Filmi Atonement udhėheq listėn e tė nominuarve me Bafta

Pas suksesit nė shpėrblimet Globi i Artė, duke u shpallur filmi mė i mirė, filmi britanik Atonement kryeson listėn e tė nominuarve pėr shpėrblimet BAFTA, me 14 nominime, pėrfshirė edhe nė kategorinė Filmi mė i mirė. Me aktorė Keira Knightley dhe James McAvoy, tė cilėt janė nominuar nė kategoritė aktorja mė e mirė, pėrkatėsisht aktori mė i mirė, Filmi Atonement ėshtė i dyti i regjisorit Joe Wright, i cili gjithashtu ėshtė nominuar nė kategorinė Regjisori mė i mirė i vitit.
Epika e Luftės sė Dytė Botėrore flet pėr dy tė dashuruar tė cilėt ndahen pėr shkak tė njė tradhtie familjare.
Filmat tė cilėt konsiderohen favoritė pėr tė fituar Oskar, There Will Be Blood dhe No Country For Old Men kanė nga 9 nominime secili ndėrsa La Vie En Rose ėshtė nominuar nė shtatė kategori tė shpėrblimeve Bafta.
Nė kategorinė filmi mė i mirė i vitit garojnė filmat: Atonement, There Will Be Blood, No Country For Old Men, "American Gangster", dhe "The Lives Of Others."
Njėjtė sikur pėr Globin e Artė, dy aktoret britanike, Keira Knightley dhe Julie Christie, garojnė nė kategorinė aktorja mė e mirė. Pėr kėtė shpėrblim tė nominuara janė edhe aktoret Cate Blanchett, Marion Cotillard dhe Ellen Page.
Gjithashtu dy britanikė janė nominuar pėr shpėrblimin Bafta si Aktori mė i mirė. Ėshtė fjala pėr James McAvoy dhe fituesin e sivjetmė tė ēmimit Globi i Artė, Daniel Day Lewis, tė cilėt garojnė krahas aktorėve, George Clooney, Viggo Mortensen dhe Ulrich Muehe.
Nuk kishte ndonjė befasi tė madhe me tu bėrė tė ditur tė nominuarit pėr shpėrblimet e sivjetme Bafta pėrveē se filmi Sweeney Todd nuk u nominua nė ndonjė kategori tė rėndėsishme pavarėsisht suksesit tė tij nė Globin e Artė ku fitoi shpėrblimin Mjuzikėlli mė i mirė dhe aktori Johnny Depp u shpėrblye si Aktori mė i mirė nė mjuzikėll.
Gjithashtu ndėr tė nominuarit nuk ishte filmi i Sean Penn-it Into the Wild i cili ka marrė lėvdata tė mėdha si dhe kryeson listėn e tė nominuarve pėr shpėrblimet qė ndan Shoqata Amerikane e Aktorėve.
Nėn frikėn se greva e skenaristėve mund tė rrezikoj mbarėvajtjen e ceremonisė sė sivjetme Oskar, ndarja e shpėrblimeve Bafta, e cila do tė mbahet nė Londėr mė 10 shkurt, mund tė tėrheq njė numėr tė madhe yjesh tė Hollywood-it.
Greva e skenaristėve nė Hollivud ka shpirė nė anulimin e ceremonisė sė ndarjes sė shpėrblimeve Globi i Artė nė Amerikė e cila mė pas u zėvendėsua me njė konferencė shtypi ku u bėnė tė ditur fituesit.