Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-08, 00:38   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ditari qė s`do tė ishte i imi!

Po mendoja si t`ja bėj, pėr dėshirat e saj rinore nuk do ta kisha problem tė shkruaj, e re isha edhe vet e kisha dėshirat e mia pėr dashurinė qė e prisja tė mė shfaqej.
Si do ta pėrshkruaja puthjen e parė?
Si do ta pėrshkruaja tė bėrit dashuri pėr herė tė parė?
Unė qė ende s`kisha shiju buzė mashkulli, mė dukej shumė e pakapshme kjo gjė.
Por... Pėr Tolen ja vlente tė sakrifikojė ēdo gjė.
E vendosa..
Do tė shkruaj Ditar pėr te.
Ditėve nė vazhdim takoheshim shpesh tek shkallėt mbas shkolle, ajo mė ipte pak pėrshkrime pėr datat qė mi kishte dhėnė e unė torturohesha tėrė kohėn me mendime si tja bėj pėrshkrimet.
E bėra ditarin e saj, e pėrmblodha lumturinė e dhimbjen e saj nė 100 faqe fletoreje.
Tolja kishte blerė nė Librarinė e qytetit njė fletore qė shitej enkas pėr tė mbajtė ditar.
Ja dorėzova fletoren time me Ditarin e saj tė shkruar, lexuar e rilexuar shumė herė.
Ishte torturė e vėrtet pėr mua e lehtėsim pėr te.
Ajo duhej ta rishkruante nė fletoren e vet.
Kur e kopjoi tė gjithėn, fletoren nė tė cilėn kisha shkru unė (kishte frigė se mos po ja njollosin gjatė leximit fletoren e vet) ja u dha edhe disa shoqeve e nja dy shokėve tė klasės me tė cilėt e kishim mirė mes vete.
E dinin tė gjithė qė unė e kisha shkru.
Mė pėrgėzuan tė gjithė pėr stilin, pėr mėnyrėn shkrimit si dhe pėr shtjellimin e ngjarjes e pat prej tyre qė mė thanė: Kjo do tė ishte e pa mundur pėr ne por ti e paske bė aq bukur sa qė po dyshojmė qė edhe ti vet nuk ke pėrjetu diēka tė tillė. Por mė njihnin mirė tė gjithė dhe e dinin qė unė isha nė pritje tė princit tim, pėr tė cilin thoja se ende nuk ka lindur.
E Tolja?
Tolja mė pėrqafoi fort kur ja dorėzova ditarin e saj. Sytė e saj atė ditė shprehėn gėzim, me pak fjalė zbrazi gjithė brengėn e vet.
-"Tash e kam shpirtin mė tė qetė. Ai do tė lexojė gjithė lumturinė e dhimbjen qė mė la dhuratė gjatė muajve qė ishim bashkė"
Tolja ja dėrgoi Benit ditarin, e ai kurr nuk ja ktheu as pėrgjigjen mė tė vogėl pėr te. Sigurisht qė e ka lexuar, por unė nuk besoj tė ketė ndjerė dhimbjen qė kishte Tolja. Ai do tė martohej gjatė pushimeve tė verės. Axha prej Zvicrre i ka premtu dasmė tė madhe, nėna e tij pret me gėzim renė e ardhshme e Tolja mjafton tė ketė kujtimet pėr te.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė