Titulli: Qeveria e re!!!
Vėrtet nė nenin 14.3 tė Kornizės kushtetuese thuhet se PSSPja, me iniciativėn e tij ose me njė kėrkesė tė mbėshtetur nga dy tė tretat e anėtarėve tė Kuvendit, mund tė bėjė amendamente nė kėtė Kornize Kushtetuese, por nė rastin e amendamentit pėr zgjatjen e mandateve iniciativa nuk erdhi nga shefi i UNMIK-ut por nga dy liderė dhe kjo, ekskluzivisht pėr forcimin e pushtetit personal.
Ngritja e njė rendi demokratik nis nė tė perceptuarit e tjetrit si politikisht i barabartė (sepse esencialisht demokracia ėshtė procedurė), kurse rėnia ose suspendimi i saj hetohet kur shkilen procedurat, pra ligji. Ndėrrimi i Kornizės ex officio u hap udhė paligjėsive tjera. Kurse marrėveshja pėr koalicionin i hap rrugė suspendimit tė demokracisė, duke ua lidh duart kuvendarėve, duke ua marrė tė drejtėn pėr tė paraqitur mocion pėr votėbesim tė qeverisė, pra nė odėn e burrave dhe grave tė zgjedhur tė kėtij vendi nuk banon mė demokracia, mundėsia pėr kontroll tė pushtetit dhe shprehja e mendimit tė lirė.
Kurse lufta politike pėr ndėrrimin e pushtetit u shpall e jashtėligjshme.
Shefi i UNMIK-ut Ruecker, nėn presionin e Hashim Thaēit dhe Fatmir Sejdiut, vetė e ka amandamentuar dhe ndryshuar Kornizėn Kushtetuese, aktin suprem tė njė territori duke zgjatur mandatin e Presidentit tė vendit nga 3 nė 5 vjet, pėr nevoja koniukturale tė kėtyre dyve, pra pėr pushtetin e tyre personal.
Dhe sipas asaj fabulės pėr miun qė po tė ra njė herė nėpėr mustaqe, e mėson udhėn, me plot tė drejtė ndryshimin e kėsaj Kornize tashti e kėrkon edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Natyrisht duke u nisur nga parimi i barazisė politike. Dhe shefi i Kuvendit tė Kosovės Jakup Krasniqi, si tė ishte autsajder i parlamentarizmit (e ulet aty qe tetė vjet) tha mė 15 janar se kėrkesa e AAK-sė duhet tė adresohet tek Rueckeri, i cili mund ta amnadamentojė dhe ta ndėrrojė Kornizėn!? Me demek ai ska asgjė kundėr suspendimit tė demokracisė nėse ajo vjen nga bossi i tij Ruecker!? Me iniciativėn e tij p.sh. PSSPja do tė mund tė amandamentonte ndonjė nen, qė bie ndesh me Rezolutėn 1244 (sepse Rezoluta ėshtė akt mė i lartė se sa ligji suprem-Korniza nė Kosovė) e jo tė amandamentojė nene qė kanė tė bėjnė ekskluzivisht me ndarjen e pushtetit dhe mandatet.
E, Jakup Krasniqi ėshtė i votuar dhe i zgjedhur nga sovrani (populli) pikėrisht pėr ta mbrojtur kushtetutėn, pra ligjin, qoftė edhe nga ndėrhyrjet despotike tė shefit tė UNMIK-ut. Amandamentimi pėr nene tė veēanta tė Kushtetutės mund tė bėhet vetėm me procedurė parlamentare (tė mbėshtetur nga 81 deputetė), kurse ndėrrimet kushtetuese (tė rendit shoqėror p.sh. nga Republika Parlamentare, nėse supozojmė se Kosova ėshtė e tillė, nė monarki) bėhen me referendum. Por, edhe Krasniqi duket se i ėshtė bashkangjitur armatės internacionale tė injorancės si fuqi.
Fatkeqėsia vjen nga mosdija, e cila vetvetiu nuk ėshtė krim, por kur mosdija vendos ligjin e diktatit, pra paligjėsinė, ajo e bė injorancėn tė ligjshme qė do tė thotė e institucionalizon krimin. Shkelja e ligjit nė mendėsinė shqiptare perceptohet si fuqi, diēka e autoritetshme dhe sė kėndejmi pėrligj sentencėn se injoranca ėshtė burimi mė i madh i lumturisė. Si opozitar Jakupi ishte goxha i zėshėm pėr shkeljet eventuale qė kanė mund ti bėjnė Daci ose Berisha, e tash...!?
E shkel vet me lehtėsi tė padurueshme, sepse ka hip nė pushtet. A je i lumtur zoti Krasniqi?
Halil Matoshi
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|