Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV
Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė: Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura.
Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.
Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė tėrhiqeshin prej andej.
Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek. V.
Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti i sulmeve tė barbarėve u ul ndjeshėm. Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse.
Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e barbarėve nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|