Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 20:16   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Organizimi kishtar i trevave shqiptare
Nė pikėpamje tė organizimit tė pėrgjithshėm kishtar, kisha shqiptare ishte nė varėsi tė Papės sė Romės. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet nė trevat shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsit (vikarit) tė tij tė pėrgjithshėm, me seli nė Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojės u pėrpoq t’i vėrė nė varėsinė e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romės e Konstandinopojės pėr hegjemoni kishtare nė Shqipėri (nė kishėn e Ilirikut) doli veēanėrisht nė pah gjatė sė ashtuquajturės “Kriza akaciane” (484-519). Me atė rast, peshkopėt iliro-shqiptarė konfirmuan besnikėrinė e tyre ndaj Romės. Veēanėrisht tė vendosur nė komunionin me Papėn ishin kleri i provincave tė Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Prevalit. Kurse nė provincėn e Epirit tė Ri qėndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve tė tė dėrguarit tė papės Hormisda, mė 519, populli dhe kleri i Skampės apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikė tė vendosur tė Papatit, ndėrkohė qė peshkopė tė tjerė tė provincės kishtare tė Epirit tė Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrėsit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojės. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinė nga Durrėsi, ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me Patriarkatin e Konstandinopojės. Gjithsesi, perandori tjetėr bizantin me origjinė iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romės mbi kishėn e Ilirikut, aq mė tepėr qė, nėn sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorinė Bizantine dhe kontrolli i Perandorit pėrfshiu edhe territoret nėn juridiksionin e Papės sė Romės. Nėn sundimin e tij u krijua edhe njė vikariat i dytė nė Justiniana Prima (Shkup), qė mori nėn juridiksion provincat kishtare tė Dardanisė dhe tė Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr vazhduan tė varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkėpatrioti i tij nga Durrėsi, perandori Anastas, qė u pėrpoq t’i shkėpuste lidhjet e episkopatit tė Ilirikut me Romėn dhe ta vendoste atė nėn juridiksionin e Konstandinopojės, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave tė Ilirikut me Papėn e Romės, duke u vėnė fre ambicieve tė Patriarkut tė Konstandinopojės pėr t’i shtėnė ato nė dorė.
Ndryshimet politike qė ndodhėn nė trevat shqiptare dhe nė krejt rajonin nė shek. VI-X, u shoqėruan me ndryshime tė rėndėsishme edhe nė kuadrin e organizimit kishtar. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve, njė sėrė qendrash peshkopate u rrėnuan dhe nuk pėrmenden mė; tė tilla qenė: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndėrkohė qė tė tjera seli peshkopate shfaqen pėr herė tė parė: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
Nė kohėn e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojės (Epiri i Vjetėr) u zhvendos mė nė jug, nė Naupakt, ajo e Dardanisė nga Shkupi kaloi nė Ohėr, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi nė Tivar.
Por ngjarja mė e madhe nė kuadrin e organizimit kishtar tė trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, pėr t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varėsia e Papės sė Romės dhe pėr t’i kaluar ato nėn juridiksionin e Patriarkut tė Konstandinopojės. Tashmė njė pjesė e mirė e Italisė bashkė me Romėn ndodhej nėn sundimin e frankėve, rivalė tė rreptė tė bizantinėve, kėshtu qė pushoi sė vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papėn e Romės.
Gjithsesi, edhe pas kėsaj date vazhdoi ndikimi i Romės nė njė varg dioqezash tė Shqipėrisė sė Epėrme, nė Preval e Dardani nė mėnyrė tė veēantė. Nė kėtė drejtim luajtėn rol lidhjet gjithnjė tė gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve tė Adriatikut (atė kohė Italia e Jugut ishte gjithmonė provincė bizantine). Por njė rol tė veēantė nė ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romėn luajtėn manastiret e mėdha tė urdhrit tė Shėn Benediktit, qė shfaqen nė trevat shqiptare qė prej shek. VI dhe qė vazhduan tė mbijetojnė pėrgjatė gjithė mesjetės.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė