Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV
Themelimi i Temės sė Durrėsit bie me siguri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. IX. Si terminus ante quem mund tė konsiderohet njė letėr e vitit 826 e patrikut tė Konstandinopojės, Teodor Studiti, pėr kryepeshkopin e Durrėsit, Antonin, ku bėhet fjalė pikėrisht edhe pėr njė funksionar laik, Thomanė, nė atė kohė me detyrėn e hipatit e tė kartularit nė Durrės.
Juridiksioni i Temės sė Durrėsit shtrihej prej Tivari nė veri, nė Gjirin e Vlorės nė jug e nė njė thellėsi drejt lindjes, qė kapte rrjedhėn e lumit Drin. Territoret e tjera shqiptare, qė dilnin jashtė kuadrit tė Temės sė Durrėsit, u pėrfshinė nė temat fqinje tė Nikopojės, qė shtrihej nė kufijtė e provincės sė dikurshme tė Epirit tė Vjetėr, tė Selanikut, e cila kishte nėn juridiksionin edhe viset e Kosovės e tė Maqedonisė Perėndimore, dhe tė Dalmacisė. Tė gjitha kėto tema u krijuan gjatė shek. IX. Vonė, nė vitet e para tė shek. XI, nė viset e Maqedonisė Perėndimore u krijua njė temė e re, qendra e sė cilės ishte Shkupi.
Tema e Durrėsit ishte nė qendėr tė sistemit mbrojtės bizantin nė zotėrimet e perėndimit. Kjo ėshtė arsyeja qė, nė raste tė veēanta, nėn urdhrat e strategut tė Durrėsit viheshin edhe forcat ushtarake tė temave fqinje, pėrfshirė ato tė Italisė bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrisė sė temės pėrmblidhej brenda kufijve tė temės pėrkatėse. Por, nė raste tė veēanta, ushtria apo reparte tė veēanta tė ushtrisė sė temės dėrgoheshin tė vepronin edhe nė fronte tė tjera, siē ndodhte, p.sh. me luftėtarė nga Tema e Durrėsit qė dėrgoheshin tė luftonin nė Italinė e Jugut.
Njė karakteristikė dalluese pėr temėn e Durrėsit ishte roli i madh qė elementi vendės shqiptar luante nė strukturat administrative e ushtarake tė saj. Ushtria e temės bazohej nė rekrutėt vendas. Nga ana tjetėr, edhe elementė tė aristokracisė vendase luanin njė rol tė rėndėsishėm duke u integruar nė sistemin e temės e duke luajtur shpeshherė njė rol parėsor nė drejtimin e saj. Njė rol tė tillė ka luajtur p.sh. gjatė shek. X-XI familja e Krisilėve nga Durrėsi. Pinjollė tė saj u nderuan deri me titujt e lartė proteuon apo patric nga pushteti bizantin. Nė vitet e fundit tė shek. X e nė fillimet e shek. XI, fati i vetė qytetit tė Durrėsit e rrethinės sė tij ishte nė duart e fisnikut Gjon Krisili, i cili ia dorėzoi njė herė qytetin carit Samuel e ca vjet mė vonė ia kaloi atė perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040 i biri i Gjonit arriti tė emėrohej nga perandori bizantin komandant i ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe i forcave lokale qė do tė shkonin tė shtronin Dioklenė, qė kishte ngritur krye kundėr sundimit bizantin. Pinjollė nga familje fisnike shqiptare tė Temės sė Durrėsit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arritėn tė zinin poste tė rėndėsishme nė administratėn e Temės. Madje, ndonjė syresh ngjiti shkallėt e karrierės edhe nė administratėn qendrore.
Duke lėnė mėnjanė brezin bregdetar tė Adriatikut, bėrthamėn e Temės sė Durrėsit e pėrbėnte vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban), me njė fjalė treva e pėrfshirė midis Lezhės, Vlorės, Ohrit e Dibrės. Vendi i Arbrit pėrfaqėsonte mbėshtetjen kryesore tė Temės sė Durrėsit. Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake tė Temės. Rėndėsia e Arbrit ishte e tillė qė, nė njė moment tė caktuar, tema e Durrėsit filloi tė quhej "Tema e Durrėsit dhe e Arbrit". Njė emėrtim i tillė veē rėndėsisė shprehte edhe individualitetin dhe pavarėsinė e kėsaj krahine brenda kuadrit tė temės sė Durrėsit. Nė fakt, Arbri ishte treva ku mė tepėr se nė ēdo trevė tjetėr shqiptare, proceset politike kishin ēuar qė herėt nė krijimin e njė autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.
Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalėn pikėrisht pėr trevėn e Arbrit kur thotė se marrėdhėniet e shqiptarėve (Albanoi) me pushtetin bizantin ishin ndėrtuar mbi bazėn e sistemit tė izopolitisė. Por nuk pėrjashtohet qė pohimi i tij tė vlejė, ku mė shumė e ku mė pak, edhe pėr treva tė tjera shqiptare. Sistemi i izopolitisė ishte njė sistem i privilegjuar marrėdhėniesh tė njė komuniteti tė caktuar me pushtetin bizantin. Nė thelb ai pėrfaqėsonte njė lloj statusi federimi, qė Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkėsive tė tjera, me tė cilat i lidhte feja dhe pėrbashkėsia e interesave. Statusi i izopolitisė iu akordua nga Bizanti pėr ca kohė edhe Venedikut. Izopolitia nėnkuptonte njohjen e njė autonomie tė gjerė, pėrjashtimin nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje tė tjera. Detyrimi kryesor i parashikuar nga njė sistem i tillė kishte tė bėnte me furnizimin me trupa ushtarake, tė drejtuara nga komandantė vendas, qė viheshin nė dispozicion tė strategut bizantin (nė rastin tonė tė strategut tė Durrėsit) nė rast fushatash ushtarake.
Tė pėrfshira nė ushtrinė bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetėm nė Temėn e Durrėsit, por edhe jashtė saj, si edhe nė vende tė tjera, Maqedoni, Greqi, Itali etj. Gjithsesi ato pėrbėnin njė strukturė tė veēantė, qė dallohej nga masa tjetėr e ushtrisė bizantine. Forca ushtarake, qė treva e Arbrit arrinte tė nxirrte nė shekujt e mesjetės sė hershme, pėrbėnte edhe bazėn e statusit tė veēantė autonom qė ai gėzoi nė marrėdhėniet me Perandorinė Bizantine.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|