Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:52   #16
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Kriza e regjimit tė temave dhe revoltat e dukėve bizantinė
tė Durrėsit nė gjysmėn e dytė tė shek. XI
Kryengritja e madhe panballkanike e viteve 1040-1041, si dhe ajo e vitit 1073, qė patėn jehonė tė thellė edhe nė trevat shqiptare, paralajmėruan njė periudhė tė tėrė trazirash e revoltash, qė tronditėn nga themelet Perandorinė Bizantine. Krahas lėvizjeve masive fshatare, periudhėn 1040-1081 e karakterizojnė edhe njė varg rebelimesh ushtarake tė nxitura dhe tė drejtuara nga komandantėt (strategėt) e temave tė veēanta. Shqipėria e posaēėrisht Tema e Durrėsit u bė nė ato vite njė nga pikat mė tė nxehta tė Perandorisė Bizantine.
Revoltat ushtarake tė gjysmės sė dytė tė shek. XI, mes tė cilave edhe revoltat e strategėve (dukėve) tė Durrėsit, qe njė pasqyrim i drejtpėrdrejtė i ndryshimeve tė brendshme qė po pėsonte nė atė kohė Perandoria Bizantine dhe qė lidhen kryesisht me zhvillimin e marrėdhėnieve feudale. Pas vdekjes sė Perandorit Bazili II dhe fundit tė dinastisė maqedone me Konstandinin IX Monomahos (1042-1055), mori fund edhe epoka e karakterizuar nga prona e vogėl e lirė e bujkut-ushtar (stratiotit). Deri nė atė kohė, e mbrojtur me fanatizėm prej perandorėve bizantinė, qė hartuan pėr kėtė qėllim edhe njė legjislacion tė posaēėm, prona e vogėl u la paskėtaj nė mėshirėn e pronarėve tė mėdhenj, qė nė kurriz tė saj filluan tė zgjerojnė zotėrimet e tyre. Njė proces i tillė i gllabėrimit tė pronės sė vogėl tė lirė dhe i ekspansionit tė pronės sė madhe feudale, kėrcėnonte me rrėnim klasėn e madhe tė ushtarėve-bujq, tė cilėt pėr mė se njė shekull kishin qenė shtylla kurrizore e shtetit bizantin, pėrsa kohė bujqit shqiptarė qenė furnizuesit kryesorė tė financave dhe tė ushtrisė bizantine. Por bashkė me rėnien e klasės sė bujqve-ushtarė binte roli edhe i kastės sė krerėve ushtarakė, strategėve, ndėrkohė qė rritej pesha e pronarėve tė mėdhenj tė tokave dhe e aristokracisė burokratike tė kryeqytetit bizantin, Konstandinopojės.
Kėto zhvillime tė reja nė gjirin e perandorisė Bizantine prekėn nga afėr Shqipėrinė, qė ishte vendi klasik i fshatarėsisė sė lirė dhe i stratiotėve. Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake mė tė fuqishme tė shek. XI patėn si teatėr kryesor pikėrisht trojet shqiptare.
Nė vitin 1043 ngriti krye kundėr pushtetit qendror Georg Maniaku, komandat bizantin i shquar nga luftimet kundėr arabėve dhe normanėve nė Sicili dhe Italinė e Jugut. Rritja e autoritetit tė Maniakut nuk shihej me sy tė mirė nga strategu i ri bizantin i Italisė, Mihal Dokianos, dhe nga vetė perandor Konstantini IX, i cili e shkarkoi atė nga detyra. I mbėshtetur nga repartet e tij besnike, midis tė cilave shquheshin kontingjentet e ardhura nga Arbri, Maniaku dha sinjalin e kryengritjes nė Sicili, ku trupat e tij e shpallėn perandor. Nė krye tė tyre ai zbarkoi nė Durrės dhe i pėrkrahur nga vendasit, qė iu bashkėngjitėn ushtrisė sė tij bizantino-shqiptare, iu drejtua Selanikut nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Ushtria e kryengritėsve pėrparoi nė Maqedoni pa hasur pengesa, derisa nė vendin e quajtur Ostrov u ndesh me ushtrinė perandorake. Vrasja aksidentale e Georg Maniakut, nė kohėn kur fitorja pėr kryengritėsit ishte e sigurt, solli shuarjen e lėvizjes.
Megjithatė, ecuria e kryengritjes sė Georg Maniakut tregoi qartė se Shqipėria, e veēanėrisht Tema e Durrėsit nė vendin e Arbrit (Arbanon) ishin kthyer tashmė nė njė terren pjellor pėr ngjarje tė tilla. Historiani bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, shprehet se nė atė kohė shqiptarėt, dikur aleatė tė Perandorisė Bizantine (symmachioi), u bėnė "papritur" kundėrshtarė tė saj (polemioi). Njė zhvillim i tillė nė marrėdhėniet e shqiptarėve me Bizantin, posaēėrisht i atyre tė trevės sė Arbrit, nuk vonoi tė pasqyrohej edhe nė vetė marrėdhėniet e Temės sė Durrėsit me pushtetin qendror. Me pakėnaqėsitė e popullsisė shqiptare bashkoheshin shpeshherė edhe vetė dukėt e Temės sė Durrėsit. Kėta po shqetėsoheshin gjithnjė e mė shumė nga rrudhja e vazhdueshme e kompetencave sa nė fushėn ushtarake aq edhe nė atė civile. Nė fakt, pas vdekjes sė Bazilit II, ushtria bizantine filloi tė mbėshtetej gjithnjė e mė shumė nė angazhimin e trupave mercenare tė dėrguara nga qendra, gjė qė e dobėsonte rolin e ushtrisė sė Temės tė rekrutuar tek elementi vendas dhe tė drejtuar nga strategu i Temės. Nga ana tjetėr, edhe kompetencat e strategut tė Temės nė lėmin e pushtetit civil u rrudhėn nė favor tė nėpunėsve, siē ishte gjykatėsi i Temės (krites apo pretor), qė varej drejtpėrsėdrejti nga qendra dhe qė tani trajtonte ēėshtjet e administratės civile. Tronditjet e mėdha shoqėrore tė atij shekulli, si dhe vėshtirėsitė e jashtme nė lindje tė Perandorisė Bizantine nė marrėdhėniet me Perėndimin dhe me turqit selxhukė, kontribuan pėr tė krijuar terrenin e pėrshtatshėm pėr kryengritjet e mėdha tė strategėve ushtarakė tė Durrėsit tė gjysmės sė dytė tė shek. XI. Tema e Durrėsit u bė nė atė kohė njėra nga vatrat kryesore tė kryengritjeve ndaj pushtetit qendror bizantin. I pari ndėr strategėt e Durrėsit, qė ngriti krye kundėr Konstandinopojės, ishte proedri Niqifor Brieni. Ky kishte qenė mė pėrpara strateg i Temės sė Shkupit, ku kishte shtypur kryengritjen e vitit 1073. I transferuar nė Temėn e Durrėsit nga mesi i viteve 70, Brieni ishte dalluar nė mbrojtjen e kufijve veriorė nė luftė me sllavėt kroatė si dhe me diokleasit. Njėherėsh ai u ballafaqua edhe me sulmet pirateske tė anijeve tė normanėve tė Italisė, tė cilėt tashmė synonin tė shtriheshin drejt Lindjes, nė territoret e Perandorisė Bizantine.
Nė tetor tė vitit 1077, strategu Niqifor Brieni dha sinjalin e kryengritjes kundėr perandorit Mihal VII Dukas. Kronistėt bizantinė tė kohės pohojnė njėzėri se me kryengritėsin Niqifor u bashkua popullsia vendase e Temės sė Durrėsit si dhe mjaft fisnikė vendas, nė mes tė tė cilėve Bazil Kurtiqi nga Arbri. Niqifori e deklaroi tė rrėzuar perandorin Mihal dhe, pasi e shpalli veten perandor, iu drejtua Konstandinopojės me njė ushtri qė rrugės vinte e zmadhohej me vullnetarė tė rinj. Nė Adrianopojė Brienin e prisnin kryengritės tė tjerė tė organizuar nga i vėllai, Johani. Por nė tė dalė tė qytetit forcat kryengritėse u ndeshėn me ushtrinė perandorake, tė cilėn tashmė e komandonte Aleks Komneni, njė ndėr gjeneralėt bizantinė mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave. Ushtria kryengritėse u thye dhe mbeturinat e saj u shpėrndanė.
Ndėrkohė qė Brieni me kryengritėsit e tij ishin nisur nė drejtim tė Konstandinopojės, nė Durrės kishte hyrė Niqifor Baziliaku, i emėruar dukė i Durrėsit pas rebelimit tė tė parit. Por edhe duka i ri i Durrėsit nuk vonoi dhe, vetėm pak muaj pas Brienit, u vetėshpall perandor dhe ngriti krye kundėr qendrės.
I mbėshtetur nga paria dhe kleri vendas, ku u shqua peshkopi i Devollit, Teodori, ai grumbulloi forca tė shumta shqiptaro-bizantine, ku nuk mungonin edhe mercenarė nga perėndimi. Nė krye tė tyre ai u nis nga Durrėsi, kaloi Ohrin dhe iu drejtua qytetit tė dytė tė Perandorisė, Selanikut. Fillimisht perandori Niqifor III Botoniati u pėrpoq ta bindte kryengritėsin tė hiqte dorė nga marshimi mbi kryeqytet, duke i premtuar falje e tituj tė rinj finikėrie. Baziliaku e refuzoi ofertėn dhe kėshtu u arrit nė njė betejė tė pėrgjakshme me forcat qeveritare, tė cilat i komandonte pėrsėri Aleks Komneni. Kryengritėsit u shpartalluan dhe vetė Baziliaku u ēua nė pranga nė Konstandinopojė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante