Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV
Trevat e Epirit ishin ato nga ku mė sė shumti e pati prejardhjen vala e madhe e shtegtimeve shqiptare e shek. XIV-XV drejt Greqisė. Megjithatė, edhe pas kėsaj hemorragjie tė madhe, regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI konfirmojnė praninė e njė popullsie tė madhe e kompakte shqiptare nė gjithė shtrirjen e Epirit.
Nė kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon-Arbanum-Raban) zinte nė mesjetė njė vend tė veēantė. I vendosur nė qendėr tė tyre, nė hapėsirėn e pėrfshirė mes Lezhės-Dibrės-Ohrit-Vlorės, dhe i pėrshkruar mes pėr mes nga boshti i rrugės strategjike Egnatia, Arbri u bė bėrthama e trojeve shqiptare nė tė cilėn nė mėnyrė mė konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, qė plazmuan qenien historike tė kombit shqiptar. Me tė drejtė, studiues si M. Shuflai, K. Jireēek, G. Prinzig, M. Angold, e kanė vlerėsuar kėtė territor si "bėrthamėn e trojeve shqiptare".
Emri i vendit, Arbėr, dhe i banorėve tė tij, arbėreshė, trashėgohej nga kohėt antike. Nė fakt, nė shek. II tė erės sonė, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njoftonte praninė nė kėto territore tė njė fisi me emrin albanoi dhe tė kryeqendrės sė tyre, Albanopolis. Kėta etnonimė iu trashėguan vendit dhe banorėve tė tij edhe nė mesjetė. Dhe falė rolit qendror qė Arbri dhe arbrit luajtėn nė fatet historike tė universit shqiptar, kėta emra etnikė u shtrinė dora-dorės edhe nė viset e tjera nė veri, nė jug e nė lindje tė tyre, ku banonte e njėjta popullsi.
Tashmė nė shek. XIII, Shqipėri (Albania) dhe shqiptarė (Albanenses) quheshin trevat dhe popullsitė nga kufijtė e Dioklesė (Gentės) e deri nė gjirin e Prevezės. Udhėtarėt e huaj dallojnė nė tė gjithė kėtė shtrirje njė popullsi me tipare etno-kulturore unitare.Shqiptarėt e hershėm dhe Kultura e Komanit
Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces, nė fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė numėr i madh varrezash tė ngjashme, rreth 30, tė pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e nė atė tė Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njėjtė e kėtyre varrezave i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur "Kultura e Komanit" (shek. VI-VIII). Nė vitet e fundit zbulime tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė Greqi.
"Kultura e Komanit" ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė kapėrcyell tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin "Kulturėn e Komanit" me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt.
Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė ilire, "Kultura e Komanit" pėrmban edhe elementė tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine. Durrėsi, baza mė e rėndėsishme e Perandorisė Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi, ndikimet bizantine. Kėto tė fundit shquhen qartė nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė praruara, vathė etj. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin materializohet nė elementė tė artit, pra dhe tė besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje tė krishtera.
Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e gjetura nė varrezat e "Kulturės sė Komanit" dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e "Kulturės sė Komanit" kishin pėrqafuar, ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė kėtė kohė, pra nė shek. VI-VIII, krishterimi, i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e brendshme rurale, ku dėshmohet "Kultura e Komanit".
"Kultura e Komanit", qoftė nė trashėgiminė e saj tė kulturės sė lashtė ilire, qoftė me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine e, nė fund, me shenjat e qarta tė besimit tė krishterė, ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku dėshmohen shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė tė qartė, bartėsit e saj, shqiptarėt, nga fqinjėt e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|