Tejkalimi i mėrzitjes pas tragjedisė
Njerėzit shpesh pėrjetojnė mėrzitje pasė tragjedisė. Kjo shpesh mund tė kalojė nė ndjenja tė mos vlerėsim tė vetėvetes, pa siguri, pa shpresė dhe fajėsi.
Ėshtė me rėndėsi se tė gjitha kėto mendime negative tė mos tė kalojnė pa i kundėrshtuar. Pas pėrjetimit tė tragjedisė shumė njerėz priren tė mendojnė dhe tė presim mė tė keqen nga vetėvetja, jeta dhe ardhmėria e tyre. Mos i pranoni kėto mendime: Mundohuni tė:
- Identifikoni kur jeni tė mėrzitur
- I shkruani mendimet e padashura gjatė kohės kur jeni tė mėrzitur
- Mundohuni ti numroni kėto mendime duke i shkruar argumentet kundėr tyre. Paramendoni se ēka mund ti thuani njė shoqe apo shoku nėse ata mendojnė nė mėnyrė negative pėr vetėveten. Kjo ėshtė posaqėrisht shumė me rėndėsi nėse keni ndjenja faji.
Nėse mbani ditar me gjėrat qė keni mundur ti bėni apo jeni kėnaqur gjatė javės, kjo mund tė ju ndohmojė tė koncentroheni nė gjėra tė mira nė vend tė gjėrave tė kėqija nė jetėn tėnde.
Merruni me diēka aktive
Aktivitetet fizike janė posaqėrisht tė dobishme. Ecni, vraponi, ngasni bicikletėn, kėrceni, ēdo gjė qė ia fillon tė shton aktivitetin tuaj do tė ju ndihmojė tė ndiheni mė mirė. Planifikoni ēdo ditė apo ēdo dytėn ditė tė merreni 15-20 minuta me ndonjė aktivitet fizik. Kėto lloj aktivitete ju ndihmojnė qė tė mos ndjeheni tė lodhur dhe tė lehtėsoj gjendjen shpirtėrore.
Gjeni diēka ndonjė interes qė ju pėlqen dhe kaloni kohė me tė. Planifikoni dhe synoni nė gjėrat qė ju zakonisht dėshironi tė merreni dhe kaloni mė shumė kohė ēdo ditė nė kėto aktivitete. Mund tė ju ndihmojė edhe nėse gjeni ndonjė interes tė ri. Disa njerėz kanė gjetur qė aktivitetet kreative ju kanė ndihmuar ti shprehin ndjenjat e tyre dhe tė ndjehen mė mirė si pikturimi, marrja me poezi, muzika.
Kujdesuni pėr vetėveten
Mundohuni tė rezistoni tundimit nė mėnyrė pėr tė pėrballuar mėrzitjen tė pini alkohol, merrni medikamente apo pėrdorni drogė ilegale. Kėto mund tė ju japin lehtėsim tė menjėhershėm mirėpo shumė shpejt mund tė krijojnė probleme tjera shėndetsore dhe psikologjike. Ushqehuni mirė, ushqimi i shėndetshėm do tė ju mbajė me shėndet tė mirė kėshtu qė do tė shėroheni mė shpejt.
Mundohuni ta qėrasni vetėveten me gjėra qė normalisht ju pėlqejnė.
Kurr ju duhet tė kėrkoni ndihmė tė mėtutjeshme
Ne shpresojmė se sygjerimet qė kemi bėrė nė kėtė fletushkė janė tė dobishme pėr ju. Shqetėsimi qė zakonisht vjen pasė tragjedisė me kohė humbet. Megjithėatė nėse mendoni se pėrparoni ngadalė atėherė ka mėnyra tjera qė mund tė ju ndihmojė tė i tejkaloni problemet tuaja. Konsideroni mėnyra tjera tė ndihmės posaqėrisht nėse marrėdhėniet me njerėz tė tjerė dhe puna juaj ndikon keq, apo mendoni se nuk mund tė pėrmbaheni mė, apo keni mendime ta lėndoni vetėveten. Poashtu ėshtė e vlefshme tė kėrkoni ndihmė tė mėtutjeshme nėse ndjenjat tuaja nuk pėrmirėsohen pas disa muajve.
Ku mundem tė gjejė ndihmė tė mėtutjeshme?
Mjeku juaj i pėrgjithshėm (GP) ėshtė personi mė i mirė qė mund tė bisedoni mė sė pari. Ai apo ajo ka informata pėr shėrbimet lokale qė mund tė ju ndihmojnė. Infermjerja nė klinikėn tuaj apo infermjerja e shėndetit poashtu mund tė ju ndihmojė.
Victim Support (Pėrkrahje pėr viktima) ėshtė njė organizatė e cila ofron pėrkrahje praktike pėr tė ju ndihmuar njerėzve qė kanė pėrjetuar tragjedi dhe janė tė traumatizuar.