar organizohej nėn patronazhin e njė shoqate “vehabite” arabe. Kėtė rast po e pėrmendi thjesht pėr faktin se qysh nė atė kohė pata theksuar tė gjitha rreziqet qė prodhon nė hapėsirėn shqiptare fenomeni “vehabizėm”. Dorėn nė zemėr, s’ėshtė e rastėsishme paraqitja e “vehabizmit” tek ne pikėrisht nė kohėn mė tė pakohė pėr kauzėn tonė kombėtare, kur na kanosej rreziku, madje, edhe deri nė zhbėrje biologjike. Fare normale, se kėtė fenomen tė pėshtirosur do ta tolerojė estabilishmenti politiko-ushtarak e policor sllavo-ortodoks kudo trojeve tona etnike, pėr arsye se “vehabizmi” i bėn argatinė prej djalli pansllavizmit, duke bėrė, nga njėra anė, qė shqiptarėt tė ēajnė kokėn mes vete me cikėrrima e dokrra fetare tė llojit binladenian, dhe, nga ana tjetėr, duke u veshur shqiptarėve imazhin e “fundamentalizmit islamik” nė agjendat ndėrkombėtare. Kjo s’do mend, meqė kėshtu ka qenė qysh nė fillimet e para tė paraqitjes nė skenė tė kėsaj rryme nė shkretėtirėn saudite nė fillim tė shekullit XVIII nga themeluesi i saj Muhamed bin Abdul-Vehab. Qysh kėtė periudhė kohore, ky farė alamet dijetari pati dhėnė “fetvanė” e lejimit sė bashkėpunimit politiko-ushtarak nė mes myslimanėve sauditė dhe tė krishterėve anglo-francezė pėr tė luftuar me Perandorinė Osmane. Ėshtė me relevancė tė theksohet fakti se pikėrisht kėso periudhe nė ndihmė ushtrisė sė Sulltanit, kuptohet me kėrkesė tė tij, do t’i vihet Valiu i Egjiptit, Muhamet Ali Pasha, ky burrė i madh shqiptar, i cili me njė trimėri tė rrallė me ushtrinė e tij do tė shuajė me gjak kryengritjen e vehabitėve tė fanatizuar sauditė.
Vehabitėt shqiptarė janė punėtorė tė zellshėm. Ata i zbatojnė me pedanteri tė gjitha urdhėresat qė i marrin nga sheikėt arabė. Themelojnė shtėpi botuese, nė tė cilat botojnė tituj librash me tematikė vehabito-selefiste, madje dhe gazeta e revista tė kėtij lloji; prodhojnė videokaseta e CD tė ndryshme, hapin faqe tė veēanta interneti dhe njė varg aktivitetesh tė tjera me qėllim tė masovizimit tė anėtarėsisė sė tyre. Ah! Edhe ajrin na e kanė ndotur, se lėre mė tjerat!
Optimizmi im qėndron nė faktet vijuese: Tė gjitha organet administrative fetare-islame nė trojet tona kanė ligjėsuar nė mėnyrė decidive nėpėr kushtetutat e statutet e tyre tė praktikuarit pėrjashtimisht tė mėsimeve tė shkollės juridiko-fetare HANEFITE; shumica absolute e inteligjencies islame tek ne, teologėt pra, ėshtė e rreshtuar nė kėtė vijė; nga mėsimdhėnėsit fetarė nėpėr medresetė dhe fakultetet teologjike tek ne predikohet e favorizohet doktrina jonė mezėhebore – kėshtu qėndron edhe me shumicėn e mejtepeve mėsonjėtore tė xhamive tona (pėrjashto kėtu ato qė gjenden nėn kthetrat e “mjekroshėve”); si dhe shumica e besimtarėve tanė shqiptarė, kudo nė vend dhe jashtė nė diasporė, ritet fetare i praktikon, pa dilemė, konform doktrinės sonė hanefite. Sė kėndejmi, tė gjitha veprimet jashtė kėsaj, tė gjitha veprimet vehabito-selefiste janė, nė fakt, veprime subverzive, jashtinstitucionale, herė-herė mbase edhe tė nėndheshme.
Sikundėr theksova edhe mė parė, mezėhebi ynė ėshtė mė tolerant, mė racional dhe mė pedant. Besa mirė, po vallė toleranca, racionalizmi, pedanteria nuk janė tipare dalluese tė etnopsikologjisė sė nacionit tonė?
Shyqyr Zotit qė jemi “hanefitė”. Tė kėtillė jemi shumė mė afėr Evropės e Amerikės dhe pėrgjithėsisht mė afėr vlerave kulturore-qytetėruese botėrore.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė