Polonia
Polonia edhe zyrtarisht njohu pavarėsinė e Kosovės
Ministri i Jashtėm i Polonisė, Radek Sikorski, ka bėrė tė ditur se qeveria e kėtij vendi ka miratuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ministri Sikorski e ka bėrė tė ditur kėtė lajm pas takimit tė rregullt javor tė qeverisė, tė martėn, njofton International.
Sikorski dhe kryeministri i Polonisė, Donald Tusk, qysh para disa ditėsh patėn deklaruar se Polonia do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, mirėpo tash ky vendim ėshtė marrė edhe zyrtarisht.
Kosova njihet edhe nga Belgjika
Njohja e Republikės sė Kosovės nga Polonia, vjen vetėm njė ditė pas njohjes zyrtare qė i ėshtė bėrė asaj nga Belgjika.
Mbreti belg Alberti II tė hėnė ka nėnshkruar dekretin mbretėror mbi njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kėshtu ka puhuar njė zėdhėnės i Punėve tė Jashtme belge. Teksti si i tillė ka marrė dritėn e gjelbėr nga qeveria belge qė nga java e kaluar.
Ky nėnshkrim pėrmbyll procedurėn e brendshme pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, e cila megjithatė bėhet zyrtare pas dėrgimit tė njė letre Prishtinės zyrtare nga Ministri i Punėve tė Jashtme qė konfirmo vendimin e Belgjikės.
Ditė mė parė Kosovėn e ka njohur edhe Peruja.
Mesazhi.com
|