Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 01:54   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kryengritja e kosovės 1910

Mbrojtja e Carralevės (8-10 maj)
Pas pushtimit tė Grykės sė Kaēanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke u vėnė nė krye tė operacioneve, urdhėroi tė marshohej nė drejtimin Shtimje-Carralevė. Ai ndau ushtrinė nė tri kolona, tė mbėshtetura nga artileria malore.
Grykėn e Carralevės e mbronin tre mijė kryengritės, qė treguan guxim dhe aftėsi luftarake. Por pozita e tyre u vėshtirėsua kur u dolėn nė shpinė forca osmane tė prira nga udhėrrėfyes serbė dhe nga ndonjė turkoman prej parisė shqiptare. Me porosinė e konsullatės serbe nė Prishtinė, mėsues, klerikė dhe banorė serbė qenė vėnė nė shėrbim tė ushtrisė turke.
Mėsymjes sė forcave osmane kundėr kryengritėsve u parapriu edhe kėtu nė Carralevė, sikurse nė Kaēanik, goditja me artileri jo vetėm e pozicioneve tė luftėtarėve shqiptarė, por edhe e fshatrave tė pambrojtura.
Mė 7 maj 1910 u zhvilluan pranė Jezercės luftime tė pėrgjakshme. Forcat osmane mundėn tė ēanin pėrpara vetėm pasi u erdhėn pėrforcime tė tjera.
Me gjithė trysninė e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane dhe tė goditjeve tė zjarrit tė fortė tė artilerisė, mbrojtėsit e Grykės sė Carralevės qėndruan me trimėri. Edhe pse u gjendėn pėrballė njė armiku qė kishte epėrsi nė njerėz e nė armatime, shqiptarėt vijuan qėndresėn nė kėtė pikė disa ditė me radhė. Por mungesa e municionit dhe e ndihmave qė priteshin nga ēasti nė ēast, e bėnė tė pamundur pėrballimin e mėtejshėm tė sulmeve tė forcave osmane. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i talentuar ushtarak.
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Pas luftimesh tė rrepta, tė mbėshtetura nga artileria, qė nuk kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosovės e pas tij edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqėruar nga Shefqet Turgut pasha dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hynė nė qytetin e Prizrenit. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė.
Ministri i Luftės u detyrua tė pranonte para parisė sė Prizrenit se, ndryshe nga kryengritjet e mėparshme, kryengritja e tanishme ishte e pėrgjithshme edhe mė e organizuar. Ai deklaroi gjithashtu se tani kishte nėn komandė njė forcė tė pėrbėrė prej 50 mijė ushtarėsh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme tė vijonte operacionet ushtarake pėr nėnshtrimin e plotė tė shqiptarėve. Ai ndėrmori masa terrori nė Prizren dhe nė rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake dėnuan me vdekje disa dhjetėra kryengritės. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe shqiptarėt qė i kishin bėrė ndonjė shėrbim komandės osmane. Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato ditė se krimet dhe barbarizmat qė po kryente regjimi xhonturk nė Kosovė, qė ishte bėrė “Vendi i litarit”, ishin aq tė mėdha, sa nuk mund tė pėrfytyroheshin nga opinioni publik evropian
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė