Titulli: Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Zoti Thaēi, edhe nėse arrini tė siguroni mbėshtetje ndėrkombėtare, nėse nuk arrini qė tė siguroni edhe mbėshtetjen e forcave tė tjera politike shqiptare, nuk ka tė ngjarė qė ky propozim i juaj tė pranohet. Me sa e kuptoj unė, gjithmonė ka ekzistuar njė marrėveshje e pashkruar midis forcave kryesore politike se pėr ēėshtjet thelbėsore siē ėshtė ajo e statusit pėrfundimtar, kėto forca duhet tė bashkėrendojnė qėndrime e tyre. Kritikėt ju akuzojnė se nuk jeni kėshilluar me partitė e tjera kryesore politike pėrfshirė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, para se tė shpallni publikisht propozimin tuaj. Madje, disa thonė se ju po pėrpiqeni qė tė fitoni kapital politik me njė propozim tė tillė. Si ju pėrgjigjeni ju kėtyre akuzave dhe kritikave?
Hashim Thaēi: Fillimisht dua tė sqarojė se ky projekt nuk ėshtė hedhur nė opinion, nė institucionet e Kosovės dhe ato tė faktorit ndėrkombėtar pėr elektorat, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit. Ėshtė hedhur pėr tė thyer kėtė statu-kuo tė mėrzitshme dhe tė lodhshme pėr shoqėrinė dhe institucione e Kosovės. Ne duhet tė ndėrtojmė njė Kosovė qė njerėzit e kanė lakmi tė jetojnė nė tė e jo ta braktisin atė.
Ne e dijmė se ēfarė varfėrie dhe ēfarė krize ekonomike kemi tani. Kemi Kosovėn nė terr. Kemi njė numėr tė madh tė njerėzve qė janė tė papunė. Ne e dimė se ēfarė kompetenca kanė institucionet e Kosovės, ku sot UNMIK-u nuk lejon qė qeveria e Kosovės ti shfrytėzojė as ato tė drejta tė garantuara me Kornizėn Kushtetuese. Prandaj, ato tė drejta, ato kompeteca duhet tė barten menjėherė, jo tė diskutohen. Pastaj edhe tė drejtat e rezervuara pėr zotin Steiner nuk duhet tė jenė tema tabu pėr kosovarėt. Ne duhet tė kemi qasje tė drejtėpėrdrejtė nė politikė tė jashtme, nė siguri, nė buxhet, nė organet e drejtėsisė. Prandaj, ne duhet ta dinamizojmė procesin. Ne duhet ta afatizojmė procesin e zgjidhjes sė statusit politik. Prandaj, kėto priorite, kėto angazhime, nuk janė vetėm tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, vetėm tė PDK-sė.
Sot ka pėrfunduar cikli i parė i takimeve dhe bisedimeve me komunitetin ndėrkombėtar prej tė cilėve kemi marrė mbėshtetje tė plotė. Javėn e ardhshme do tė filloi cikli i dytė i konsultimeve me partitė politike, me institucionet e Kosovės, me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, me personalitetet publike, sepse jam i bindur qė tė gjithė janė tė pakėnaqur me situatėn aktuale qė kemi. Tė gjithė janė pėr ndryshime dhe besoj se kėsaj qasje pėr ndryshime, pėr lėvizje mė tė shpejtė pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik, pėr afatizimin e implementimit tė prioriteteve ti bashkangjiten edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe rivalėt politik tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mirėpo, edhe bartėsitė e institucioneve tė Kosovės, duhet tė reflektojnė pėrgjegjėsi institucionale, tė dalin nga kornizat partiake dhe tė sillen nė pėrputhshmėri me interesa e vendit dhe tė qytetarėve.
Kjo ide, nuk ėshtė hedhur kundėr askujt, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit, tė popullit, dhe jam i sigurtė se tė gjithė do ta kuptojnė drejtė dhe do tė kemi konkluzione tė pėrbashkėta, konkluzione tė cilat do tė institucionalizohen dhe do ti prezentohen botės, Shteteve tė Bashkuara, OKB-sė, dhe Bashkimit Evropian si projekte tė institucioneve tė Kosovės. Thjeshtė, bota ka nevojė tė ketė dokumente zyrtare pėr ēėshtjen e Kosovės nga institucionet e Kosovės.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|