Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte e para lėvizje e armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek. XX, por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e suksesshme luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė vilajetit tė Shkodrės nuk ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nuk arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė gjerė kombėtare as nė rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje edhe nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin e ushtrisė sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit nuk arritėn tė organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė gjithė vilajetin. Vatrat e qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj., mbetėn tė shkėputura nga njėra-tjetra.
Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė qendre tė vetme drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit qėndroi mėnjanė ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk u pėrfshi nė luftėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarėve tė klubeve atdhetare nė vilajetet e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte ende e bindur pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. Edhe deputetėt shqiptarė, duke pėrfshirė edhe ata mė radikalėt (me ndonjė pėrjashtim), nuk qenė tė prirur nė kėtė kohė pėr tė dalė nga kuadri i luftės parlamentare, ndėrsa komitetet e fshehta nė Jug tė vendit, ndonėse ishin pėrkrahės tė kryengritjes sė armatosur, nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė mbėshtetur me veprime tė armatosura kryengritjen e Kosovės.
Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se shqiptarėt u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur nga instruktorė tė huaj.
Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė shteteve fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan ti pėrmbaheshin politikės, tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė.
Megjithėse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua tė bėjė ndonjė lėshim. Nė vjeshtėn e vitit 1910 ajo hoqi ligjin pėr bandat, lejoi hapjen e ndonjė shkolle shqipe, pa hequr dorė nga pėrpjekjet pėr ti detyruar shqiptarėt qė tė pėrdornin alfabetin arab, ndėrpreu zbatimin e masave pėr ēarmatimin, pėr rekrutimin ushtarak e pėr mbledhjen e taksave dhe premtoi se do tė pėrdorte njė fond tė posaēėm pėr ndėrtimin e shtėpive tė djegura e tė rėnuara gjatė fushatave ushtarake tė vitit 1910. Pėr tė penguar njė shpėrthim tė ri tė kryengritjes nė Kosovė, Porta e Lartė dėrgoi atje disa komisione qė u ngarkuan tė qetėsonin vendin duke u marrė vesh me krerėt shqiptarė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|