Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Mbi Personalitetin
Gjurmimet e shumta rezultojnė, se edhe roli i historisė, kushtet e veēanta tė zhvillimit, tradita, zakonet e doket e njė shoqėrie, paraqesin faktor tė rėndėsishėm nė formimin e personalitetit. E dihet shumė mirė rrjedha e historisė sė popullit tonė. Prandaj edhe mund ta justifikojmė tė kaluarėn, duke mos hyrė nė detaje pėr faktorėt sfidues drejt zhvillimit intelktual, sepse na duhet njė hapėsirė shumė e madhe pėr analizimin e asaj periudhe...Por a mund ta justifikojmė tė tanishėm? Sot kur mburremi me tė arriturat tona nė artė, kulturė, shkencė; sot qė kemi sa e sa universitet, shoqėrore e private, kolegje tė vendit e tė huaja duke filluar nga shteti amė, nė Shqipėria e deri edhe nė diasporė; sot qė kemi aq shumė doktor shkencash, magjistra e akademik; sot qė botojmė aq shumė libra, gazeta e revista; sot qė kemi qeveri demokratike; sot qė kemi tė realizuar edhe ėndrrėn shekullore, pavarėsinė e Kosovės; sot qė mė sė shumti merremi me vetveten...E mė sė paku u japim rėndėsi ēėshtjeve edukative, etike e psikologjike tė brezit tė ri, brez qė do jetė pasqyrim i ardhmėrisė sė kombit.
Ja njė analizė e shkurtėr nė kėtė drejtim pas viteve tė 80-ta. Me suprimimin e organeve mė vitale tė saj nga Beogradi, Kosova kaloi nėn okupim klasik. Nė planin diskriminues tė pushtuesit, pikė qėndrimi kryesor (jo pa qėllim) ishte arsimi, mbyllja e shkollave. Shkolla si institucion edukativ si qėllim kryesor ka: zhvillimin e cilėsive pozitive, cilėsi qė i konsideron si tė nevojshme dhe tė domosdoshme, si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė; tė formoj botėkuptimet e caktuara shoqėrore dhe qėndrimet e caktuara sociale etj. me njė fjalė, zhvillimin intelektual tė individit; tė pengoj zhvillimin e cilėsive negative, qė dėmtojnė vetė individin dhe qė shkojnė nė kundėrshtim me etikėn e moralin e shoqėrisė. Prandaj, me mbylljen e shkollave, pikėrisht u atakua ky zhvillim. Rinis ju mbyll perspektiva, ju mbyll ardhmėria.
Tė ballafaquar me kriza tė ndryshme rinore, duke mos parė perspektivė nė horizont dhe me qėllim tė shmangies sė shėrbimit ushtarak nėpėr kazermat e okupatorit, njė pjesė shumė e madhe e kėsaj shtrese braktisėn vendlindjen dhe shtegtuan drejt Perėndimit, me shpresė pėr ditė mė tė mira.
E siē dihet, kjo ėshtė njė ndėr periodat mė vendimtare nė formimin e cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit, nga e cila edhe varet ardhmėria e individit. Pa mbėshtetje institucionale, nė pragun e thyerjeve tė mėdha shpirtėrore, nė mesin e njė shoqėrie me sjellje, zakone e botėkuptime tjera, pa koncept tė qartė mbi ardhmėrinė e jetės, kjo rini assesi nuk mund tė krijoj veti tė drejta e tė qėndrueshme tė personalitetit, pėrkundrazi, kjo do goditet rėndė nga ērregullimet e ndryshme tė personalitetit, do tė pėsoj enervacion, qė do e pėrcjell pas gjatė gjithė jetė. E aq mė tragjikė bėhet fakti, se kjo rini, kėta individė, mė vonė, do tė bėhen prindėr, vetit psikike tė tė cilėve do tė pėrcillen nė njėrėn apo tjetrėn formė, me dije apo pa dije, me dashje apo dashje... edhe tek fėmijėt e tyre, e qė nė instancėn e fundit do tė mund tė ketė ndikim negativ nė formimin e personalitetit tė trashėguesve, sepse prindi pėr fėmijėn paraqet modelin, me tė cilin fėmija identifikohet dhe tė cilin e imiton.
Pastaj tmerret e luftės hapėn plagė tė reja dhe tė thella nė shpirtin e pothuajse ēdo shqiptari. Dhuna dhe terrori qė u ushtrua masovikisht, pa pėrjashtim moshe e gjinia, peshoi akoma mė shumė barrėn, tanimė tė stėrngarkuar psikike e fizike, tė kėtij populli tė shumėvuajtur. Gjithashtu, edhe situata pas lufte, nuk rezultoi ashtu siē e kishte ėndėrruar shumėkush! Mungesat e shumta socialo-ekonomike, sidomos papunėsia, nuk i lehtėsuan traumat e llojeve nga mė tė ndryshmet, por i shtuan edhe mė problemet e jetės, duke i ballafaquar njerėzit me sfida tė reja.
Si rezultat ai gjithė kėtyre faktorėve, nėn trysnin e tė cilave individi vazhdimisht ndodhet, pasojnė edhe konfliktet e brendshme shpirtėrore. Ndonjėherė konfliktet janė tė llojit tė atillė qė provokojnė vetėm simptome neurotike, por ndonjėherė konfliktet janė tė tilla qė paraqesin rrezik edhe pėr neuroza serioze, bile nė raste ekstreme, edhe psikoza reale, tė cilat nė psikiatri njihen me emrin, ērregullime psikike, disiplinė e sė cilės ėshtė edhe ērregullimi i personalitetit.
Ka shumė forma tė ērregullimet tė personalitetit, por ne po i pėrmendim disa mė tė rėndėsishmet, tė cilat koincidojnė me shkrimin.
A- Personaliteti jostabil: - E karakterizojnė emocionet jostabile tė theksuara dhe ndryshimet e shpeshta tė disponimit. Nė ēdo humbje tė vogėl ose frustrim, personi mund tia plasė vajit. Nga kjo gjendje shumė lehtė mund tė kalojė nė gjendje mllefi e tėrbimi. Emocioni tjetėr, i cili lehtė mund tė provokohet, ėshtė frika. Humbja mė e vogėl e sigurisė provokon frikė. Nė situata tė streseve kėta persona nuk janė tė aftė tė reagojnė.
B- Personaliteti eksploziv: - Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tėrbimit. Vetitė qė e karakterizojnė kėtė tip janė: Ekspolziviteti, rrėmbimi, tėrbimi, hidhėrimi, shkarkimi i shpejtė i emocioneve, gjaknxehtėsia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtė i disponimit.
C- Personalittei astenik: - Gjatė tėrė jetės pasqyron humbjen (dobėsimin) e energjisė, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndihet gjithnjė i lodhur dhe tregon humbje tė interesimit, entuziazmit dhe pasionit.
D- Personaliteti shizoid: - Ėshtė i turpshėm, i trembshėm e frikacak. I shmanget aktivitetve sociale dhe kontakteve me persona tjerė. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tėrbimin, prandaj fantazinė shpesh e shfrytėzon si mekanizėm sulmues dhe mbrojtės. Pėrmbajtjet i ka stereotipe etj.
E- Personaliteti i kufizuar: - Karakterizohet me jostabilitetin e shumė funksioneve psiksike e posaēėrisht me jostabilitetin e disponimit, tė marrėdhėnieve interpersonale, tė sjelljeve, tė mendimeve dhe tė marrėdhėnieve ndaj vetvetes (ērregullimi i identitetit). Ērregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinė e elementeve tė identitetit siē janė: vetėdija, identiteti seksual, caqet afatgjata tė jetės, zgjedhja e profesionit, marrėdhėniet nė shoqėri etj...
Duke pasur parasysh rėndėsinė e madhe qė ka zhvillimi i drejtė i cilėsive tė personalitetit tė individit (qė ėshtė baza e shoqėrisė), shpresoj se institucionet tona tė reja, nė shtetin e ri tė Kosovės, do tė angazhohet shumė mė seriozisht nė kėtė drejtim, duke i shpėrthyer kornizat e ngushta egocentrike tė cilat na kanė ndrydhur dekada me radhė, dhe duke kontribuar sinqerisht nė ngritjen dhe rritjen e vetėdijes kolektive, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne si shoqėri, si komb dhe si shteti mė i ri nė Botė.
www.sa-kra.ch
|