Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-08, 09:55   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kuvajti, “veza e artė” e bashkisė, 5 milionė euro pėr sheshin “Skėnderbej”

Kuvajti : "veza e artė" e bashkisė, 5 milionė euro pėr sheshin "Skėnderbej"




Blerta Mrishaj
Gazeta Standard
07/02/2008




Pas vizitės disaditore tė zhvilluar nė shtetin e Kuvajtit, nė Gjirin Persik, kryebashkiaku Rama ka arritur jo vetėm tė sigurojė fonde pėr restaurimin e sheshit “Skėnderbej”, por edhe ndihmė pėr rehabilitimin e parkut tė liqenit artificial. Menjėherė pas kthimit nga Kuvajti, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ditėn e djeshme ka shpjeguar detaje tė vizitės qė ai dhe njė delegacion i bashkisė kanė bėrė nė Kuvajt, ku autoritetet mė tė larta shtetėrore kanė premtuar mbėshtetje pėr kryeqytetin shqiptar.



Vizita


Kreu i bashkisė, Rama, ka udhėtuar drejt Kuvajtit nė pėrgjigje tė ftesės sė Kryeministrit tė kėtij vendi. Gjatė qėndrimit nė Kuvajt kryebashkiaku Rama ėshtė takuar pikėrisht me Kryeministrin e vendit, Sheikun Nasser Al Saba, me Emirin e Shtetit tė Kuvajtit, Sheikun Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, me kryetarin e Parlamentit, z. Jassim Al Kharafi, ministrin e Punėve Publike, si dhe me Guvernatorin e Al Ahmadit, rajonit mė tė zhvilluar tė Kuvajtit. Gjatė vizitės sė tij bėhet e ditur se Rama ka nėnshkruar edhe njė marrėveshje bashkėpunimi mes dy bashkive nė fusha tė ndryshme. Ndonėse partner i largėt pėr nga pėrhapja gjeografike, nė Gjirin e Persik, Kuvajti ėshtė i pari shtet qė po ndihmon Bashkinė e Tiranės nė realizimin e projekteve tė iniciuara prej krerėve tė saj. Me anė tė njė ftese tė bėrė nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, shteti i Kuvajtit ka dhėnė njė shumė dhuratė prej 5 milionė eurosh pėr rindėrtimin e sheshit “Skėnderbej”. Ndėr tė tjera, Edi Rama ėshtė shprehur edhe mbi ndihmėn e dhėnė: “Informoj bashkėqytetarėt tanė lidhur me vizitėn e frytshme qė delegacioni i Bashkisė sė Tiranės pati nė Kuvajt. U jam thellėsisht mirėnjohės autoriteteve tė shtetit kuvajtian, Emirit tė Kuvajtit, Princit tė Kurorės, Kryeministrit dhe qeverisė sė tij, si dhe Guvernatorit tė Provincės sė Ahmadit, qė me mikpritjen e tyre na shprehėn ndjenjat e njė miqėsie tė posaēme dhe tė njė interesimi krejt tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe kryeqytetin e saj”.

Kuvajti

Kryeministri i Kuvajtit i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė kryebashkiakut Rama pėr tė mbėshtetur konkursin ndėrkombėtar pėr sheshin “Skėnderbej” dhe Xhaminė e Et’hem Beut, si dhe ka konfirmuar njė shumė dhuratė prej 5 milionė eurosh pėr realizimin e projektit fitues. Autoritetet kuvajtiane kanė krijuar njė hapėsirė tė gjerė mundėsish pėr tė financuar tė tjera projekte, pėrveēse projektit tė parė, atė tė rindėrtimit tė sheshit “Skėnderbej”, i cili tashmė ėshtė drejt rrugės sė realizimit me shpalljen e konkursit ndėrkombėtar. Kėsaj radhe u mbetet juristėve profesionistė tė studiojnė me kujdes propozimet e reja qė do tė bėhen pėr t’u drejtuar me njė dosje tė plotė projektesh nė bazė tė njė plani afatmesėm. Ndėrkohė Rama ka shpjeguar edhe nė lidhje me planin e tij mė tė ardhshėm nė lidhje me rehabilitimin e parkut tė liqenit artificial. Ai ėshtė shprehur se “kemi rėnė dakord plotėsisht qė projekti mė prioritar, pėr tė cilin ne do tė bėjmė gjithēka duhet qė ta prezantojmė nė kuadrin e njė plani afatshkurtėr, tė jetė rijetėzimi sipas standardeve bashkėkohore mjedisore i parkut tė madh tė liqenit, bazuar nė masterplanin qė disponon aktualisht Bashkia e Tiranės. Ambicia e pėrbashkėt me miqtė kuvajtianė ėshtė qė ky park tė kthehet nė njė model tė marrėdhėnieve tė komunitetit me natyrėn, pasqyrė e vetėdijes sė re mjedisore tė botės ku jetojmė dhe pėrpjekjes sonė pėr ta bėrė kėtė vetėdije instrument tė patjetėrsueshėm tė bashkėjetesės qytetare nė Tirane

Kryebashkiaku pas vizitės zyrtare: Gjetėm partnerė tė rinj e tė fuqishėm qė do tė na mbėshtesin!


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante