Marrėveshja e Oslos
Mė rėnien e Bashkimit Sovjetik dominanca e perėndimit nė Lindjen e Mesme u bė e padiskutueshme. Nė vitin 1993 qeveria e re Laburiste sė bashku me Klintonin nė Oslo i dhanė Palestinės njė marrėveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez nė vetėm 22% tė asaj qė mė parė ishte Palestinė. Megjithatė qarqet izraelite nuk donin tė pranonin qeverinė e themeluar nga Jitzhak Rabini dhe Klintoni nė Rripin e Gazės me Arafatin. Benjamin Netanjahu qė ishte aleat i ngushtė i Republikanėve nė Amerikė refuzoi Paktin Klinton dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, ndėrsa Marrėveshjen e Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut ndėrmjet Hitlerit dhe Ēambėrlenit. Propaganda bėri punėn e saj. Nė 1995 Rabini u vra nga terroristi ēifut Jigal Amir, dhe nė 1996 Likudi rierdhi nė pushtet. Megjithatė nė 1999 qeveria Likud ra dhe nė pushtet erdhėn sėrish Laburistėt me Ehud Barakun. Pėrpjekjet e Barakut pėr tė krijuar Shtetin e vogėl Palestinez, dėshtuan pasi Arafati nuk pranoi tė shesė Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por pėrpjekjet e Barakut pėr paqe krijuan njė makth tė paparė nė qarqet ultra-sioniste tė cilat zgjodhėn Sharonin kryetar tė Likudit. Pėr tė shkatėrruar njėherė e mirė Paqen nė Palestinė, nė vitin 2001, Sharoni marshoi nė Xhaminė Aksa sė bashku me njė turmė fondamentalisėsh hebrenj. Me marshin e Sharonit nė Xhaminė Aksa, Marrėveshja e Oslos vdiq. Palestinezėt nisėn Intifadėn Al-Aksa nėn udhėzimet e Arafatit dhe nė botėn Islame u ngjall frika e shkatėrrimit tė Xhamisė sė Shenjtė. Ndėrsa nė shkurt 2001 Sharoni u zgjodh kryeministėr i Izraelit.
Sharoni, terrori dhe 11 shtatori
Pas fitores nė zgjedhjet e shkurtit 2001 vetėm me 37% tė votave, Ariel Sharoni u shpall kryeministėr i Izraelit. Ndėrsa bota dridhej, Ariel Sharoni pėrdori sulmet e 11 shtatorit 2001 qė brenda natės tė kthehej nga njė ish-kriminel lufte, qė kėrkohej nė tė gjithė botėn, nė heroin e ri tė luftės kundėr terrorizmit botėror. I pa shqetėsuar pėr krijimin e skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi njė gjenocid tė ri kundėr palestinezėve. Ai futi trupat izraelite nė Rripin e Gazės dhe Bregun Perėndimor duke shkatėrruar shtėpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarė palestinezė sipas dėshirės. Duke iu gėzuar faktit se perėndimi tashmė ishte i tėri nė eufori kundėr Botės Islame, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shpėtuar vite mė parė nė Liban. Nė 3 prill 2002 armata izraelite hyri nė kampin palestinez tė Xheninit tė cilin do ta kthente brenda pak kohe nė petė. Pėrfaqėsuesi i OKB-sė, Terxhe Road Larsen qė vizitoi kampin pas masakrės deklaroi se kishte parė njė tėrmet. Nė Xhenin u vranė disa qindra arabė, burra, gra dhe fėmijė. Shumė nėna u vranė ndėrsa ushqenin bebet e tyre, ndėrsa fėmijėt e vegjėl shihnin sesi bombat iu vrisnin prindėrit dhe komshinjtė. Mė pas, nė 2 prill Sharoni rretho i Arafatin nė Mukata tė Ramallahut, dhe kėrkoi ta vrasė. Por i pėrballur me protesta ndėrkombėtare, dhe me furtunėn qė vrasja e Arafatit do tė shkaktonte nė botė, Sharoni, u tėrhoq, duke izoluar Arafatin me muaj tė tėrė. Pas kėsaj agjentėt e tij brenda Mukatasė nisėn helmimin e tij. Sikur tė mos mjaftonte masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi pėr shtetin izraelit gjysmėn e Bregut Perėndimor sė bashku me Jeruzalemin. Pėr kėtė ai ndėrtoi edhe njė mur masiv pėr tė burgosur tė gjallė palestinezėt. Edhe pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, Sharoni vazhdoi tė sundojė. Konfliktet qė ndoqėn Libanin, nė shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrarė, sipas politikanėve arabė mbajnė pas gishtin e Sharonit i cili me ndėrhyrjen nė Liban dhe largimin e Sirisė qė aty synonte tė izolojė palestinezėt nga regjimet mike dhe tė hakmerret me Libanin pėr atė qė la pa bėrė nė 1981. Megjithatė, infarkti0 qė e goditi nė zemėr nė 4 janar 2006 e ndaloi Sharonin nga vijimi i dosjes sė gjatė tė krimeve qė ai ka bėrė pėrgjatė historisė. Duke parė rezymenė e pėrgjakshme tė historisė sė Ariel Sharonit, shkruesi i kėtij shkrimi habitet dhe pyet se pėr cilin Sharon – njeri paqeje – flet Rajmonda Moisiu mė 14 mars 2005?
http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=19749&lang=