Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 20:42   #11
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje luftarake, gjenden mė sė shumti edhe varre me inventar tė varfėr, ku qenė varrosur ata qė nė "Ligjin bujqėsor" quhen "tė skamurit" (aporoi). Kėta punonin ngastrat e tė tjerėve dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose punonin si rrogtarė tė thjeshtė (mistotė).
Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi fiskale, pėrveēse njėsi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat rėndonin jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr t`u shpėtuar tatimeve, tė varfėrit e gjenin shpesh herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e ngastrave tė tyre.
Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin e sasisė sė rentės, qė i jepej shtetit nga bashkėsia, sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive (alelengyon), sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė qė nuk qenė nė gjendje tė paguanin ose qė kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur tė tjerėve. Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė tė mos prishej homogjeniteti i bashkėsisė, ligji pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė pjesėtar ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė pengonte depėrtimin e pronarėve tė huaj nė bashkėsi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).
Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e "dinastisė maqedone", shek. IX-XI, njohėn njė pėrhapje tė gjerė tė ashtuquajturat "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante bujqve me kusht qė kėta tė kryenin shėrbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu pėrhapje tė gjerė nė kohėn e riorganizimit politiko-administrativ tė Perandorisė Bizantine dhe tė ndarjes sė territorit tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl e bujkut-ushtar (stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj perandorėt bizantinė bėnė tė pamundurėn pėr t`i ruajtur tė paprekura "ngastrat ushtarake" nga sulmi i pronarėve tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė kohė ata ia arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė se procesi i gllabėrimit tė ngastrave tė vogla ishte i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin ato prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin e njė krize tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qė pėrfundoi nė fund tė fundit me vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė