Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-02-08, 11:20   #2
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit

Sistemi kolonial
Prej dokumentit tė Rambujesė dhe Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB rrodhi e ashtuquajtura Korniza Kushtetuese, e cila ėshtė njė kushtetutė e veēantė e llojit tė vet: ajo i shėrben legjimitetit tė pushtetit tė UNMIK-ut mbi Kosovėn, dhe nuk ėshtė bėrė pėr popullin, “pėr tė drejtat dhe interesat e tij” (f. 39), sikurse ndodh me kushtetutat klasike. UNMIK-u nuk e merr legjitimitetin, madje as formalisht, prej tė sunduarve dhe kjo pėr Lėvizjen Vetėvendosje! dhe Albin Kurtin do tė thotė vazhdim i sundimit kolonial mbi Kosovėn, nga ana e UNMIK-ut dhe, nėpėrmjet tij dhe e Serbisė. Edhe institucionet vetėqeverisėse nė kuadėr tė Kornizės Kushtetuese, qofshin kėto qeveria, kuvendi, komunat, Trupat Mbrojtėse tė Kosovės dhe Shėrbimi Policor i Kosovės janė pjesė e aparatit kolonial. Kurti ėshtė i prerė nė lidhje me kėtė:
"Administrimi ndėrkombėtar qė nuk ia njeh tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe ia mohon atė popullit nė territorin qė e qeveris, paraqet administrim kolonial. Qeveria e tillė ėshtė represive. Institucionet vendase, mbi kėtė bazė dhe nė kėtė kuadėr, janė zgjatje e sundimit shtypės dhe dominimit tė tij" (f. 109).

Prandaj, thotė ai, ēėshtja qė shtrohet pėrpara Kosovės ėshtė dekolonizimi: “Nė Afrikė ka mbaruar procesi i dekolonizimit. Nė Evropė, ende jo. Pikėrisht pėr kėtė arsye, pėrveē vetėvendosjes sė jashtme, e qė ėshtė nė raport me Unionin Serbi-Mal i Zi [tani Serbi], neve na duhet edhe vetėvendosja e brendshme” (f. 158).
Vetėvendosja e brendshme, pra pėrfundimi i mandatit tė UNMIK-ut nevojitet edhe pėr faktin se pushteti i tij ėshtė absolut dhe nuk i bindet normave demokratike. Ai ėshtė jo demokratik nė mėnyrė tė dyfishtė: sė pari ai ėshtė njė piramidė autoritare dhe komandė nga lart poshtė, pa demokraci tė brendshme; sė dyti, ai i ėshtė mbivendosur popullit dhe nuk ka marrė pėlqimin e tij (f. 41). Nė njė artikull tė botuar nė qershor 2004, Kurti thotė se

"Situata nė Kosovė ėshtė e dominimit absolut tė kėsaj strukture mbi qytetarėt qė janė vetėm vėzhgues. Pikėrisht kjo marrėdhėnie nė mes tė pushtetit tė gjithfuqishėm dhe qytetarit tė pafuqishėm – pa tė drejtat qė i takojnė dhe me trajtimin vetėm si banor qė i bėhet – ėshtė ajo qė duhet tė problematizohet nė shoqėrinė tonė nė Kosovė. Ne jemi tė dominuar; ky ėshtė problemi dhe nga kėtu fillon zgjidhja" (fq. 12).

Sundimi i UNMIK-ut pėrveē se jodemokratik ėshtė i papėrgjegjshėm dhe i paprekshėm. Zyrtarėt e tij janė tė pėrkohshėm, sepse mandati i UNMIK-ut rinovohet ēdo vit. Mirėpo vendimet qė marrin ata nuk janė aspak tė pėrkohshme, siē do ta shpjegojmė edhe mė poshtė. Vendimet e tij kanė atributet e vendimeve tė sovranit, tė njė sovrani qė nuk ėshtė i tillė. UNMIK-u vepron si regjent i njė sovrani qė qėllimisht nuk specifikohet, qė mungon. Prandaj flitet pėr “status tė papėrcaktuar tė Kosovės”, qė tė pengohet kthimi i sovranit nominal, Serbisė, por edhe tė pengohet zgjimi i sovranit popull nė Kosovė dhe tė jetėsohet sundimi i UNMIK-ut. Zyrtarėt e UNMIK-ut marrin vendime qė nuk i prekin ata, sepse ata si ndėrkombėtarė qė janė, nuk mendojnė tė jetojnė vetė nė Kosovė dhe tė pėrjetojnė vendimet qė kanė marrė vetė. Prandaj ata nuk i japin llogari popullit pėr veprimet e veta. Paprekshmėria e tyre del e qartė nga vetė gjyqi qė po zhvillohet kundėr Albin Kurtit. Ky i fundit nuk e pranon legjimitetin e sistemit juridik tė tanishėm nė Kosovė, sepse ai nuk ėshtė i pavarur nga UNMIK-u. Nė mėnyrė paradoksale UNMIK-u ėshtė pala e dėmtuar, pala akuzuese dhe pala gjykuese nė procesin kundėr Kurtit, sepse gjyqtarėt ia kanė bėrė betimin pikėrisht UNMIKU-t. Vendimi i tyre, cilido qoftė ai, nuk mund tė apelohet askund, sepse Kosova si territor josovran nuk mund tė aderojė nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejta tė Njeriut nė Strasburg. Ndėrsa akoma Serbisė i njihen mandatet ndėrkombėtare tė ndalimit pėr banorėt e Kosovės, siē e kanė provuar disa herė nė kurriz tė tyre shqiptarė tė Kosovės kur kanė tentuar tė udhėtojnė jashtė vendit.
Kurti e ka cekur nė mėnyrė tė saktė racionalitetin e veprimeve tė UNMIK-ut: trajtimi i Kosovės si njė rast unik, pra sui generis, qė kėrkon zgjidhje sui generis. Kjo i ka dhėnė dorė tė lirė atij tė eksperimentojė me Kosovėn, sėrish nė mėnyrė tė papėrgjegjshme dhe i paprekur vetė. Kėshtu, “liria e eksperimentimit, e qė ėshtė liri e eksperimentuesit e i cili s’jemi ne, bėhet e pafundme” (f. 237). Trajtimi i Kosovės si rast unik nė llojin e vet, ėshtė pranuar edhe nga politikanėt e Kosovės, me argumentimin qė Kosova nuk duhet lidhur me rastet e tjera pėr shkėputje si Ēeēenia, Kurdistani, apo Tibeti, sepse kėshtu pranohet mė lehtė nga ndėrkombėtarėt pavarėsimi i saj. Pėrkundrazi, nė vend qė tė trajtohet si rast i kulluar i dekolonizimit, pra ku zbatohet parimi i vetėvendosjes, tani, nė emėr tė rastit unik kėrkohen zgjidhje nga mė tė ēuditshmet, “standarde para statusit”, bisedime tė drejtpėrdrejta midis xhelatit dhe viktimės dhe kėshtu me radhė. Kurti sėrish na kujton disa gjėra nė dukje tė rėndomta, por thelbėsore:

"Kur njė problem ėshtė unik, nuk themelohen parime pėr zgjidhjen e tij dhe asisoj i hapet rruga eksperimentimit. Eksperimentimi e ka tė zakonshėm dėshtimin. Provon njė herė, dy herė, tri herė derisa ta fitosh njė rezultat tė pėrdorshėm. UNMUIK-u i ngjan njė kolegjiumi shkencėtarėsh tė cilėt e kanė objektivizuar plotėsisht Kosovėn dhe popullin e saj. Ėshtė hasur njė problem qė ėshtė kategorizuar si unik dhe prandaj pėrvoja nuk na mėson asgjė...Shfaqen standarde tė ēuditshme partikulare dhe pėrjashtohen vlerat universale" (f. 25).

Prandaj, Lėvizja Vetėvendosje! bėn thirrje pėr vetėvendosje tė brendshme, nė lidhje me pushtetin e UNMIK-ut. Ndėrkaq kur nuk i leverdis, UNMIK-u pėr tė penguar vetėvendosjen nuk tutet qė ta trajtojė problemin e Kosovės si njė problem, zgjidhja e tė cilit ka pasoja planetare:
"Pasojat si parashikim kanė fituar prioritet ndaj vullnetit si subjektivitet. Statusi politik i Kosovės ėshtė shndėrruar nė problem unik gjeostrategjik, nė problem tė madh sa bota, pėr zgjidhjen e tė cilit duhet tė kujdesemi madje se ēfarė mund tė ngjajė nė Kinė dhe Rusi...Kėsisoj, statusi politik i Kosovės e ka humbur dimensionin autokton dhe njerėzor. Dhe kjo humbje ėshtė e institucionalizuar dhe e strukturuar" (f. 21).

Kundėr kėsaj Kurti shprehet me vendosmėri: “Kosova nuk ėshtė rast unik qė ka nevojė pėr eksperimente, por ėshtė rast klasik i njė vendi tė robėruar e popullit tė shtypur, qė ka nevojė pėr zgjidhje klasike: lirinė e popullit, pranimin e vullnetit tė popullit” (f. 26).
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė