Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 00:45   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Dėbimi i shqiptarėve me dhunė nga Sanxhaku i Nishit u bė gjatė dimrit tė vitit 1878/78, nė kushte shumė tė vėshtira. Popullata e dėbuar gjatė rrugės kishte pėsuar mjaft. Shumė fėmijė, pleq e tė tjerė kishin vdekur nėpėr dėborėn e madhe, ndėrsa bagėtia kishte ngordhur. Kėtė e dėshmojnė shumė dokumente tė kohės. Shfarosja e shqiptarėve bėhej nė mėnyrat dhe me metodat mė mizore dhe mė barbare, pėr ēka dėshmojnė edhe vetė serbėt. “Disa familje shqiptare iknin dhe tėrhiqeshin nė luginėn e lumit tė Moravės Jugore, nėpėr tė ftohtit e madh, pranė rrugės, nėpėr grykėn e Gėrdelicės deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fėmijėt tė hedhur dhe tė vdekur dhe pleq tė ngrirė. Tėrheqja ka qenė tragjike, kuajt dhe qetė tėrhiqnin ngadalė qerret nėpėr borė, sepse qerre kishte pak. Disa fėmijė tė hedhur, tė humbur apo gjysmė tė vdekur nga lodhja dhe uria kanė qenė tė enjtur dhe tė fryrė si daullja, disa i linte shpirti atėherė kur tanėt i ushqenin, ose pas ngrėnies”.[17] Mbreti serb Millan Obrenoviq, pėr tė arritur kėtė qėllim, ushtarėve tė vet serbė u kishte shpėrndarė proklamata, nė tė cilėn thuhej: “... sa mė pak shqiptarė qė tė mbetėn nė territoret e ēliruara nga Turqia, aq mė shumė do tė kontriboni pėr shtetin. Sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulur, aq mė tė mėdha meritat pėr atdhe.”[18] Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qėllimet e qeverisė serbe pėr pushtimin e territoreve nė jug. Ai shkruan se dėbimi i shqiptarėve u bė me qėllim “qė Serbia tė bėhej shtet i pastėr nacional” dhe tė krijohet mundėsia “qė aksioni serb nė tė ardhmen tė drejtohej kah pjesėt e Kosovės”... “Me ndjekjen e arnautėve, disa fshatra nė ato anė mbetėn plotėsisht tė shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra tė shkreta tė Sanxhakut tė Nishit - Prokuple, Leskofc, Vranje duhet tė popullėzoheshin”.[19] Popullata e dėbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos nė territorin e Kosovės sė sotme, disa u vendosėn nė territorin e Maqedonisė, e shumė prej tyre tė mjerė pėrfunduan jashtė Kosovės, tej Bosforit, nė shkretirat e Anadollit e mė gjerė.

Sipas statistikave turke okupatori serb nė sanxhaqet e Nishit dhe tė Pirotit do t’i pėrvetėsoj pėr koloėt sllavė 48.000 shtėpi tė shqiptarėve, 42.000 shtalla bagėtish, 18.000 hambarė drithėrash, 48.000 maxhe buke. Nga ēdo shtėpi serbėt kishn rrėmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri nė 4000 dele, 3 deri 50 lopė, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete tė tjera shtėpiake tė shqiptarėve.

Duke u mbėshtetur nė Ligjin mbi kolonizimin e tė huajve, nga 2 marsi 1865, pushteti serb tė gjitha pronat e shqiptarėve do t’i kolonizojė me banorė serbė e malazezė, keryesisht nga viset e Malit tė Zi dhe nga pjesė e paokupuar e Kosovės. Pushteti serb me 3 janar 1880 nxjerr Ligjin pėr viset e reja tė kolonizuara. Me kėtė ligj regjimi serb e pėrligji plaēkitjen e cila ėshtė bėrė nė popullatėn shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfarė kompenzimi u morrėn nga pushteti serb. Nė to u vendosėn shumė familje nga viset e ndryshme tė Serbisė dhe njė numėr vogėl edhe nga treva e sotme e Kosovės. Mė 1879 ishte themeluar komisioni pėr kolonizim. Secili sllav kishte tė drejtė tė shkruaj lutje pėr tė marrė tokė tė braktisur nė tė ashtuquajturin “Arnautllėk”. Lidhur me kėtė Franc Kanic, thekson se 7500 persona nė valėn e parė janė lajmėruar pėr kolonizim nė Toplicė deri tė Molla e Kuqe afėr Nishit.[20] Kolonizimi i kėtyre trevave shqiptare ishte bėrė kryesisht nga malazeztė nga Mali i Zi dhe nga disa banorė serbė tė ikur nė kėtė kohė nga Kosova. Sipas urdhėresės sė qeverisė serbe nga Kosova nė Sanxhakun e Nishit gjatė vitit 1979 janė vendosur rreth 5600 serb.[21] Kolonizimi vazhdoi edhe nė vitet e mėtutejshme. Nė fushatėn serbe pėr kolonizimin e Toplicės 1880-1899, pronat e shqiptarėve do t’i pėrfitojnė 5600 serbė nga Kosova dhe 9200 malazezė nga Mali i Zi.[22]

Nė valėn e kryengritjeve tė pėrgjithshme shqiptare (1908-1912), qeveria e Serbisė e ka shpallur Programin e ri serbomadh me titull: ”Direktiva pėr punė me shqiptarėt” (Direktiva za rad sa Arnautima), duke dėshiruar qė tė shkatėrrojė tėrė njė popull. Nė atė program nė mes tjerash dedikuar opinionit evropian me titull “Arnauti i velike sile”, tė autorit Vlladan Gjorgjeviqit. Ai pamflet prej 188 faqesh, pushteti serb qė tė arrijė lejėn pėr likudimin e shqiptarėve, tė publikuar nė disa gjuhė, qė mė atė tė “dėshmon” se “shqiptarėt nuk e kanė gjuhėn, nuk i kanė librate veta (letėrsinė), nuk e kanė historinė e vetė, me ate sipas orientimeve (programeve) serbomadhe nuk kanė tė drejtė nė jetė, nuk kanė tė drejtė tė ekzistojnė, nuk kanė tė drejtė tė formojnė kurrfarė shteti”. Jo vetėm kjo, ministri i punėve tė jashtme tė Mbretėrisė sė Serbisė qartatas do tė kėrkojė nė Vjenė qė shqiptarėt “tė likuidohen sikurse janė likuiduar popujtė e Afrikės Veriore”.[23]

Sukseset e mėdha qė dolėn nga kryengritjet shqiptare nė fillim tė shek. XX i shqetėsuan pa masė shtetet ballkanike Serbinė, Malin e Zi, Greqinė dhe Bullgarinė. Prandaj ata nė mars-maj 1912 lidhėn Aleancėn Ballkanike me qėllim tė pushtimit tė trojeve shqiptare dhe qėllime tė tjera. Nikolla Pashiqi kishte hartuar projektin nė vitin 1912 –Ēka don Serbia?.. “Serbia don qė tė zbatohen ato urdhėra nga Kongresi i Berlinit, tė cilat po presin qė tė realizohen qė 34 vjet. Serbia don tė punojė nė frymė e Evropės. Ajo don qė tė realizohet dėshira dhe qėllimi i Fuqive evropiane. Ajo don qė edhe gjakun ta derdhė vetėm qė tė realizohet ėndėra e vėllezėrve tė saj. Ajo don qė nė rrezik dhe nė harxhime e saj tė realizohen vendimet e Fuqive evropiane..”[24] Trupat serbe shfrytėzuan dobėsimin e forcave osmane nga kryengritjet e shumta shqiptare, dhe duke lidhur aleancėn me shtetet ballkanike, ato hynė nė Kosovė.

Mė vonė, pėrkitazi me kėtė pushteti serbė pėrherė pėrgatitej pėr pushtim tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera shqiptare. Nė vitin 1911 e kishte urdhėruar konsullatėn e vet nė Prishtinė dhe doganat nė Rashkė dhe nė Javor qė tė bėnin regjistrimin e popullatės serbe, aty kėtu edhe tė ndonjė vendbanimi shqiptar. Nė regjistrimin e popullsisė nė terren ishin angazhuar mėsuesit dhe priftėrinjt. Aksioni i regjistrimit ishte kryer nė 230 fshatra. Pėrveē tjerash, kėto shėnime pėr numrin e banorėve serbė dhe tė tjerė, shėrbente nė shfrytėzimin e tyre nė luftėn e ardhshme.[25]
Referencat
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė