Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-08, 10:12   #7
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Babai me perdhunoi qe kur isha 7 vjeēe

Rrėqethės i njė 18-vjeēareje nga Kukėsi me banim nė fshatin Laknas nė periferi tė kryeqytetit, ka ngritur nė kėmbė policinė.

Babai mė pėrdhunon prej 11 vitesh. Nuk mundem tė duroj mė kėtė gjendje. Kam tentuar disa herė tė vras veten. Nuk kisha forcė ta denoncoja krimin se mė kėrcėnonte mua dhe nėnėn". Rrėfimi rrėqethės i njė 18-vjeēareje nga Kukėsi me banim nė fshatin Laknas nė periferi tė kryeqytetit, ka ngritur nė kėmbė policinė. Brenda pak orėsh nė pranga ka pėrfunduar babai monstėr, 58-vjeēari Ramadan Isufaj. I akuzuari pėr krimin makabėr ka mohuar kategorikisht tė ketė pėrdhunuar vajzėn e tij. Duke parė dy qėndrime tė kundėrta, tė vajzės qė pretendon se ėshtė viktimė e pėrdhunimit, dhunės fizike dhe psikike tė babait tė saj, si dhe mospranimin e akuzės nga 58-vjeēari, burime policore thanė se po hetojnė pėr vėrtetėsinė e denoncimit tė 18-vjeēares. Sipas tė njėjtave burime, denoncimi mund tė jetė bėrė dhe pėr ndonjė hakmarrje tė mundshme ndaj Isufajt, kjo pėr faktin se vetėm njė javė mė parė ai ka pohuar se ka gjetur gruan e tij, Shpresa nė shtrat me njė person tjetėr.
Denoncimi
Me lot nė sy, tejet e terrorizuar, 18-vjeēarja ka mbėrritur nė komisariatin nr.5 tė policisė, ku ka denoncuar pėr pėrdhunim babanė e saj, Ramadan Isufaj. Vajza ka pohuar se ėshtė pėrdhunuar nga i ati qė nė moshėn 7-vjeēare. Sipas policisė, pėr 11 vite me radhė 58-vjeēari dyshohet se nė mėnyrė sistematike ka kryer marrėdhėnie seksuale me vajzėn, duke e kėrcėnuar se do ta vriste nėse e denonconte. Madje, duke mos duruar turpin si dhe dhunimin nga i ati, 18-vjeēarja ka tentuar tė vetėvritet disa herė. Pasi kanė marrė rrėfimin e tė dhunuarės, specialistėt e Seksionit tė Luftės Kundėr Krimeve Seksuale dhe Lirisė sė Personit, kanė mbėrritur nė shtėpinė e Ramadan Isufajt duke i vėnė prangat kryefamiljarit. Babai i katėr vajzave, mė e vogla prej tyre 15 vjeēe, akuzohet se ka ushtruar dhunė fizike dhe ndaj bashkėshortes sė tij, Shpresa Isufaj, 43 vjeē. Nė fakt, vetė i akuzuari pretendon se denoncimi ndaj tij ėshtė bėrė me qėllim nga vajzat, pėr fshehur tradhtitė e sė ėmės.
Hetimi
Dyshimet e forta se denoncimi ndaj 58-vjeēarit ėshtė bėrė me qėllim qė tė fshihet tradhtia bashkėshortore, ka bėrė qė policia tė hetojė nė disa pista. Pėr tė zbardhur historinė e ndodhur nė familjen kuksiane, sė pari policia do tė vėrtetojė nėse vajza ėshtė pėrdhunuar sistematikisht. Ekspertiza e mjekoligjorėve do tė hedhė dritė mbi kėtė fakt. Njė tjetėr pistė qė po hetohet ėshtė dhe fakti i denoncimit pėr tė shpėtuar tė ėmėn. Aktualisht mbi supet e babait tė katėr vajzave rėndojnė akuzat e "kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale nė gjini ose nėn kujdestari", "shkaktim tė vetėvrasjes sė mbetur nė tentativė" dhe "dėmtimeve tė tjera me dashje". Klodiana Lala
Sa kėso rastesh ka qė nuk kan guxim te denononcoje?
Shoqeria jone eshte e tille qe keto vajza qe iu ndodhe dicka kaq tragjike, mbesin te pamartuara.
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 03-02-08 nė 22:11
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė