Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-08, 10:49   #7
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė rast tė njė lufte boterore

--------------------------------------------------------------------------------

Ambasadori rus nė NATO ngre tensionin. Serbėt, protestė e dhunshme nė Mitrovicė


Pas sulmeve serbe nė ambasadat perėndimore nė Beograd, Moska jo vetėm qė nuk ėshtė distancuar, por ka shkuar edhe mė tej, duke kėrcėnuar SHBA-tė dhe vendet e Bashkimit Evropian. "Rusia mund tė pėrdorė forcėn nėse NATO-ja ose Bashkimi Evropian sfidon Kombet e Bashkuara rreth Kosovės, deklaroi i dėrguari rus nė NATO. "Nėse BE-ja punon jashtė qėndrimit tė pėrbashkėt, apo nėse NATO-ja thyen mandatin e vet nė Kosovė, kėto organizata do tė jenė nė konflikt me Kombet e Bashkuara", tha Dimitri Rogozin nga Brukseli. "Ne gjithashtu do tė na duhet tė veprojmė nė mėnyrė qė rregulli tė respektohet - do tė pėrdorim dhe forcėn e armatosur", tha Rogozin.

Mitrovicė

Ishte paralajmėruar se protesta e sė premtes nė Mitrovicė do tė kishte sė paku 10 mijė veta, por autobusėt plot me serbė tė ndalur nėpėr pikat kufitare e kanė rrudhur shumė kėtė shifėr. Njė vlerėsim i KFOR-it numėronte pak mė shumė se 2000 vetė. Por edhe pse jo shumė nė numėr, agresiviteti i tyre ishte shumė i lartė. Me xhepa tė mbushur me gurė dhe shashka, ata kanė marshuar nė rrugėn kryesore tė qytetit dhe i janė afruar urės. Me dhjetėra trupa speciale tė pajisur me mburoja dhe skafandra, i prisnin aty por nuk iu ėshtė dashur tė ndėrhyjnė asnjė ēast, pavarėsisht provokimeve me mjete plasėse. Serbėt kanė hedhur shashka te kėmbėt e policėve, pėr tė rritur tensionin, ndėrsa dy helikopterė tė KFOR-it kanė vėzhguar nga lart. Me kėngė nacionaliste qė ju kėndojnė luftėrave nė Bosnjė dhe Kroaci, por edhe miteve, serbėt edhe nė kėtė protestė tė mllefosur deklaruan se Kosova ėshtė zemra e Serbisė dhe se nuk e japin Kosovėn. Policia ka vlerėsuar se ata kanė qenė mė tė rrezikshėm se tė gjitha ditėt e tjera, prandaj i kanė larguar edhe mediat prej tyre. Protesta nuk u zhvillua nė orėn 12:44, njė orė e zgjedhur nė mėnyrė simbolike qė nėnkupton respektimin e rezolutės 1244 pėr Kosovėn. Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i vendosėn tė mos lejojnė hyrjen ne Kosovė tė qytetarėve serbė, tė cilėt kishin pėr qėllim pjesėmarrjen nė protesta. Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani, tha se disa makina me serbė nė pikėn kufitare tė Merdarės nuk u lejuan tė futen nė territorin e Kosovės. "Duke filluar nga ora 22:00 e sė enjtes portat kufitare 1, 3, 4, dhe 31 janė urdhėruar qė tė kontrollojnė dhe bastisin tė gjithė personat, automjetet e veēanėrisht autobusėt, tė cilėt hyjnė nė territorin e Kosovės nga ana e Serbisė", tha Elshani. Disa dhjetėra vetė udhėtuan nė kėmbė nga Leposaviqi dhe iu bashkėngjitėn protestuesve tė mllefosur. Nga ana tjetėr, edhe trupat e TMK-sė ishin vendosur rreth 100 metra larg urės dhe nuk kanė lejuar qarkullimin e shqiptarėve drejt saj. Ndėrkohė, gjykatėsit shqiptarė as tė premten nuk kanė mundur tė shkojnė tė punojnė nė veri. Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, ka takuar punonjėsit e gjykatės qė kanė dashur tė shkojnė nė punė dhe i ka bindur qė tė kthehen nė shtėpi derisa tė krijohen kushtet e sigurisė. "Dje ėshtė atakuar gjyqi nga punėtorėt e gjykatave paralele serbe, me qėllim qė nė objektet e gjykatave kosovare tė vendoset departamenti i gjyqit serb, por nuk ėshtė lejuar nga forcat e UNMIK-ut dhe KFOR-it", tha Rexhepi. Sipas tij, kėtyre strukturave ju ėshtė bėrė thirrje qė t‘i mbrojnė me ēdo kusht gjykatat dhe burgun, tė cilat gjenden nė veri tė qytetit. Ndėrkohė sipas burimeve tė "Shqip", tė enjten nė darkė ėshtė sulmuar burgu i Mitrovicės, ndėrsa gardianėt serbė kanė rrahur pėr vdekje njė tė burgosur shqiptar. Serbėt kanė deklaruar se do tė zhvillojnė protesta deri mė 17 mars.

Shqip
__________________

Rusija kercnohet me ndėrhyrje ushtarake nė kosovė




Ky artikull i shkruar ne nji forum nga nji forumiste shqiptarė qė un e huazova per kėt temė me bėri te mendoj se sa larg shkon rusija ne kercnime dhe se me qfar rreziqesh luan me qfar zjarri prandj nuk po ekzagjeroj por ehapa ket temė qė do ta vazhdojnė shum mendimtarė tema do te pasurohet
secili do te shpreh mendimin e tij dhe pikrisht kto kercnime te vazhdueshme te rusisė mė bėjnė
te mndohem se ku ekan mbeshtetjen si guxon rusia te mendoj nderhyrjen ushtarake ne kosovė kur dihen pasojat e kaj aventure katastrofale
nuk ekzagjerova por thash nji te vertetė dhe nuk ėsht vetem ky artikull por ka sa te duash ku rusija vazhdimisht kercnon
prandaj ehapa ket temė me kend llogarit ajo kur thot europa dhe perendimi do te ballafaqihet me kombet e bashkuara deri edhe ushtarakisht ajo vazdhmimisht po kercnon ne te gjitha format un nuk di a jan reklama te sajė apo e ka seriozisht
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė