Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-08, 16:37   #12
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...

Thaēi: Kosova e pavarur do tė jetė vendi i tė gjithė qytetarėve tė sajLaura Konda
Zėri i Amerikės
10-01-2008

Cilat do tė jenė disa nga sfidat kryesore me tė cilat do tė pėrballet qeveria e re e Kosovės, nė kushtet kur vendi pritet tė shpallė pavarėsinė dhe si do tė pėrpiqet ajo t'i realizojė ato? Pėr tė biseduar pėr disa nga kėto ēėshtje, Zėri i Amerikės kishte tė ftuar pėr njė bisedė telefonike nė programin televiziv “Ditari” kryeministrin e ri tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi mirėmbrėma. Ju uroj pėr zgjedhjen tuaj nė postin e Kryeministrit.
Hashim Thaēi: Ju faleminderit.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi ju jeni shprehur se pavarėsia e Kosovės do tė jetė pėrparėsia e qeverisė suaj dhe keni thėnė gjithashtu se do ta shpallni pavarėsinė nė bashkėrendim me SHBA-nė dhe BE-nė. Kur pritet tė ndodhė kjo?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm qė do tė jetė pėrparėsia dhe fokusimi kryesor i qeverisė sė Kosovės, por ajo do tė jetė vetė jeta e qytetarėve tė Kosovės, e ardhmja e tyre, pėrkushtimi i tė gjitha institucioneve tona, pėrkushtimi i tė gjithė spektrit politik e i gjithė qytetarėve tė Kosovės, nė periudha tė ndryshme historike. Tani Kosovėn e kemi pėrgatitur edhe pėr zyrtarizim tė kėtij realiteti tė ndėrtuar nė qershor tė vitit 1999, institucionet e Kosovės janė tė pėrgatitura dhe unike pėr kėtė; Kosova do tė jetė njė vend me mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj, me tė drejta tė barabarta, dhe tė afirmuara pėr komunitetet jo-shqiptare, njė vend i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės; tė gjitha pėrkushtimet e Kosovės do tė jenė tė koordinuara ngushtė me partnerėt dhe miqtė tanė SHBA, BE dhe NATO-n. Jemi nė njė rrugė tė mbarė, bota perėndimore na beson ne pėrkushtimet tona; edhe ne kemi besim tė plotė se ky proces do tė pėrmbyllet shumė shpejt dhe Kosova po e finalizon procesin e shtetndėrtimit, sovranitetit dhe ndėrtimit nė njė rendi demokratik. Shumė shpejt presim vendimin ndėrkombėtar, fillimin e njohjes ndėrkombėtare, njė njohje kualitative dhe tė fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, SHBA-sė BE-sė dhe tė vendeve pėrreth, por nė tė njėjtėn kohė, edhe njė njohje sa mė tė madhe numerike.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, njė pyetje lidhur me kohėn kur do tė ndodhė pavarėsia. A do te prisni ju pėr pėrfundimin e zgjedhjeve ne Serbi pėr ta shpallur pavarėsinė e Kosovės?
Hashim Thaēi: Zgjedhjet nė Serbi nuk do tė ndikojnė asesi nė Kosovė; ne duam tė kemi njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, natyrisht nė njė rajon demokratik; do tė funksionojmė si shtete tė veēanta, edhe Kosova, edhe Serbia, si dy fqinjė me tė kaluar tė hidhur, por me shpresė pėr tė ardhme tė relacioneve demokratike; Prishtina do tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyera me tė gjitha vendet fqinje, edhe me Maqedoninė, me Shqipėrinė dhe me Malin e Zi, por pavarėsia e Kosovės, patjetėr do tė instalojė, paqe, stabilitet dhe hapje tė procesit integrues tė rajonit nė strukurat e BE-sė dhe ato euroatlantike. Ėshtė me interes edhe pėr Kosovėn qė tė ketė demokraci nė Serbi, qė Serbia t’i kthehet vetevetes dhe asesi tė mos mbetet peng e sė kaluarės, e mentalitetit tė shekullit tė sė kaluarės; prandaj ēdo zhvillim demokratik atje, ėshtė njė zhvillim i mirė edhe pėr Prishtinėn, edhe pėr komunitetin e serbėve nė Kosovė, sepse ne e respektojmė interesimin legjitim tė autoriteteve tė Beogradit, pėrmes institucioneve tė Kosovės, edhe pėr komunitetin serb nė Kosovė, por ėshtė me rėndėsi sot, qė autoritetet serbe, lokale tė Kosovės, kanė marrė pjesė disa prej tyre nė zgjedhjet e lira dhe demokratike tė 17 nėntorit, janė pjesė e Parlamentit tė Kosovės, janė pjesė e qeverisė sime, janė dy ministra, tė cilėt do tė udhėheqin dikastere tė rėndėsishme, dhe Kosova ka ndėrtuar, lirisht mund tė themi, insitucione stabile, respektive dhe shumėetnike, me perspektivė tė sigurtė.
Zėri i Amerikės: Pikėrisht, le tė qėndrojmė pak tek ēėshtja e komuniteteve. Ju, por edhe udhėheqės tė tjerė tė Kosovės, keni premtuar pėr mbrojtjen e pakicave serbe nė Kosovė, pas shpalljes sė pavarėsisė. Njė pjesė e banorėve serbė kanė thėnė se nėse Kosova shpall pavarėsinė, ata do tė largohen prej andej. Ēfarė masash konkrete do tė marrė qeveria juaj pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė intersin dhe tė mirėn e vetėm shqiptarėve, pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interesin e tė gjithė qytetarėve tė saj, pa dallime etnike; tė drejtat e serbėve janė tė respektuara dhe tė garantuara prej institucioneve tė Kosovės, nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm dhe mund tė them se ne kemi marrė pėrgjegjėsi pėr respektimin e minoriteteve, mė tepėr se ēdo vend, mund them, lirisht, edhe nė Evropė, tė drejta kėto tė garantuara edhe me kushtetutėn e re tė Kosovės; mund tė ketė opinone tė ndryshe, opinione, tė cilat duhen shikuar edhe me sy kritik, por edhe duhen vlerėsuar. Insitucionet e Kosovės, qeveria e Kosovės, do tė bėjnė punėn mė tė mirė tė mundshme dhe do tė instalojnė kulturėn e komunikimit, tė dėgjimit, tė vizitave, pėr t’i dėgjuar hallet, shqetėsimet dhe problemet e komunitetit serb dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ... qė tė investojmė nė pėrmirėsimin e relacioneve ndėretnike; ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ka dy vite, kur nuk ka incident ndėretnik, apo tė motivuar mbi baza etnike, prandaj baza ėshtė e mirė, vullneti ekziston, pėrkushtimi po, dhe vizioni ėshtė shumė i qartė, pėr ndėrtimin e Kosovės sė pavarur dhe demokratike.
Zėri i Amerikės: Le tė kalojmė tek disa sfida tė tjera qė ka aktualisht qeveria e Kosovės. Ēėshtja e statusit duket se ka lėnė nė hije problemet e tjera tė mėdha, me tė cilat ndeshet vendi, ekonomia, pėr shembull, duket se ka mbetur nė plan tė dytė, duke shkaktuar njė sėrė problemesh, mes tyre edhe papunėsia e lartė. Ēfarė mendoni tė bėhet pėr zhvillimin e ekonomisė dhe krijimin e vendeve tė punės nė Kosovė?
Hashim Thaēi: Ēėshtja e statusit ka qenė nė fakt, pėrkushtim i tė gjithė spektrit politik kosovar, i institucioneve tė Kosovės dhe mirėkuptim pėr kėtė preokupim tė gjithanshėm ka patur nga ana e qytetarėve tė Kosovės dhe nga spektri politik kosovar. Pėr statusin politik do tė punojmė tė gjithė bashkarisht, por edhe pėr zhvillimin ekonomik. E thashė, qė zgjidhja e ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės nuk nėnkupton edhe tejkalimin e sfidave tė tjera, me tė cilat ballafaqohet vendi dhe qytetarėt. Kosova po pavarėsohet nė proces tė suksesit, por tė njė niveli shumė tė ulėt tė zhvillimit ekonomik tė vendit. E di dhe e njoh pėrgjegjėsinė qė kam marrė nė kėto momente tė vėshtira, pėr tė udhėhequr atė qė mė kanė besuar qytetarėt e Kosovės, qeverinė e Kosovės. Ekonomia e Kosovės ėshtė nė njė nivel shumė tė ulėt, por unė dua tė besoj nė fillimin e ndryshimeve, tė cilat jemi zotuar t’i bėjmė, qė ato do tė hetohen shpejt nė jetėn e qytetarėve tė Kosovės, pėr tė mirėn e vendit; prandaj ekipe tė tėra tė ekspertėve vendorė dhe ndėrkombėtarė qė kam nė kabinetin tim, janė duke bėrė projekte konkrete, qė jemi zotuar edhe gjatė fushatės elektorale, pėr tė filluar zhvillimin ekonomik, pėr tė filluar reformat nė ekonomi, politikė dhe legjislacion, pėr tė filluar me projekte tė qarta edhe me sektorin e energjetikės, pasi Kosova ėshtė nė terr dhe ne jemi zotuar ta qesim nė dritė...; kam besim se nė kėtė proces do tė punohet gjithashtu edhe pėr infrastrukturėn, qė ėshtė tejet e dobėt, por do tė punojmė qė tė ketė njė fillim tė suksesshėm dhe do tė kemi projekte konkrete pėr modernizimin e infrastrukturės; do tė ketė reforma edhe nė agrokulturė. Zgjidhja e statusit politik dhe pavarėsia e Kosovės hap hapėsirė tė sigurtė edhe legale, pėr integrim edhe tė insitucioneve, por edhe tė Kosovės nė strukturat e tjera ndėrkombėtare, si edhe pėr pėrfitime financiare nga strukturat ndėrkombėtare; fokusi kryesor i imi do tė jetė edhe nė edukim. E kam trajtuar dhe e trajtoj edukimin si ekonomi: njė edukim i zhvilluar, i avancuar, qė nėnkupton edhe fillimin e zhvillimit eknomik; do tė kemi edhe njė investim qė tė kemi edhe qendra kompjuterike nė ēdo shkollė tė Kosovės...; pėrkushtim do tė kemi po ashtu nė shėndetėsi, por edhe pėr pensionistėt, tė cilėt do tė kenė njė zyrė tė veēantė nė zyrėn time, e cila do tė merret me pėrmirėsimin e jetės sė pensionistėve; natyrisht, pėrkushtim do tė kemi edhe pėr shoqatat e veteranėve tė luftės, qė gjithashtu do tė kenė njė zyrė pranė meje.
Zėri i Amerikės: Njė nga problemet shume te perfolura ne Kosove, eshte ai ai korrupsionit. A do tė dalė qeveria juaj me njė strategji pėr tė luftuar korrupsionin?
Hashim Thaēi: Qeveria dhe unė personalsiht, jam zotuar qė do jemi pa kompromis nė betejėn kundėr korrupsionit. Secili nga ne ndjehet i turpėruar qė Kosova ėshtė nė vendin e katėrt pėr korrupsion. Jemi zotuar qė do ta bėjmė ēdo qytetar qė tė ndjehet mirė qė jeton nė Kosovė, dhe jemi zotuar qė ata tė ndjehen mirė me punėn, pėrkushtimin, dhe me respektimin e ligjit nga qeveria e re e Kosovės, tė cilėn unė do ta udhėheq; do tė jetė toleranca zero nė raport me korrupsionin, do tė punojmė me reforma nė legjislacion, nuk do tė ndodhin revanshe, apo hakmarrje politike, do tė ketė respektim tė ligjit, gjithėsesi, pėrkrahje e opozitės politike, nga unė nė veēanti; mė vjen mirė qė ėshtė pėrkrahur porgrami i qeverisė sonė dhe qė ėshtė pėrkrahur edhe nga opozita, prandaj, edhe shumica e Parlamentit tė Kosovės, ėshtė njė kabinet kredibil, i pėrgjegjshėm, i aftė profesionalisht, pėr tė zabtuar qėllimin e vizionit tė pėrcaktuar mė herėt... pra do tė jetė pa kompromis nė raport me korrupsionin dhe nuk do tė toleroj tė pėrsėriten fenomene tė tilla nga autoritete aktuale, tė cilėt janė zotuar se do tė punojnė me pėrgjegjėsi mė tė lartė kombėtare dhe politike...
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, edhe pėr njė pyetje. Qyteti i Mitrovicės, "de facto" ėshtė i ndarė. A ekziston mundesia e integrimit te ketij qyteti, apo pjesa veriore po shkon drejt shkėputjes. Cila eshte strategjia e qeverise suaj per Mitrovicen?
Hashim Thaēi: Tashmė Mitrovica ka njė kryetar tė shkėlqyeshėm, tė pėrkrahur fuqishėm nga institucionet e Prishtinės, nga SHBA dhe BE, zotin Bajram Rexhepi, qė ėshtė duke punuar maksimalisht pėr integrimin e qytetit dhe tė komuniteteve, ėshtė zotimi i tė gjitha institucioneve tė Kosovės qė tė punojė nė drejtim tė zgjerimit tė autoritetit lokal dhe atij ndėrkombėtar nė tėrė territorin e Kosovės; territori i Kosovės ėshtė i njohur dhe i pranuar nga e gjithė bota. Mitrovica, do tė jetė e bashkuar dhe autoriteti i institucioneve tė Kosovės do tė funksionojė nė tė gjithė territorin e Kosovės. Ky ėshtė zotimi ynė, kjo ėshtė mbėshtetja e Washingtonit dhe e Brukselit dhe nė kėtė drejtim nuk do tė ketė luhatje, por vetėm do tė ketė ecje pėrpara.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ju faleminderit pėr intervistėn dhe ju uroj sukses nė punėn tuaj.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė