Titulli: Falenderojm Allahun per dhuntite tij....
Falėnderimi i Takon All-llahut
Burbuqe REXHA
Nėnė kush do tė thoshte se do tė udhėzoheshim gati tė gjithė?
Falėnderimi i takon vetėm dhe vetėm Allahut, pranuesit tė lutjeve. Ende mė vjen te qaj nga gėzimi... Derisa nė fillim faleshim vetėm unė dhe ti. Tė kujtohet nėnė? Mbas njė kohe na u bashkėngjitėn edhe vėllezėrit mė te vegjėl. Me kėnaqej shpirti tek i shikoja qė zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet vinin dita ditės tek ne. Mė lajmėruan qė edhe motra ka filluar tė falej. Falėnderimi i takon Allahut pėr tė gjitha mrekullitė qė na ndodhin. Por tė gjithė kishim njė brengė, ishte vėllai qe kthehej nė mesnatė. Nėna shpeshherė lotonte. Nuk flinte e qetė, e linte derėn hapur. Njėmijė e njė pyetje silleshin nė kokėn e saj." Ku ndodhesh tani biri im ?!! Me kė shoqėrohesh ? Mos vallė ? Athua mos...?!!... " Nėnė tė lexonim edhe atėherė kur i fshije lotėt. Vazhdimisht na rikujtoje dhe pėrsėrisje "lutuni pėr udhėzimin e vėllait !". Tė vėrenim edhe atėherė kur sytė te flisnin diēka tjetėr. Brenga vazhdonte pėr tė gjithė. Filluam tė shtonim lutjet. Luteshim edhe nė namaze tė natės. Por ende nuk kishte ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjė. Vėllai kthehej nė mesnate... E xhuma, nuk mund ta shpjegoj atė emocion qė mė pėrcillte gjatė gjithė ditės. E kėrkoja arsyen po ende nuk e merrja pėrgjigjen. Pasdite bisedova me vėllanė. Pasi bėmė bisedė tė zakonshme ndėr tė tjera e pyeta edhe pėr namazin e xhuma-sė. "Po e kam falur" u pėrgjigj . "Pėrveē kėsaj mbrėmė skam fjetur fare"-vazhdoi tė tregonte ."sot , sot kam filluar tė fali edhe namazin e sabahut"... Elhamdulilah !!! Falėnderimi i takon vetėm dhe vetėm Allahut !!! fillova tė lotojė nga gėzimi... Allahu bėn mrekulli !!! .... Mezi prisja ti takoja tė gjithė. Tė jetoja ato ēaste. Atmosferė gėzimi mbizotėronte nė shtėpi. Ndjenjė shumė e mirė. Tė gjithė tė zgjuar pėr tė falė namazin e sabahut. Mė ngjasonte nė ditė Bajrami. Mė kėnaqej shpirti, kur e shihja tė rregullohej. Tani jo pėr tė dalė nė jetėn e natės, tani rregullohej- pėrgatitej tė shkonte ne xhami .Ishte thellė i penduar pėr kohėn e humbur. Mė duket se e dėgjoja-e lexoja nė sytė e tij : "Allah mė fal jam rikthyer pėrsėri tek ty Allah !... Nėnė ma bėj hallall ! Ke shumė netė pa gjumė, tė kam lėnduar shumė. Nėnė mos qaj mė, jam kthyer pėrsėri. Mos shiko mė nga rruga, mos e le derėn hapur, nė shtėpi me ke Mėsohu me faktin qė jam kthyer. Jam penduar! Nėnė, mė fal pėr dhimbjen qe tė kam shkaktuar, mallin qė tė dogji shpirtin, humbjen pėr se gjalli. Kam rilindur edhe njėherė. Prapė po jetoj, po jetoj momentet e humbura. Jetoj edhe ti kėto ēaste, lutja ju ėshtė pranuar." ... Falėnderimi i takon Allahut dhe vetėm Allahut!
|