Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-08, 15:44   #152
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Thaēi kėrkoi nga ministrat zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore

POTEZAT E PARE - vendime te rendesishme nga QEVERIA E RE qe premtojne PERSPEKTIVE....verehet se Z.H.Thaqi ka rreth vetes keshilltare te forte,...koha do te deshmoj ...
---------------------------------------------------------------------


Thaēi urdhėron ministritė t'i braktisin objektet private, kurse stafi politik nuk mund tė jetė nė borde

Prishtinė,
30 janar

Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e sotme ka marrė vendim qė asnjė nga stafi politik i qeverisė aktuale nuk do tė mund tė jenė anėtarė tė bordeve apo ndėrmarrjeve publike, pėrveē nė ato raste ku parashihet me ligj.

Kėtė vendim kryeministri Thaēi qė tė ndihmojė nė depolitizimin e plotė tė bordeve nė ndėrmarrjet publike dhe qė ėshtė pjesė e luftės kundėr keqpėrdorimit tė pozitės dhe pjesė e betejės sė qeverisė kundėr korrupsionit.

"Praktikat e tė qenit tė njė personi nė disa borde nė qeverisjen tonė do tė marrin fund. Tė gjithė tė emėruarit politikė nė qeveri me kėtė propozim nuk do tė mund tė jenė anėtarė tė bordeve tė ndėrmarrjeve publike, tė kenė poste te dyfishta pėrveē nė ato raste kur kėrkohet me ligj", tha Thaēi Kryeministri

po ashtu u ka dhėnė fund praktikės sė deritashme qė institucionet tė kenė selitė e tyre nėpėr objekte private.

Sipas tij, ėshtė nevojė e domosdoshme qė institucionet e Kosovės t'i kenė selitė e tyre zyrtare pėr tė ruajtur dhe kultivuar identitetin dhe dinjitetin e institucioneve tė vendit.

"Nuk ėshtė e dinjitetshme pėr institucione qė selia e tyre tė jetė nėpėr skaje tė qytetit apo nė shtėpitė private, e nė shumicėn e rasteve edhe nė shtėpitė pa leje ndėrtimi", tha Thaēi,

duke shtuar se vendosja e institucioneve nėpėr objekte private buxhetit tė Kosovės i ka kushtuar shumė dhe me kėtė vendim do tė tejkalohet ajo praktikė dhe qė tė mos paguhen qira tė dyfishta.

Sipas tij, qiraja pėr institucionet e vendosura nėpėr shtėpitė private buxhetit tė Kosovės i ka kushtuar hiq mė pak se 16 milion euro.

Me aplikimin e vendimit tė sotėm kėto mjete do tė kursehen dhe do tė investohen nė projekte kapitale. Thaēi ka kėrkuar nga Ministria e Shėrbimeve Publike qė tė bėjė planin detaj brenda dy javės nė mėnyrė qė tė filloj implementimi i kėtij vendimi.

Ndėrkaq, me qėllim tė pėrmirėsimit tė gjendjes nė arsimin e lartė, Qeveria ka marrė vendim qė tė themelojė agjencinė ad hock pėr akreditime nė arsimin e lartė, agjenci kjo qė do tė pėrbėhet vetėm nga anėtarėt e huaj pėr tė shmangur konfliktin e interesit apo ndikimit. Kryeministri Thaēi tha se vlerėsimi i kėtyre ekspertėve do tė jetė valid pėr dhėnien e licencave pėr institucionet e arsimit tė lartė,
.
.
.

. Qeveria e Kosovės po ashtu ka marrė vendim qė tė fillojė puna pėr ndėrtimin e 14 objekteve shkollore nė ato vende ku mėsimi ėshtė zhvilluar nė shkolla kontejner.

"Ndėrtimi i objekteve shkollore nė tė gjitha lokacionet ku mėsimi zhvillohet nė objekte tė improvizuar dhe jemi dėshmitar tė gjithė se nxėnėsit po mėsojnė ende nė objektet kontejner dhe kjo ėshtė shqetėsuese dhe nuk do tė lejojmė qė nxėnėsit kosovarė tė mėsojnė nė kushte tė shekullit tė kaluar dhe duhet tė ndryshojmė gjendjen pėr tė mirė dhe kjo po ndikon qė nxėnėsit tė mos i kenė dijet e duhura por po dėmtohen edhe nė shėndet dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė papėrgjegjėsi e plotė e institucioneve tė vendit", tha Thaēi.
.
.
.


(marr nga QIK )


Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool
Thaēi kėrkoi nga ministrat zvogėlimin e shpenzimeve buxhetore





Qeveria e Kosovės miratoi sot disa vendime qė kanė tė bėjnė me shpenzimet dhe shfrytėzimin racional tė buxhetit nga ana e zyrtarėve qeveritarė. Kryeministri Hashim Thaēi kėrkoi nga ministrat qė tė mbikėqyrin shpenzimet buxhetore nė resorėt e tyre dhe tė raportojnė pėr ēdo muaj. Shkurtime buxhetore janė caktuar pėr shfrytėzimin e veturave dhe telefonave zyrtarė. Po ashtu qeveria mori vendim qė ministrat apo zyrtarėt tjerė tė qeverisė nuk do tė marrin paga tė dyfishta nga buxheti i Kosovės.





Kryeministri Hashim Thaēi ka ndėrmarrė masa tė ashpra pėr kabinetin e tij qeveritar duke kėrkuar nga ministrat dhe zyrtarė tė tjerė tė qeverisė tė zvogėlojnė nė maksimum shpenzimet buxhetore. Nė mbledhjen e sotme tė qeverisė u miratuan disa vendime: vendimi pėr shfrytėzimin e veturave dhe telefonave zyrtarė, vendimi pėr pagat e ministrave-deputetė, vendimi pėr reprezentacionin e stafit politik, vendimi pėr uniformitetin e pushtetit lokal etj.
Kryeministri Thaēi tha se vendimet pėr shfrytėzimin racional tė buxhetit vlejnė pėr tė gjitha organizatat buxhetore.
Sa i pėrket shfrytėzimit tė telefonave zyrtarė, kryeministri do tė ketė tė drejtė tė pėrdorė telefonin mobil pa kufizime, ndėrsa zėvendėskryministrat dhe ministrat do tė shfrytėzojnė telefon roming nė vlerė deri nė 250 euro, ndėrsa zėvendėsministrat dhe sekretarėt e pėrhershėm tė ministrive do tė kenė tė drejtė tė shfrytėzojnė deri 150 euro telefon.
“Do tė kėrkoj qė maksimalisht tė kursehet por gjithmonė tė ketė sukses nė punė dhe do tė caktohet shuma pėr tė gjithė. Kėrkoj qė tė shikohet gjendja momentale dhe tė shkyēen menjėherė tė gjithė telefonat roming qė janė nė pėrdorim jashtė kėtij vendimi. Tė sillet raporti pėr shpenzimet telefonike pėr ēdo muaj pėr tė gjithė dhe do tė raportohet nė mbledhje tė rregullt tė qeverisė dhe para opinionit publik”, tha Thaēi.
Kryeministri Thaēi tha se qeveria e tij synon tė jetė shembull pėr gjeneratat e ardhshme dhe kėrkoi nga anėtarėt e qeverisė tė angazhohen maksimalisht pėr pėrmbushjen e obligimeve .
Po ashtu nė mbledhjen e sotme qeveria ka marrė vendim qė askush nga ministrat apo zyrtarėt tjerė tė mos marrin paga tė dyfishta nga Buxheti i Kosovės, por ata duhet tė pėrcaktohen vetėm pėr njė pagė.
Qeveria miratoi edhe vendimin pėr shpenzimet e reprezentacionit tė stafit politik, pėr uniformitetin e pushtetit lokal. Qeveria ka kėrkuar gjithashtu qė rishqyrtohen tė gjitha vendimet e qeverisė, tė marra pas 17 nėntorit 2007. Kryeministri Hashim Thaēi kėrkoi nga tė gjithė ministrat qė deri nė fund tė kėtij muaji tė finalizojnė pjesėn e tyre tė punės rreth dokumenteve qė parasheh pakoja e Ahtisarit, si dhe qė projekt -buxheti pėr vitin 2008 tė jetė i gatshėm deri mė 7 shkurt.



Huazuar nga RTK 22 janar 2008 - 15:47:12

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 30-01-08 nė 20:30
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė