Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Do tё iki,
Dhe shi i imёt do tё bjerё.
Nёpёr flokёt e lagura,
Lisharёsa pikёllimi,
Kujtim i pёrhimtё do tё flerё.
Do tё iki...
Pa e parё diellin
tё pёrhumbet lodhshёm,
krahёve mallёngjyes tё muzgut,
as hёnёn e brishtё vetullhark.
Por ti mos qaj!
Engjёjt krahёkёputur
nuk shkojnё shumё larg.
|