Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
|
Titulli: Qeveria e re!!!
memphisx nuk po me premton koha te shkruaj me shume per meritat e Thaqit... por lexoje kete...
Si u bė Hashim Thaēi politikan i skalionit tė parė nė politikėn e Kosovės? Mė mirė se ish-sekretarja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Madeleine Allbright, kėtė nuk mund ta thotė askush. Zonjės sė hekurt tė SHBA-sė i bėri jo pak pėrshtypje profili politik i djaloshit, qė nėn siglėn e UĒK-sė kish marrė pjesė nė bisedimet e Rambujes nė vitin 1999. Ndaj, mes anėtarėve tė delegacionit kosovar, Hashim Thaēi ishte shpresa e SHBA-sė pėr tė dalė nga kėshtjella e Rambujes nė Francė me njė marrėveshje. Gazeta "Tirana Observer" boton pjesė tė kujtimeve tė Madeleine Allbright, botuan librin Zonja Sekretare, ku ish-sekretarja e Shtetit rrėfen njohjen e saj me Thaēin dhe mbėshtetjen qė i dha pėr tė pranuar marrėveshjen. Nga ky takim nisi tė shkėlqejė dhe ylli politik i Thaēit, ku ai dhe UĒK-ja morėn pėrsipėr kostot e njė ndėrhyrjeje ushtarake tė NATO-s.
Delegacioni shqiptar prej gjashtėmbėdhjetė vetash pėrfshinte udhėheqėsin e moderuar politik, Ibrahim Rugovėn, gazetarin e respektuar, Veton Surroi, akademikun Rezhep Qosja dhe pėrfaqėsuesit e partive tė tjera politike, tė pavarurit dhe UĒK- nė. Papritmas, delegatėt zgjodhėn si kryetarin e tyre njė komandant tė UĒK-sė, 29-vjeēarin Hashim Thaēi, i cili kishte njė fizik tė gjatė e thatim. Me tė deri atėherė kishim pasur shumė pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaēit pasqyronte rėnien e vazhdueshme tė Ibrahim Rugovės, i cili pas gjithė asaj fyerjeje nuk e hapi gojėn thuajse fare. Kur njėri nga diplomatėt tanė e pyeti Rugovėn pse ishte aq i plogėsht, ai u pėrgjigj: "Ky ėshtė stili im".
Posa arrita nė Rambuje, fillova takimin e parė ndėr takimet e shumta me delegacionin shqiptar. Termi "i ndryshėm" mund tė ishte shpikur shumė mirė pėr kėtė grup, i cili pėrbėhej qė nga enigmatiku Rugova e deri tek pragmatiku Surroi dhe problematiku Thaēi. Askush prej tyre nuk kishte marrė ndonjėherė pjesė nė bisedime tė koklavitura, sigurisht jo nė shkallė botėrore. Pėrveē kėsaj, vazhdonin tė kishin ende shumė mosmarrėveshje midis tyre. U gėzova qė kishin pranuar ndihmėn e njė ekipi tė vogėl kėshilltarėsh tė jashtėm, pėrfshi edhe ish-ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara, Morton Abramowitz-in, njėri prej miqve tė mi tė vjetėr dhe mbrojtės i jashtėzakonshėm i tė drejtave tė njeriut.
Pas takimit tė pėrgjithshėm, u takova vetėm pėr vetėm me Thaēin, nė njėrėn nga dhomat pėrdhese, ku frynte shumė. Qė nė takimin e parė, ashtu si edhe nė takimet e mėvonshme, u habita nga mosha e tij e re dhe mungesa e pėrvojės, ēka e bėnin atė herė kokėfortė e herė tė etur pėr t'u pėlqyer tė tjerėve. Nė rastin e Rugovės ndjeja se i drejtohesha njė kolegu tė ēuditshėm akademik. Thaēi mė ngjante mė shumė me njė student me mundėsi tė shkėlqyera, me prirjen pėr ta dorėzuar detyrėn me vonesė. Sipas marrėveshjes sonė, UĒK-ja do tė detyrohej tė ēarmatosej dhe do tė hiqte krejtėsisht dorė nga ēfarėdolloj roli tė pavarur ushtarak. E dija se Thaēi do ta kishte tė vėshtirė ta pranonte kėtė edhe me garancitė qė ofronte NATO-ja, pėr tė pėrmbushur boshllėkun e sigurisė sė krijuar. Qė nė takimin e pasdites sė parė, i kujtova se edhe organizata tė tjera ushtarake mė pas ishin kthyer nė parti politike. Thaēi u pėrgjigj se priste qė delegacioni shqiptar tė nėnshkruante marrėveshjen, porse do tė kalonte njėfarė kohe derisa guerilet t'i pėrshtateshin kėsaj gjendjeje. Duke dashur ta bėja fakt parashikimin e Thaēit, i thashė: "Jam e kėnaqur me zotimin tuaj pėr tė nėnshkruar". Ai u pėrgjigj: "Besoj se mund tė arrihet marrėveshje, por kjo nuk varet as nga unė, as nga UĒK-ja, madje as nga delegacioni. Mund tė ketė vėshtirėsi". Ndėrsa filloi java e dytė e bisedimeve dhe unė u ktheva nė Washington, vazhdonin tė mbeteshin ende dy pengesa tė mėdha: Sė pari, dėshira e shqiptarėve pėr organizimin e njė referendumi tė qartė rreth pavarėsisė, tė cilėn pėr mendimin tim mund ta zbutnim; sė dyti, kundėrshtimi serb ndaj njė pranie ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė, me tė cilėn do tė na duhej tė pėrballshim. Ishte e qartė se qėndrimi serb nuk do tė ndryshonte, nėse Millosheviēi nuk vendoste ta ndryshonte atė. Pėr kėtė arsye mora nė telefon Beogradin.
Mund t'i thosha "kupė egjiptiane" edhe Millosheviēit. Sipas tij, numrin e shqiptarėve nė Kosovė e shtonin mė me shumė se 50 pėr qind dhe se ai vetė ishte njėkohėsisht edhe mbrojtės i tolerancės etnike, edhe mendimtar i shekullit tė njėzetenjėtė. Pėrpjekja jonė pėr ta nxjerrė atė nga universi i tij paralel vazhdoi gjatė gjithė javės. Kur i telefonova pėrsėri tė enjten, mė tha: "Problemi ynė i madh ėshtė se nuk po gjejmė dot njė zgjidhje qė tė mos na largohen joshqiptarėt nga Kosova. Kosova ka qenė fortesa e Perėndimit tė krishterė kundėr islamizmit pėr pesėqind vjet". Kėto ishin mendimet e tij tė shekullit tė njėzetenjėtė. Ndonėse drejtpėrsėdrejti nga Millosheviēi munda tė pėrfitoja fare pak, delegacioni serb mė nė fund iu pėrgjigj pjesėve politike tė projektit. Kjo gjė na dha zemėr neve, por jo shqiptarėve, tė cilėt i shihnin me nervozizėm juristėt e Grupit tė Kontaktit, qė rrinin pėr orė tė tėra me serbėt. Gjatė javės mora nė telefon Thaēin, i cili mė tha se dėshironte tė pranoheshin mė shumė sugjerime tė shqiptarėve. Megjithatė, nė tėrėsi mbetej optimist. U ktheva sėrish nė Francė dhe tė shtunėn nė mėngjes u takova pėr pak kohė me delegacionin shqiptar, si me tė gjithė anėtarėt njė nga njė, ashtu edhe kolektivisht. Kosovarėt mė thanė se do ta miratonin marrėveshjen - kornizė kur tė dyja palėt tė takoheshin me ministrat e Grupit tė Kontaktit atė pasdite. Meqenėse serbėt nuk i kishin trajtuar ende ēėshtjet qė lidheshin me sigurinė, kosovarėt kishin njė rast tė artė pėr ta izoluar Millosheviēin. Po prisja gjithė shpresė qė ta shfrytėzonin kėtė rast. Mė pas u zhvillua takimi.
Ishte menduar qė e shtuna tė ishte dita e fundit e bisedimeve, po ndėrkaq ramė nė ujdi qė t'i zgjatnim ato edhe tri ditė tė tjera. Teksti i marrėveshjes ishte larg sė qeni i pėrfunduar dhe na duhej kohė pėr tė ndryshuar qėndrimet. Thaēi nuk ishte i vetmi nga gjithė delegacioni qė kishte rezervat e tij. Pėr shkak tė kohės qė kishim shpenzuar gjatė javės pėr tė bindur serbėt, shumica e shqiptarėve nuk ndiheshin rehat. Ata kishin nisur tė dėgjonin njerėz nga jashtė, qė u thoshin tė mos u besonin as evropianėve, as neve. Kishin frikė se mėnyra me tė cilėn u kėrkohej tė parashtronin kėrkesat e tyre, do tė bėhej pengesė e pėrhershme pėr arritjen e pavarėsisė. Gjithashtu nuk dėshironin as tė ēarmatoseshin. Njėkohėsisht as qėndrimi i francezėve nuk na ndihmoi; pa dhėnė asnjė shpjegim, ata nuk pranuan t'i lejonin oficerėt e NATO-s tė hynin nė kėshtjellė pėr t'u shpjeguar shqiptarėve hollėsitė e planit tonė ushtarak. Nė vend tė tyre, kėto shpjegime i dha njė avokat i Grupit tė Kontaktit, i shoqėruar nga njė kolonel i Forcave tė Armatosura tė Shteteve tė Bashkuara, i cili kishte mundur tė fuste vjedhurazi uniformėn e tij brenda kėshtjellės.
Pas dėshtimit tė sė shtunės, fillova tė pėrdorja taktika tė shumėllojta. Sė pari, i thashė Thaēit se ishte njė udhėheqės i madh e i mundshėm. Kur nuk mė doli gjė me kėtė, i thashė se ishim zhgėnjyer me tė dhe se gabohej nėse mendonte se do t'i bombardonim serbėt edhe sikur shqiptarėt ta hidhnin poshtė marrėveshjen. Nė njė rast tė tillė nuk do tė arrinim kurrė tė siguronim mbėshtetjen e NATO-s. "Nga ana tjetėr, - i thashė, - nėse ju thoni "po" dhe serbėt thonė "jo", NATO-ja do tė godasė derisa forcat serbe tė largohen nga Kosova dhe forcat e saj tė hyjnė brenda. Nė kėtė mėnyrė do tė keni siguri dhe do tė jeni nė gjendje tė vetėqeveriseni". Thaēi u pėrgjigj se synimi i vetėm i UĒK-sė ishte lufta pėr pavarėsi dhe se pėr ta do tė ishte shumė e vėshtirė tė hiqnin dorė nga njė gjė e tillė. "Ju s'keni pse tė hiqni dorė, por duhet tė tregoheni realistė. Kjo marrėveshje ėshtė pėr tre vjet. E dimė se problemi ėshtė te Millosheviēi. Por gjendja mund tė paraqitet krejt ndryshe pas tre vjetėsh. Ky ėshtė shansi tuaj. Kapeni atė, sepse nuk do t'ju vijė kurrė mė!". Ndonėse shihej qartė se ndihej i turpėruar dhe thuajse me lot nė sy, pėrsėri Thaēi nuk tha "po".
Gjatė gjithė pasdites vrava mendjen se si ta bindja Thaēin. Kisha marrė nė telefon tė gjithė ata qė mendoja se mund tė ndikonin mbi udhėheqėsin e UĒK-sė, ndaj mė nė fund vendosa tė provoja edhe Adem Demaēin. Demaēi ishte njė nacionalist i vjetėr kosovar, njėri prej atyre qė i bėnin presion Thaēit tė ruante qėndrimin mė tė ashpėr tė mundshėm. I telefonova nė Slloveni, ku ndodhej, si dhe i kėrkova ta nxiste Thaēin qė tė mbėshteste qėndrimin tonė. Demaēi u pėrgjigj se nuk mund tė pajtohej me gjithēka dhe se donte tė takohej personalisht me mua; mė sugjeroi qė tė shkoja nė Slloveni dhe tė bisedoja me tė. I thashė: - Ka dy javė qė palėt po bisedojnė; edhe fare pak orė ka mbetur qė tė skadojė afati i fundit. Mund tė takohem me ju nė tė ardhmen, por tani ju duhet t'i jepni Thaēit miratimin tuaj. Nė rast se nuk e bėni kėtė, dėshtimi do t'ju ndjekė si hije gjatė gjithė kohės qė shqiptarėt e thjeshtė do tė vriten.
Mė nė fund, Jamie erdhi dhe doli me Thaēin, duke u pėrpjekur t'ia hiqte mendjen duke i folur pėr filmat dhe Hollivudin. Pas pak Surroi e pėrfundoi deklaratėn, ndaj na duhej edhe Thaēi. Kėshtu, Jimie e mori edhe njėherė Thaēin dhe e drejtoi pėr nga zyra, ndėrkohė qė Jamie gjoja ankohej: "Hej, po unė sapo ndeza cigaren!". Kur u kthye nė zyrė, Thaēi u pėrpoq pėrsėri ta ndryshonte tekstin, por Surroi nuk donte tė pranonte asnjė ndryshim. Deklarata e nėnshkruar nga Surroi iu kalua ministrave tė Jashtėm tė Grupit tė Kontaktit dhe Jamie e shpalli atė publikisht.
__________________
the rest is silence
|