Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Sukseset e para tė kryengritėsve
Nė mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbėrriti nė krye tė njė ushtrie prej 16 mijė forcash nė kryeqendrėn e vilajetit tė Kosovės, nė Shkup.
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė kėtė vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake tė komanduara prej tij nuk qenė dėrguar pėr tė shkaktuar gjakderdhje, por pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria dėshironte ti siguronte popullit shqiptar tė mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte nė interesin e tij dhe tė shtetit qė tė gjithė kryengritėsit tė dorėzoheshin.
I pėrforcuar me trupa tė rinj, numri i forcave osmane qė u vunė pėrballė kryengritėsve shqiptarė, arriti nė rreth 40 mijė veta. Me kėtė ushtri Shefqet Turgut pasha filloi nė mesin e muajit prill 1910 sulmin e pėrgjithshėm kundėr forcave kryengritėse.
Ndėrkohė kryengritėsit vazhduan veprimet e tyre, tė cilat tani i zhvilluan nė tri zona. Luftėtarėt e Shalės, tė Llapit e tė Drenicės, nėn komandėn e Isa Boletinit, u pėrqendruan nė Grykėn e Carralevės dhe vunė nėn kontroll vijėn Ferizaj-Shtimje-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u pėrqendrua nė rajonin malor nė perėndim tė Ferizajt deri nė anėn jugore tė Carralevės. Grupimi tjetėr, i tretė, i kryengritėsve, qė pėrbėhej nga luftėtarė tė Gjilanit e tė Preshevės, nėn komandėn e Idriz Seferit, mori pėrsipėr tė zotėronte e tė mbronte Grykėn e Kaēanikut dhe rrugėn Tetovė-Shkup pėr tė mos lejuar depėrtimin e ushtrisė osmane, qė vinte nga qendra e vilajetit nė drejtim tė pjesės sė brendshme tė Kosovės. Emisarė tė posaēėm u dėrguan nė Shkodėr, nė Dibėr e nė Mat me thirrjen pėr tu bashkuar me kryengritjen, ndėrsa agjitatorė tė tjerė filluan tė vepronin nė radhėt e reparteve turke pėr ti bindur ushtarėt shqiptarė tė dezertonin.
Nė fazėn e parė tė operacioneve ushtria osmane pėsoi disfatė. Kolona verilindore e saj, e cila kishte pėr detyrė tė dilte nė fshatin Pozharan dhe me njė veprim tė shpejtė ti rrethonte forcat kryengritėse tė grupuara nė kėtė rajon, ndeshi nė njė qėndresė tė ashpėr dhe e ndėrpreu pėrkohėsisht marshimin e mėtejshėm.
Luftime mė tė ashpra u zhvilluan nė anėn perėndimore tė zonės kryengritėse. Forcat osmane tė pėrqendruara kėtu, mė 21 prill, pas luftimesh tė rrepta, arritėn ti afroheshin Shtimjes qė mbrohej nga kryengritėsit. U ndėrpre lidhja telegrafike e kėsaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan nė Shtimje gjithė ditėn, me humbje tė mėdha nga tė dyja palėt. Tė nesėrmen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithė mbėshtetjen e zjarrit tė artilerisė, nuk mundi ta merrte Grykėn e Shtimjes. Nė pritje tė pėrforcimeve tė reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua tė tėrhiqej nėn goditjet e vazhdueshme tė kryengritėsve.
Lajmi rreth fillimit tė luftimeve nė Shtimje pėrshpejtoi veprimet e kryengritėsve tė Gjilanit, tė Preshevės dhe tė viseve pėrreth, qė u hodhėn drejt Kaēanikut. Mė 24 prill 3 000 kryengritės, nėn udhėheqjen e Idriz Seferit, shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut dhe dolėn nė shpinė tė ushtrisė turke, duke e vėnė atė nė njė pozitė kritike. Kryengritėsit vunė nėn kontroll tė plotė hekurudhėn Shkup-Mitrovicė dhe ndėrprenė lidhjen hekurudhore me kryeqendrėn e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i kėtyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, tė vendosura nė Ferizaj, u vunė nė njė gjendje tė vėshtirė.
Sukseset e kryengritėsve nė Grykėn e Carralevės dhe shtėnia nė dorė e Shkallės sė Kaēanikut pėrbėnin njė fitore ushtarake tė rėndėsishme, e cila ndikoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes nė Kosovė. Forcat kryengritėse zotėronin tani njė pjesė tė mirė tė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, si dhe disa pika strategjike qė u lejonin tė kontrollonin vijat kryesore tė komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil tė administratės xhonturke. Ndėrkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar nė qytetet kryesore tė Fushė-Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. E pafuqishme pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim luftarak jashtė tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave tė reja.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|