Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-08, 09:48   #22
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Jetė njerėzisht

SHEH ALBANISHKODRANI QĖ TRONDITI ORIENTIN

Olsi Jazexhi

Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė shqiptarėt e sotėm njohin kaq shumė nga bota qė ata i rrethon por njohin shumė pak nga vetvetja. Nėpėr faqet e shtypit tonė herė pas here ne mund tė gjejmė artikuj qė flasin pėr jetėn e kėtij pape apo atij prifti, kėtij shkencėtari apo atij poeti perėndimor, por rrallėherė ne mėsojmė mbi njerėzit me famė qė ne i kemi dhuruar botės. Njė nga personat mė me famė qė ne i kemi dhuruar botės sė shekullit tė 20tė nuk ka qėnė Aleksandri i Madh. As Skėnderbeu apo Nėnė Tereza e Kalkutės, por njė shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirėnjohur nė orient si Nasirudin Al-Albani. Mbiemri i tij tė lė tė kuptosh fare qartė se ai nuk ishte anonim pėr kombėsinė e tij shqiptare, gjė qė mund tė ēojė ndonjė antishqiptar tė spekullojė pėr origjinėn e tij. Ai nuk u njoh kurrė si Nasirudini i Kalkutės apo i Rijadit, por si Sheh Albani, apo Zotnia Shqiptar. Ai ishte aq krenar pėr identitetin e tij kombėtar saqė atė e pllakosi nė mbiemrin e tij Al-Albani qė nė shqip nga arabishtja pėrkthehet ‘shqiptari’.
Emri original i Sheh Albanit pėr tė cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr nė vitin 1914 nė njė familje tė varfėr muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar pėr disa vite me radhė nė Stamboll pėrpara se tė kthehej nė Shkodėr. Gjatė qėndrimit nė Shkodėr Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė tė kohės sė tij u detyrua tė largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi nė Damask tė Sirisė, gjatė kohės kur Shqipėria ishte nėn rregjimin e Zogut. Nė kėtė qytet Haxhi Nuhu i Shkodrės rriti njė djalė tė quajtur Nasirudin i cili nė tė ardhmen do tė bėhej me famė. Nasirudini i vogėl kaloi fėmijėrinė dhe kreu shkollėn fillore nė Damaskun e famshėm, mes rrėnojave tė tė kaluarės Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane tė kėtij qyteti me famė tė botės Islame ku jetoi Gjon Pagėzori dhe themeluan kryeqytetin Kalifėt e famshėm Emevij. Duke qenė njė student i zellshėm dhe ndikuar nga dijet fetare tė tė atit, te Nasirudin Albani shpejt do tė lindte gjeniu i ardhshėm i shkencės fetare tė hadithit pėr botėn muslimane tė shekullit tė 20tė.

Nasirudin Albani mbahet nė botėn moderne islame si rilindėsi i shkollės se studimit tė kronolgjisė sė hadithit / apo kronologjisė sė historisė profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit pėr shkencėn e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeē nga njė artikull i revistės "Menar". Shkrimi nė fjalė merrej me njė analizė tė librit "Ringjallja e diturive fetare" tė filozofit tė madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve tė Imam Gazaliut ishin ato qė do ta shndėrronin Nasirudin Albanin nė studiuesin dhe kritikun mė gjenial tė shkencės sė historisė profetike islame tė shekullit tė 20tė. I kredhur nė studime nga 8 deri 12 orė nė ditė nė bibliotekat e Damaskut tė famshėm Emevit ku fshihen pasuritė e sė kaluarės sė famshme tė botės arabe, Albani i hyri rrugės sė vėshtirė tė riekzaminimit dhe revizionimit tė shkencės sė hadithit – apo historisė profetike islame. Revizionimit tė vėrtetėsisė shkencore tė sa e sa shkrimeve mbi historinė profetike tė islamit tė cilat ndėr shekuj kishin kaluar mes shumė njerėzish, rracash dhe rregjimesh qė Dar-Al-Islami historik ka pėrjetuar.

Duke ngulmuar me kėmbėngulje shkencėtari Sheh Albani arriti tė analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; tė vėrtetojė apo rrėzojė saktėsinė dhe kronologjinė e tyre, tė analizonte zinxhirin e transmetimit tė hadithit nga dishepujt e hershėm tė Islamit tė cilėt nė shumė raste pėrdornin analogji gojore pėr tė rregjistruar historitė e sė kaluarės. Duke pėrdorur njė talent historiani tė paepur Albani arriti deri aty sa tė rivlerėsoj historianėt e hershėm tė Islamit, saktėsinė e transmetimit tė tyre dhe ndėrthurjen e drejtė tė bazave shkencore tė kėsaj historie tė shenjtė. Puna kolosale e Sheh Albanit e cila pėr nga ana shkencore gėrmonte nė dokumentat mė tė hershme tė historisė islame e bėn atė tė pėrsėrisi punėn ngulmuese qė vetėm klasikėt e Islamit si Bukhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mėnd tė kenė bėrė gjatė shekullit tė 9tė.
Sheh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencės hadithike islame tė shekullit tė 20tė. Ai pati guximin intelektual qė t’iu hapi shkollarėve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit tė dogmave fetare, tė cilat qėndronin tė mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojė e famės dhe dijeve shkencore qė kishte, Sheh Albani u thėrrit nė Arabinė Saudite si lektor i shkencave te hadithit nė Universitetin Islamik tė Medines. Ai lektoroi aty pėr rreth 3 vjet pėr tu kthyer sėrisht mė pas nė Damask. Jeta e Sheh Albanit e pa atė tė jetojė nė Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht nė kryeqytetin e Jordanisė nė Aman, nė tė cilin edhe ndėrroi jetė mė 2 Tetor 1999.

Duke qėnė ndjekės i shkollės Saudite tė Islamit, asaj Selefije, Sheh Albani shihet si njė nga dijetarėt mė kryesor tė kėsaj shkolle gjatė shekullit tė 20tė. Sėbashku me muftiun e Arabisė Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qėnė njė nga autoritetet kryesore tė shkollės Saudite tė shekullit tė kaluar. Fetvatė (gjykimet fetare) tė Albanit kanė patur forcė tė bindin muslimanėt nga Maroku e deri nė Ēeēeni, nga Indonezia e deri nė Bosnje. Duke qėnė se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj mė tė madh gjatė revolucionit ekonomik qė nafta i solli vendeve arabe nė vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesėmarrėse e kėtij revolucioni ideologjiko – ekonomik tė botės Arabe tė Gjirit. Megjithatė guximi revolucionar i Albanit pėr tė riekzaminuar themelet e historiografisė Islame e bėn atė nė shumė raste pre tė sulmeve nga sektarėt.
Pėr ndjekėsit e shkollės selefite Sheh Albani ngelet njė nga autoritetet mė tė rėndėsishme tė tyre, ndoshta pas vetė Muhamed Ibn Abdul-Vahabit qė e reformoi kėtė shkollė Islame gjatė shekullit tė 18tė. Historia e tre mbretėrive Arabo Saudite, duke pėrfshirė edhe Arabinė Saudite tė sotme ėshtė jashtėzakonisht e lidhur dhe ndėrtuar mbi shkollėn selefite apo siē ajo njihet nga armiqtė e saj Vahabite. Pėr arsyen e lartpėrmendur Sheh Albani ėshtė njė nga personalitetet mė tė dashura dhe njohura nė mbretėrinė Saudite, nė botėn arabe dhe ndjekėsit e shkollės Saudite nėpėr botė.

Sheh Nasirudin Al-Albani nuk jetoi nė Kalkuta pėr tė ushqyer tė varfėrit e as nuk pushtoi Indinė si Aleksandri i Madh. Por ai arriti tė pushtojė zemrat e miliona muslimanėve anembanė globit, tė cilėt kur dėgjojnė emrin e tij luten me rrespekt ndaj Krijuesit tė Madh qė ti dhurojė mėshirė shqiptarit me famė. Mė 2 Tetor 1999 kur Hoxha me famė shkodran ndėrroi jetė e gjithė bota muslimane shkroi pėr kėtė shqiptar me famė. Qė nga Sarajeva e deri nė Xhakarta muslimanėt pėrkujtuan kėtė kolos tė madh qė po i largohej botės sė shkencave Islame. Kėtij revizionisti qė pati guximin intelektual tė riekzaminojė kronologjitė historike tė tė kaluarės Islame.

I vetmi vend nė tė cilin asnjė gazetė nuk u kujtua tė shkruaj pėr Sheh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipėria. Ky shkrim mundohet tė mbuloj kėtė turp historik tonin me kėtė pėrpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftė i gjallė pėrjetė dhe historia pastė mėshirė pėr ne, popullin qė nuk kemi mėsuar kurrė tė vlerėsojme vetveten dhe historinė tonė.







.................................................. .......................
Shpresoj qe mos te fshihėt ky postim !
Ky njeri me gjithė ket famė ka qen Shqiptarė, vėlla i kėti kombi, i kėsaj feje !

Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė