Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-08, 13:46   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar

Debati politik i kohėve tė fundit nė Kosovė ka nė qendėr tė tij njė lėvizje tė papritur nga njė burim i paparashikuar: Hashim Thaēi, ish udhėheqės i UCK-sė, tani kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, ka bėrė thirrje pėr njė moratorium tė diskutimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė emisionin Ditari tė datės 18 prill, Zėri i Amerikės zhvilloi kėtė intervistė me zotin ThaēiZoti Thaēi, para se tė fillojmė me pyetjet lidhur me propozimin tuaj, a mund t’ju pyes se si keni reaguar ndaj vendimit tė zotit Shtainer, qė e shpall Armatėn Kombėtare Shqiptare si grup terrorist?
Hashim Thaēi: Qėndrimet e tė gjitha partive dhe tė institucioneve tė Kosovės tanimė janė tė njohura botėrisht. Pėr ne, janė tė papranueshme dhe tė dėnueshme tė gjitha aktet e dhunės qė ndodhin nė Kosovė.
Zoti Thaēi, propozimi juaj pėr njė moratorium ėshtė pritur me reagime nga mė tė ndryshmet. Disa, kryesisht nga rradhėt e komunitetit ndėrkombėtar, e shohin kėtė si njė ide tė re dhe tė guximshme. Ndėrsa tė tjerė, sidomos nė Kosovė, e shohin atė si njė hap prapa qė mund tė minojė pozitat e shqiptarėve. A ėshtė interpretuar drejtė propozimi i juaj dhe a mund tė na shpjegoni shkurtimisht se ēfarė keni dashur tė thoni pėrmes kėtij propozimi?
Hashim Thaēi: Fillimisht, ideja pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik tė Kosovės, ėshtė bazuar nė realitetin ekzistues nė Kosovė. Ėshtė ide origjinale e imja, pėr arsye se instuitucionet e Kosovės, sot janė para tre dilemave, mendoj, mjaft tė rėndėsishme.
E para ėshtė qė ne tė prodhojmė dokumente valide institucionale lidhur me pavarėsinė e Kosovės, dhe kėto dokumente t’ua dėrgojmė pėr njohje faktorėve pėrcaktues ndėrkombėtar, si Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Apo tė shpallim moratorium, po qe se vlerėsojmė se nuk janė krijuar kushtet pėr opsionin e parė pėr njohjen e pavarėsisė. Kjo, sepse institucionet e Kosovės, Parlamenti dhe Qeveria, megjithėse kėrkohet njohja formale e pavarėsisė, ende nuk u kanė dorėzuar asnjė dokument as Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, as OKB-sė dhe Bashkimin Evropian pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, njė gjė tė tillė institucionet e Kosovės do tė duhej ta bėnin. E treta ėshtė qė tė mos e tolerojmė, fatkeqėsisht siē po e bėjmė sot, zhvillimin e proceseve integruese nė Unionin Serbi-Mali i Zi, ose dezintegrimin territorial dhe institucional tė Kosovės.
Tė gjithė e dinė se si Unioni Serbi-Mali i Zi ėshtė pranuar nė Kėshillin e Evropės, ku Kosova pėr fat tė keq figuron si pjesė de jure e Serbisė. Prandaj, ideja ime ėshtė qė tė vazhdojmė me angazhimet tona mė konkrete, dhe moratoriumi instalon mekanizmin e afatit me garancione ndėrkombėtare pėr njohjen e sė drejtės sė popullit tė Kosovės pėr vetvendosje, e cila tash pėr tash nuk ekziston nė asnjė dokument ndėrkombėtar. Pastaj, krijon parakushte pėr njė angazhim mė tė fuqishėm tė tė gjithė faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm nė ndėrtimin e standardeve si parakush pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės.
Ky projekt nuk nėnkupton sfidim tė standardeve politike, ekonomike dhe legjislative perėndimore. Pėrkundrazi fuēizon institucionet e Kosovės nė realizimin e kėtyre standardeve me statusin, dhe anasjelltas, sepse ne me standarde do tė merremi edhe tash pėrpara statusit, edhe gjatė zgjidhjes sė statusit por edhe pas zgjidhjes sė statusit politik.
Gjithashtu, moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė institucionet veriatlantike dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtar, si Bankėn Botėrore, Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Organizatėn Botėrore e Tregtisė, e tė tjera. Gjithashtu, ne tė gjithė duhet ta kuptojmė qė bota e njeh pavarėsinė jo vetėm pėr shqiptarėt por pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė Kosovė, dhe kur tė gjithė t’i gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta. Prandaj, parandalon konfrontimin institucional shqiptar me atė minoritar serb. Nė shoqėri dhe institucionet vendore, krijohen parakushte tė domosdoshme pėr zgjidhje e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Gjithashtu ai parandalon pėrpjekjet e faktorėve tė tjerė qė janė kundėr integrimit tė institucioneve tė Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar. Kėshtu qė, aktualisht siē ėshtė duke u zhvilluar procesi, ku mungojnė afatet kohore pėr zgjidhjen e statusit final, duam ne apo jo, ēėshtja e Kosovės, po tajvanizohet, po qiprizohet, po merr trajta tė ēėshtjeve tė tjera tė pazgjidhshme. Prandaj propozimi, projekti im, qė sot ėshtė bėrė edhe projekt i Partisė Demokratike tė Kosovės, nuk e bllokon zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit por e afatizon atė me garanci ndėrkombėtare, brenda kėtij mandati qeverisės tė koalicionit Partia Demokratike e Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, Aleancė pėr Ardhmėrinė e Kosovės duke i integruar edhe minoritarėt.
Zoti Thaēi a keni ndonjė ide se a mund tė jetė ky propozim i pranueshėm pėr Beogradin dhe fuqitė kryesore qė merren me ēėshtjen e Kosovės?
Hashim Thaēi: Mua, mė vjen mirė qė pas periudhės katėrvjeēare tė tranzicionit, nė kėtė projekt kemi mbėshtetjen e plotė tė mekanizmave ndėrkombėtar, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kanė shprehur mirėkuptim, mbėshtetjen e plotė tė OKB-sė, mbėshtetjen e plotė tė Bashkimit Evropian, qė u konfirmua nga pjesmarrja nė takim me mua e vet ambasadorėve tė vendeve anėtare, gjithashtu edhe mbėshtetjen e plotė nga OSBE-ja qė gjithashtu sot ėshtė konfirmuar. Prandaj, mendoj se duhet ta shfrytėzojmė kėtė mirėkuptim tė komunitetit ndėrkombėtar pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. Mirėpo, pėr ēėshtjen e Kosovės, vendosin kosovarėt dhe ndėrkombėtarėt dhe jo Beogradi.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante