Titulli: Lajme nga Mjekesia
INFLAMACIONI I APARATIT TRETĖS
Gastro-enteritet nuk janė karakteristikė vetėm e stinės sė nxehtė, por mesa duket mund tė shfaqen dhe gjatė dimrit.
Shkaqet janė viruse tė ndryshme, qė janė patogjenė pėr aparatin tretės.
Nė ajėr janė gati 200 viruse qė qarkullojnė, disa prej tė cilėve kur gjejnė terren tė pėrshtatshėm bėhen patogjenė dhe prekin aparatin e frymėmarrjes duke shfaqur atė qė quajmė: grip, rrufė, etj. Ndėrsa tė tjerė mund tė prekin aparatin tretės, duke u shfaqur gastro-enteritet, tė cilėt sjanė gjė tjetėr veēse inflamacion i aparatit tretės qė pėrfshin: stomakun, zorrėt e holla dhe ato tė trasha. Shpesh mendohet se kjo sėmundje ėshtė karakteristikė vetėm e stinės sė verės, por nuk ėshtė e vėrtetė. Natyrisht nė verė numri i rasteve mund tė jetė mė i lartė, sepse shfaqja e gastro-enteriteve favorizohet nga temperaturat e larta, por siē shihet ėshtė e pranishme edhe gjatė dimrit.
Si shfaqen, ēfarė ankesash ka pacienti?
Simptomat pėrfshijnė diarrenė e ujshme dhe tė vjellat. Personi i infektuar mund tė ketė dhimbje koke, ethe, dhimbje barku, tė lokalizuara mė tepėr nė pjesėn e poshtme tė barkut. Ndonjėherė mund tė ndodhė qė tė shfaqet dhe temperatura.
Eshtė e vėrtetė qė nė rastet kur mund tė shfaqet diarre nuk duhen marrė menjėherė medikamente?
Po, kjo ėshtė shumė e vėrtetė, pasi nė njė farė mėnyre diarreja apo edhe tė pėrzierat, janė reagim mbrojtės i organizmit, pasi nė kėtė mėnyrė trupi largon mikrobet dhe kimikatet qė gjenden nė tė. Prandaj kėshillohet qė me shfaqjen e diarresė tė mos merren menjėherė ilaēe, por vetėm pas 24 orėve tė para, kohė e mjaftueshme pėr organizmin qė tė vetėpastrohet. Nė rast tė kundėrt, organizmi nuk do tė arrijė tė pastrohet nga toksinat qė lėshojnė kėto dhe do nisin tė shfaqin efekte anėsore: dhimbje koke, dobėsi dhe mund tė ndodhė qė problemet tė rishfaqen dhe pas disa ditėsh.
Kush rrezikon tė preket nga kėta forma virozash dhe si mund tė trajtohen?
Nuk ka grupmosha mė tepėr tė rizikuara dhe mė tė mbrojtura, ēdokush mund tė infektohet pėr vetė natyrėn e shkaktarėve dhe mėnyrės sė transmetimit. Pėr kėtė arsye rekomandohet qė tė gjithė tė tregojnė kujdes maksimal, sidomos personat qė kanė sistem imunitar tė dobėt. Pėrsa i pėrket trajtimit, do theksoja se mjekimi bėhet nė varėsi tė gjendjes dhe shkaktarėve. Kėshtu nė rastet e gastro-enteriteve inflamatore, qė janė kryesisht me natyrė bakteriale mund tė pėrdoren antibiotikėt. Ndėrsa nė rastet qė nuk i pėrgjigjen mjekimit apo qė kanė kaluar nė fazė dehidrimi tė rėndė, natyrisht kėrkohet trajtim i specializuar nė spital. Nė pėrgjithėsi rekomandohet trisol, sidomos pėr fėmijėt, i cili mund tė pėrgatitet nė kushtet e shtėpisė.
Si mund tė pėrgatitet trisoli?
Njė paketė trisol hidhet nė 1 litėr ujė tė pastėr, zihet, ftohet dhe i jepet pacientit qė ta pijė. Duhet treguar kujdes ndaj sasisė sė ujit, as mė pak e as mė shumė, sepse ēdo ndryshim nė sasi ndikon nė efektit e trisolit.
Si mund tė parandalohen kėto probleme?
Fakti qė janė viruse qė qarkullojnė nė ajėr e bėjnė tė pamundur mbrojtjen komplete. Gjithsesi rekomandohet shmangia e kontaktit me persona tė sėmurė, vendet e mbipopulluara, respektimi i njė higjiene tė mirė personale dhe larjes sė shpeshtė tė duarve. Kujdes duhet treguar nė ujin e pijshėm, dhe personat qė kanė depozita nė shtėpi, duhet ti derdhin herė pas here dhe ti lajnė.
SHENJAT
diarre e ujshme
tė vjella ose tė pėrziera
dhimbje koke
ethe
dhimbje stomaku
kėputje trupi
temperaturė
mungesė oreksi
dhimbje gjymtyrėsh dhe muskujsh
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|