Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 21:31   #150
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Thaēi kėrkoi nga ministrat zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore

Thaēi kėrkoi nga ministrat zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore



Qeveria e Kosovės miratoi sot disa vendime qė kanė tė bėjnė me shpenzimet dhe shfrytėzimin racional tė buxhetit nga ana e zyrtarėve qeveritarė. Kryeministri Hashim Thaēi kėrkoi nga ministrat qė tė mbikėqyrin shpenzimet buxhetore nė resorėt e tyre dhe tė raportojnė pėr ēdo muaj. Shkurtime buxhetore janė caktuar pėr shfrytėzimin e veturave dhe telefonave zyrtarė. Po ashtu qeveria mori vendim qė ministrat apo zyrtarėt tjerė tė qeverisė nuk do tė marrin paga tė dyfishta nga buxheti i Kosovės.



Kryeministri Hashim Thaēi ka ndėrmarrė masa tė ashpra pėr kabinetin e tij qeveritar duke kėrkuar nga ministrat dhe zyrtarė tė tjerė tė qeverisė tė zvogėlojnė nė maksimum shpenzimet buxhetore. Nė mbledhjen e sotme tė qeverisė u miratuan disa vendime: vendimi pėr shfrytėzimin e veturave dhe telefonave zyrtarė, vendimi pėr pagat e ministrave-deputetė, vendimi pėr reprezentacionin e stafit politik, vendimi pėr uniformitetin e pushtetit lokal etj.
Kryeministri Thaēi tha se vendimet pėr shfrytėzimin racional tė buxhetit vlejnė pėr tė gjitha organizatat buxhetore.
Sa i pėrket shfrytėzimit tė telefonave zyrtarė, kryeministri do tė ketė tė drejtė tė pėrdorė telefonin mobil pa kufizime, ndėrsa zėvendėskryministrat dhe ministrat do tė shfrytėzojnė telefon roming nė vlerė deri nė 250 euro, ndėrsa zėvendėsministrat dhe sekretarėt e pėrhershėm tė ministrive do tė kenė tė drejtė tė shfrytėzojnė deri 150 euro telefon.
“Do tė kėrkoj qė maksimalisht tė kursehet por gjithmonė tė ketė sukses nė punė dhe do tė caktohet shuma pėr tė gjithė. Kėrkoj qė tė shikohet gjendja momentale dhe tė shkyēen menjėherė tė gjithė telefonat roming qė janė nė pėrdorim jashtė kėtij vendimi. Tė sillet raporti pėr shpenzimet telefonike pėr ēdo muaj pėr tė gjithė dhe do tė raportohet nė mbledhje tė rregullt tė qeverisė dhe para opinionit publik”, tha Thaēi.

Kryeministri Thaēi tha se qeveria e tij synon tė jetė shembull pėr gjeneratat e ardhshme dhe kėrkoi nga anėtarėt e qeverisė tė angazhohen maksimalisht pėr pėrmbushjen e obligimeve .
Po ashtu nė mbledhjen e sotme qeveria ka marrė vendim qė askush nga ministrat apo zyrtarėt tjerė tė mos marrin paga tė dyfishta nga Buxheti i Kosovės, por ata duhet tė pėrcaktohen vetėm pėr njė pagė.
Qeveria miratoi edhe vendimin pėr shpenzimet e reprezentacionit tė stafit politik, pėr uniformitetin e pushtetit lokal. Qeveria ka kėrkuar gjithashtu qė rishqyrtohen tė gjitha vendimet e qeverisė, tė marra pas 17 nėntorit 2007. Kryeministri Hashim Thaēi kėrkoi nga tė gjithė ministrat qė deri nė fund tė kėtij muaji tė finalizojnė pjesėn e tyre tė punės rreth dokumenteve qė parasheh pakoja e Ahtisarit, si dhe qė projekt -buxheti pėr vitin 2008 tė jetė i gatshėm deri mė 7 shkurt.




Huazuar nga RTK 22 janar 2008 - 15:47:12
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė