Risi e re tėrheqėse pėr sy nga Samsung

Njė numėr i caktuar i shfrytėzuesve tė telefonave celularė presin ekskluzivisht pamje tėrheqėse, derisa tjerėt nga pajisja e tyre telekomunikuese presin funksionalitet kualitativ. Samsung nė celularin e vet tė ri ka futur ēdo gjė nga pak pėr secilin.
Samsung L170 disi na kujton modelin e paraqitur mė herėt, atė U600, pos qė pajisja nuk ėshtė nė formėn rrėshqitėse. Shtėpiza e stilizuar nga metali i jep pajisjes njė dozė tė elegancės, por as ajo qė fshihet nėn tė, nuk ėshtė pėr tu gjuajtur.
Samsung L170 ėshtė pajisje me mbėshtetje pėr WCDMA/GSM (900, 1800, 1900 Mhz) dhe GPRS, dimensionet e saj janė 102.3 х 45.8 x 10.7 milimetra, pesha 86 gramė, pėrmban ekran 1.7 inēėsh TFT me rezolucion 176 x 220 piksela, kamerė prej dy megapikselash, hapėsirė tė integruar tė dhėnave prej 21 MB e cila mund tė rritet edhe mė tepėr me kartelėn e memories (microSD) shtesė, pranues tė radiovalėve FM si dhe mundėsi tė shumta multimediale qė sot janė pjesė pėrbėrėse e pothuajse ēdo pajisjeje tė kėtij lloji.
Ajo ēfarė nuk ėshtė e njohur ėshtė ēmimi dhe paraqitja e kėtij celulari nė treg, mirėpo ėshtė e sigurt qė Samsung pėr kėtė do tė lajmėrojė me kohė.